Studentet.info
Lajme : Studentėt kėrkojnė drejtėsi pėr shqiptarėt
Kyqur 06-11-2008 4:05:27 (1150 Lexime)


TETOVĖ, 5 NĖNTOR - Parlamenti i Studentėve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovė (USHT) me protesta do tė kėrkojė drejtėsi pėr shqiptarėt. Tė premten, mė 7 nėntor, nė ditėn kur edhe para njė viti ndodhi masakra e tmerrshme, studentėt e tė dy universiteteve tė Tetovės, tė mbėshtetur edhe nga Shoqata e tė Burgosurve dhe tė Dėmtuarve Politikė Shqiptarė nė Maqedoni dhe Shoqata e Historianėve Shqiptarė nė Maqedoni - dega Tetovė do tė protestojnė nė sheshin qendror tė Tetovės.

“Kėrkesat e studentėve janė legjitime dhe tė drejta nė mbrojtje tė lirive tė qytetarėve tė pafajshėm nga fshati Brodec. Po ashtu ngremė zėrin edhe kundėr rasteve tė kthyera nga gjykata e Hagės, tė cilat me qėllime tė caktuara pushtuesit sllav tė Maqedonisė tonė ngrenė akuza tė pa drejta kundėr shqiptarėve. Prandaj i ftojmė tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė tė na bashkėngjiten me rastin e kėsaj proteste masive qė do tė mbahet nė Tetovė, ditėn e premte nė ora 14-tė”, tha kryetari i Parlamentit tė Studentėve, Gadaf Uzeiri. Protestuesit kėrkojnė: lirimin e tė burgosurve tė pafajshėm nga fshati Brodec, mbylljen e proceseve gjyqėsore tė rasteve tė kthyera nga gjykata ndėrkombėtare e Hagės pėr ish pjesėtarėt e UĒK-sė nga organet gjyqėsore tė Maqedonisė, zgjidhjen e statutit tė familjeve tė dėshmorėve, invalidėve dhe veteranėve tė luftės sė lavdishme tė UĒK-sė dhe ndalimin e diskriminimit tė shqiptarėve. Nga Parlamenti i Studentėve sqarojnė se kėrkesat e studentėve janė edhe kėrkesa tė tė gjithė shqiptarėve. Mė 7 nėntor tė vitit 2007 policia ndėrmori aksionin nė fshatin Brodec ku u vranė gjashtė persona dhe u arrestuan 13 tė tjerė. Ndėrsa mė 28 shkurt tė vitit 2008 pėrfundoi procesi i hetimit kundra 17 personave tė cilėt u dėnuan me 192 vjet heqje lirie.

Nga: Anila LIMANI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio