Studentet.info
Lajme : Intervist me Dekanin e Shkencave tė Natyrės, Llukan Puka
Kyqur 19-03-2005 7:45:59 (3489 Lexime)


"Nė fund tė majit gati planet, sipas skemės sė Bolonjės”

Tiranė 19 MARS- Autonomi do tė thotė pėrgjegjėsi dhe kompetencė. Dekani i Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, Llukan Puka, thotė se procesi i Bolonjės, ku pėrfshihet edhe autonomia financiare, do tė thotė mekanizėm mė i pėrgjegjshėm pėr vendimmarrjen, e si i tillė, edhe njė proces qė do tė pėrgatiste studentėt qė “tė mos pajiseshin me diplomė”, por qė tė bėhen “tė diplomuar tė vlefshėm, qė mund tė kapin ritmet e rrugės evropiane”.


Ndaj, sipas Pukės, procesi i ri ėshtė forma qė do tė mund t“i japė njė fytyrė tė re shkollės shqiptare. Sipas tij, universiteti duhet tė jetė vendi nė tė cilin tė rinjtė tė vijnė pėr tė studiuar, jo sepse nuk duan tė shkojnė ushtarė, por sepse duan tė fitojnė njė profesion e njė perspektivė pėr jetėn e tyre. Duke u pėrpjekur tė shpjegojė punėn qė ėshtė bėrė nga drejtuesit e fakultetit, pėr tė pėrballuar futjen e parimeve tė Kartės sė Bolonjės, ai sqaron edhe problemet, vėshtirėsitė dhe gatishmėrinė e tė gjithė personelit pėr tė ndjekur kėto “shina”.

[/b]A po reformohet arsimi i lartė nė Shqipėri? Ē’mund tė thuhet pėr ecurinė e kėtij procesi?[/b]

Nuk ka dyshim se arsimi i lartė po reformohet dhe se ai po pėrpiqet t’i ndjekė ritmet e ndryshimeve tė shoqėrisė. Nuk ėshtė njė proces i lehtė dhe vėshtirėsitė e ndryshimit lidhen sa me gjendjen e tij para ndryshimit tė sistemit dhe pas tij, ashtu edhe me ato vėshtirėsi qė ka e gjithė shoqėria. Njė analizė e hollėsishme do tė mund t’i jepte pėrgjigje pyetjes tuaj. Ajo qė dua tė theksoj ėshtė se “reformimi” i shkollės sė lartė po bėhet me pėrpjekjet e njerėzve qė punojnė nė tė, por pėrgjithėsisht mendoj pa njė platformė tė pėrvijuar qartė dhe tė plotė, tė pranuar nga mjedisi universitar. Kontaktet e vazhdueshme tė universitarėve me shkollat e larta tė huaja, po sjellin pėrvoja dhe njohje tė ndryshme, shpesh herė tė pjesshme, dhe po ata njerėz pėrpiqen t’i venė ato nė jetė. Kjo larmi qėndrimesh dhe zgjidhjesh bėn shpesh herė qė tė mos arrihet nė konsensus pėr zgjidhjen mė tė mirė dhe vendimmarrja vėshtirėsohet. Vijmė nga njė traditė nė tė cilėn roli i shtetit ishte shumė i fortė dhe pa pritur njė pjesė adoptoi devizėn sipas sė cilės “asgjė nuk ėshtė e ndaluar”. Kjo nuk e ndihmon reformimin e universitetit. Nė kėtė kuptim them se njė platformė pėr aspektet kryesore tė punės nė universitet, sė bashku me propozimet pėr zgjidhje, ėshtė mė se e domosdoshme. Nuk ėshtė vendi kėtu pėr propozime mendoj…

Ē’mund tė thoni nė lidhje me autonominė financiare tė shkollės sė lartė?

Autonomia financiare ėshtė pjesė e autonomisė universitare. Nė fakt ligji i arsimit tė lartė i njeh shkollės sė lartė tė drejtėn e autonomisė dhe nė kėtė kuadėr, edhe tė autonomisė financiare. Nė kėto vite ndryshimesh nė mjaft aspekte, sidomos ato tė drejtimit, shkolla e lartė e ka ushtruar tė drejtėn e autonomisė. Janė pėrpunuar rregulla, mekanizma tė cilat hap pas hapi janė zbatime tė kėsaj tė drejte. Hapat janė tė vonuar kur ėshtė fjala pėr autonominė financiare. Diskutime janė bėrė, materiale janė shkruar, por nuk ka njė zgjidhje tė pranuar, qoftė edhe tė pjesshme, e cila t’i kėnaqte tė gjithė tė interesuarit. Me sa duket nuk ėshtė e lehtė…Ajo qė doja tė theksoja nga njėra anė, ėshtė se autonomi do tė thotė pėrgjegjėsi dhe kompetencė. A i kemi kudo dhe nė tė gjitha nivelet nė shkollėn e lartė?…Nga ana tjetėr mendoj se autonomia financiare shprehet duke afruar administrimin me vendimmarrjen. Unė mendoj se ėshtė e nevojshme tė pėrpunohen disa parime nė lidhje me realizimin e saj. Aktualisht p.sh. universiteti ynė i ngjet njė bashkėsie “principatash” (qė quhen fakultete) tė cilat pėrpiqen tė administrojnė “me xhelozi” njė pjesė tė buxhetit tė tyre (sidomos atė qė krijohet nė sferėn e tė ardhurave), nė mėnyrė tė atillė qė nė kuadrin e politikave dhe tė zhvillimit universitar krijon dallime deri edhe nė nivelin e tė ardhurave personale. Kėshtu ka fakultete “tė pasura” dhe fakultete “tė varfėra”. Nuk dua tė zgjatem, por nė terrenin e autonomisė financiare ėshtė urgjente ndėrhyrja e tė gjithė partnerėve pėr tė ndėrtuar rregullat e lojės. Vetėm nga tarifat e shkollimit, universiteti ynė mbledh sasira tė tilla tė hollash, sa qė administrimi i tyre ėshtė cilėsisht i ndryshėm nga kohėt e para kur filloi kjo praktikė. Vėrej gjithashtu se universiteti ėshtė ndėrmarrja mė e madhe ekonomike nė vend, dhe si e tillė kėrkon rregulla administrimi korrekte.

Sė fundi, tė mos harrojmė gjithashtu se ka edhe njė pėrvojė evropiane e cila pothuajse ėshtė e standardizuar dhe ajo mund tė adaptohet shpejt, tė paktėn pėr elementet themelore.

Si po ecėn realizimi i marrėveshjes sė Bolonjės? A jeni tė interesuar pėr kėtė proces? Ē’mund tė fitojmė nga realizimi i saj dhe si ėshtė situata nė fakultet?

Personalisht jam shumė i interesuar pėr procesin e Bolonjės. Do tė avancoja pėr kėtė qėndrim dy argumente. Njėri ėshtė “i brendshėm”: universiteti ynė dhe nė pėrgjithėsi e tėrė shkolla e lartė nė Shqipėri ėshtė ende nė njė vorbull, ka shumė ide dhe pak iniciativa e realizime, gjendja e tij nė tė gjitha aspektet nuk ėshtė ajo qė kėrkohet dhe nė pėrgjithėsi, me gjithė disa ndryshime, shumė mbetet pėr tė bėrė. Situata lidhet sa me tė kaluarėn e tij (pėrvojė e pakėt), sa me ndryshimet qė pasuan zhvillimin e tij nė vitet 90’tė. Nuk ėshtė vendi pėr tė bėrė njė analizė tė gjendjes, faqet nuk do tė mjaftonin. Tjetri ėshtė “i jashtėm”. A duhet tė integrohemi nė Evropė? Pa dyshim. Atėherė, integrimi kalon nėpėr procesin e Bolonjės dhe harmonizimin drejt tė cilit po ecėn e gjithė Evropa. Hapėsira evropiane e Arsimit tė Lartė nuk mund tė na lerė jashtė dhe as ne nuk mund tė rrimė apo tė mbetemi jashtė. Mendoj se universitetit tonė kjo reformė i jep njė shans tė madh pėr ndryshime dhe pėrmirėsime. Tė njėjtėn gjė do tė pėrfitonin tė gjithė partnerėt e pėrmendur dhe shoqėria nė pėrgjithėsi. E pėrsėris ėshtė njė shans i madh pėr tė ndėrtuar rregulla funksionimi, qė mund t’i japin njė frymėmarrje tė re shkollės sė lartė. Pėr fat tė keq njė pjesė e mjedisit universitar, apo jashtė tij, dhe qė ka pėrgjegjėsitė pėr futjen e vendit tonė nė kėtė proces, janė disi larg, si njohjes teknike e pėrmbajtjes sė problemit, ashtu edhe dėshirės pėr tė shpenzuar sistematikisht energji.

Ē’do tė humbisnim nga vonesa apo cektėsia e trajtimit tė problemit?
Mendoj se do tė humbisnim njė shans tė madh pėr tė reformuar shpejt universitetin tonė, nė tė gjitha aspektet dhe nė tė mirė tė tė gjithė partnerėve tė tij, brenda dhe jashtė, jo vetėm planet dhe programet e studimit. Na duhet njė universitet nė tė cilin tė rinjtė tė vijnė pėr tė studiuar jo sepse nuk duan tė shkojnė ushtarė, por sepse duan tė fitojnė njė profesion e njė perspektivė pėr jetėn e tyre, njė universitet qė ka njė impakt shoqėror jo vetėm sepse “strehon” tė rinjtė, por edhe sepse merr pjesė aktive nė jetėn e vendit me stafin e vendit dhe me aktivitetet studimore e tė zhvillimit. Ndonjė vėshtirėsi e lidh edhe me faktin se nė kėto 10-15 vjetė njė pjesė jo e vogėl e stafit e humbi dėshirėn pėr punėn universitare (arsyet janė tė ndryshme), dhe tani qė gjėrat po stabilizohen dhe kėrkesat, nė kėtė apo atė formė, po vijnė e po shtohen, kjo pjesė ndjen rrezikun e mospėrballimit tė ndryshimit dhe e kundėrshton atė, nė formė tė heshtur, me diskutime apo edhe me moskuptim e zvarritje.
Nė fakultetin tonė prej njė viti drejtuesit e njėsive tė ndryshme, kanė filluar tė punojnė sistematikisht pėr realizimin teknik tė reformės: organizimi i studimeve, planet dhe programet mėsimore. Nė kėtė proces po rishikohen edhe pėrmbajtjet e programeve, si dhe mundėsitė e krijimit tė diplomave tė reja. Njė punė paraprake ėshtė bėrė nė disa departamente nėpėrmjet disa programeve Tempus (fizika, biologjia, informatika). Ne mendojmė se deri nė fund tė muajit maj do tė kemi nė dorė planet dhe programet pėr tė filluar vitin e ardhshėm shkollor, sipas skemės sė Bolonjės. Nė fakultetin tonė do tė japim tre diploma dhe grada universitare (tė pėrbashkėta pėr tė gjithė mjedisin evropian): Diploma e Studimeve Universitare (Matura+3), Master-i (Matura+3+2), Mėsuesia (Matura+3+1), Doktorata (Matura+3+2+3)

Si perceptohet cilėsia akademike nė institucionin tuaj? Nė ē’mėnyrė ėshtė menduar tė punohet pėr sigurimin e cilėsisė dhe akreditimin?

Kam pėrshtypjen se kuptimi pėr cilėsinė nuk ekziston, tė paktėn si njė nocion evropian (dhe mė gjerė) karakteristik pėr ēdo shkollė tė lartė. Pėr cilėn cilėsi bėhet fjalė? Atė tė mėsimit? Tė kėrkimit? Kuptimi ėshtė i gjerė dhe ende pėr skemėn e ndryshme nė tė cilėn jemi futur pas viteve 90 nuk janė pėrpunuar dhe sidomos zhvilluar kritere vlerėsimi tė cilėsisė. Nė pėrgjithėsi kultura e vlerėsimit ėshtė njė kulturė e re dhe pėrgjithėsisht e pazbatuar te ne. Nė qoftė se para viteve 90 kishte njė kulturė vlerėsimi qė mbėshtetej mbi kontrollin dhe detyrimin, mbas viteve 90, me demokratizimin erdhi edhe boshllėku i skemave tė vlerėsimit pėr punėn e njerėzve dhe stafit akademik nė universitet. Flas pėr skema pune tipike universitare qė mė pas zyrtarizohen dhe kėrkohen dhe pėrcaktojnė tė gjithė hierarkinė e vlerave nė universitet. Sidoqoftė disa pėrpjekje janė bėrė nė kuadrin e akreditimit. Agjensia Kombėtare e Akreditimit tė Arsimit tė Lartė ka pėrpunuar disa skema dhe po vė nė dispozicionin tonė materiale me anė tė tė cilit njėsitė e ndryshme mund tė bėjnė vetėvlerėsimin dhe mbi tė cilat mund tė bėhet vlerėsimi i jashtėm. Kėtė material ne mendojmė qė vitin e ardhshėm ta pėrdorim pėr vlerėsimin e brendshėm. Por e pėrsėris nė shkollėn e lartė, pėr momentin, nuk bėhet fjalė pėr vlerėsimin e cilėsisė. Ndėrkaq dėshira dhe kėrkesa pėr mė shumė autonomi, rrit pėrgjegjėsinė e institucioneve universitare pėr mė shumė cilėsi.

A njihet tregu i punės? A keni kryer ju studime mbi nevojat e tregut tė punės? Cilat janė kėrkesat e tregut dhe sa iu pėrgjigjeni ju atyre si institucion akademik?

Pėrgjithėsisht pak, nuk e njohim tregun e punės dhe nė pėrgjithėsi pėrgatitja ka karakter akademik tradicional. Kjo vjen edhe prej natyrės qė ka pėrgatitja nė fakultetin tonė, e cila ėshtė orientuar pėr njė pjesė tė madhe drejt shkollės (mėsuesia). Studime nuk janė kryer dhe nė pėrgjithėsi ende shqetėsimi pėr kėtė ēėshtje nuk ėshtė i pranishėm. Por e tėrė shkolla jonė, sipas meje, nuk shqetėsohet shumė pėr “mbas diplomėn” e shkollės sė lartė, por vetėm pėr “mbas diplomėn” e shkollės sė mesme: tė pranojmė sa mė shumė pa pak rėndėsi ka se si pėrgatiten, pėr ē’qėllim pėrgatiten e se ē’bėhet mė pas.... Edhe politika duket se e pranon kėtė po ta gjykosh nga vlerėsimi dhe informacioni qė ka pėr kėtė problem (jo nga fjalėt qė thotė).

Ē’problem tė rėndėsishėm do vinit nė dukje nė mėnyrė tė veēantė dhe qė ka peshė pėr tė ardhmen e universitetit duke gjykuar nga situata aktuale e tij?

Janė shumė...Por do tė doja tė vija theksin tek raportet e punės midis stafit dhe institucionit. E pėrmenda edhe pak mė lart. Mė parė “ēdo gjė ishte e ndaluar”, kjo nuk do tė thotė se tani “ēdo gjė ėshtė e lejuar”, natyrisht duke nėnkuptuar nuancat pėrkatėse pėr tė dy shprehjet e pėrdorura. Mendoj se ka ardhur koha tė respektohet universiteti publik (kjo nuk ndodh me universitetin privat!) si njė ndėrmarrje nė tė cilėn punonjėsit (stafet akademike dhe ndihmėse) kanė detyrime qė nga ato mė tė thjeshtat e deri nė ato mė tė kualifikuarat, si kėrkimi shkencor p.sh. Puna nė universitet ka disa standarde, ato duhen respektuar. Nuk mundet qė stafi nė universitet tė qėndrojė e tė ketė si detyrim vetėm mėsidhėnien e tė pėrdorė mė pas tė gjithė hapėsirėn qė ka pėr aktivitete jouniversitare apo qė nuk lidhen me tė. Nė kėtė kuptim unė do tė shtroja me forcė pėrcaktimin e qartė tė detyrimeve tė stafit ndaj punės (universitetit nė kėtė rast) nėpėrmjet kontratash individuale tipike pėr punėn nė universitet. Pėr kėtė do tė shėrbente jashtėzakonisht pėrcaktimi i vendeve tė punės nė universitet, si tė tilla vetėm aty sepse janė tipike pėr punėn tij dhe jo jashtė tij dhe mė pas pėrshkrimi i llojeve tė aktiviteteve tė detyrueshme ose tė njohura si tė vlefshme pėr punėn nė universitet. Sa pėr tė kuptuar idenė: vend pune nė universitet ėshtė p.sh. profesor. Mirė, po a keni parė se sa profesorė ka jashtė tij? Nuk besoj se njė skemė e tillė gjendet gjetiu.... Por ky ėshtė problem pėr njėherė tjetėr...



Autonomia, pas grevės sė pedagogėve

Greva e pedagogėve pėrfundoi mė 14 dhjetor tė vitit tė kaluar. Kjo lėvizje, sipas Rektorit Shezai Rrokaj, nuk kishte tė bėnte me njė kėrkesė pėr tė pasur diēka mė shumė nga ajo qė ka universiteti, por me njė kėrkesė pėr tė zbatuar atė qė ligji ia njeh dhe qė i ėshtė mohuar. Pas pėrfundimit tė grevės, e cila u duk se filloi si njė lėvizje pėr rritjen e pagave tė pedagogėve, pėrfundoi edhe ideja se tashmė universitetet duhet tė mėsojnė tė bėhen menaxherė tė mirė tė pasurisė publike. Pas pėrfundimit tė marrėveshjes me qeverinė, u qartėsua ajo pikė qė kishte tė bėnte me autonominė, ku do tė duhej njė organ mbiuniversitar, qė do tė vendoste pėr kėto tė ardhura. “Unė mendoj se kjo lėvizje ėshtė njė pėrgjegjėsi ndėrgjegjėsimi dhe shkundje mendėsish nga tė gjitha anėt. Pėr mua fiton vendi, fiton qeveria, fitojnė edhe profesorėt. Nuk duhet parė kjo lėvizje me humbės dhe fitues. Mendoj se nga njė koncept tė lėnies mėnjanė, jo nga ana e investimeve, tani tė dyja palėt besoj se kanė kuptuar nevojėn e njėri-tjetrit pėr tė bashkėpunuar dhe ecur pėrpara. Kjo lėvizje nuk kishte tė bėnte me njė kėrkesė pėr tė pasur diēka mė shumė nga ajo qė ka, por me njė kėrkesė pėr tė zbatuar atė qė ligji ia njeh dhe qė i ėshtė mohuar. Unė kėtė e kam mbėshtetur edhe nė platformėn time. Profesorati fitoi njė gjė shumė tė madhe. Fiton atė qė ai ėshtė njė element shumė i rėndėsishėm nė procesin e integrimit nė Bashkimin Evropian”, ėshtė shprehur nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama”, Rektori Rrokaj.



Shqipėria bėhet pjesė e Deklaratės sė Bolonjės mė 18 shtator 2003

Mė 18 shtator 2003 Shqipėria u bė pjesė e “Procesit tė Bolonjės” me nėnshkrimin nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės nė Gjermani tė “Deklaratės sė Bolonjės”. Nėnshkrimi i kėsaj deklarate nga Shqipėria i hap rrugė njė procesi integrues nė zonėn evropiane tė arsimit tė lartė. Deklarata e Bolonjės, e cila ėshtė iniciuar nė vitin 1998 nga ministrat e arsimit tė 4 vendeve evropiane dhe pėrkatėsisht Anglisė, Francės, Gjermanisė dhe Italisė, ka pėrfshirė edhe vende tė tjera tė kėsaj zone dhe gradualisht ka fokusuar tė gjithė pėrpjekjet e kėtyre vendeve pėr tė krijuar njė zonė evropiane tė arsimit tė lartė. Ky hap nxit bashkėpunimin midis sistemit tė lartė tė kėtyre vendeve, lėvizshmėrinė e studentėve dhe tė stafit akademik nėpėrmjet universiteteve tė vendeve tė ndryshme evropiane. Kjo do tė thotė qė njė student mund tė kryejė njė pjesė tė studimeve nė njė universitet, dhe t’i vazhdojė ato nė njė universitet tjetėr tė Evropės, duke ēuar nė kėtė mėnyrė edhe nė njohjen reciproke tė diplomave. Realizimi i kėsaj lėvizshmėrie bėhet i mundur kur universitetet e zonės evropiane kanė struktura dhe cilėsi tė pėrafėrta dhe sistem unik vlerėsimi (Sistemi i Krediteve). Ky ėshtė njė proces i cili pėrkon me pėrpjekjet e qeverisė shqiptare nė rrugėn e reformimit tė sistemit arsimor. Nė kėtė drejtim “Deklarata e Bolonjės” ka qenė objekt diskutimi pothuajse nė tė gjithė strukturat e ēdo universiteti shqiptar, dhe tashmė disa degė tė universiteteve si: Elektronika, Inxhinieria e Telekomunikacioni, Informatika dhe dy degė tė Universitetit Bujqėsor po funksionojnė sipas kėrkesave tė kėsaj deklarate. Afati pėrfundimtar i kėtij procesi ėshtė viti 2010, ku sistemi i lartė i vendeve evropiane duhet tė jetė i gatshėm pėr integrimin e plotė nė kėtė sistem. Duhet thėnė se nėnshkrimi i Deklaratės sė Bolonjės nuk ishte njė proces i thjeshtė dhe formal. Nga qeveria shqiptare janė marrė angazhime serioze dhe janė organizuar veprimtari me ekspertė tė huaj dhe tė vendit. Njė vit mė parė nė muajin nėntor, nė Tiranė ėshtė organizuar Konferenca pėr Deklaratėn e Bolonjės.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio