Studentet.info
Lajme : Kėrkojnė njė fakultet
Kyqur 07-11-2008 10:00:39 (1481 Lexime)

Dibėr, 6 NĖNTOR - Kėshillatėrtė e Kėshillit Komunal tė Dibrės njėzėri kanė pėrkrahur kėrkesėn e parashtruar pėr hapjen e njė fakulteti nė kėtė qytet. Iniciativa ėshtė parashtruar nga kėshilltari, Agim Mulladauti, nė mbledhjen e javės sė kaluar dhe e njėjta ėshtė mbėshtetur nga tė gjithė kėshilltarėt e partive politike pjesėmarrėse nė Kėshillin e Dibrės. "Dibranėt e meritojnė njė fakultet tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės ose tė Universitetit tė Evropės Juglindore, pasi kjo dukshėm do tė ndikojė nė dhėnien e kontributit tė dibranėve nė edukimin universitar, por edhe nė zhvillimin e gjithanshėm tė qytetit i cili dekada me radhė ka kontribuar nė arsimin e trevave shqiptare me kuadrot e tij", ka theksuar kėshilltari Mulladauti.

Kėrkesa e parashtruar, pėr vite tė tėra ėshtė diskutuara nga komuniteti i biznesit dhe organizatat joqeveritare. Pėrkrahėsit e iniciativės gjithashtu theksojnė se pozita e Dibrės jep mundėsi qė pėrveē studentėve vendor, nė kėtė fakultet tė studionin edhe studentė nga Shqipėria.
Iniciativa pėrshėndetet edhe nga kryetari i Dibrės, Argėtim Fida, dhe ai i Kėshillit Nizamedin Papraniku, tė cilėt theksojnė se qyteti ka potencial kadrovik dhe tė ambienteve pėr funksionimin e njė fakulteti. Kryetari Fida thotė se iniciativa po pėrgatitet vite me radhė dhe se ka argumente pėr njė kėrkesė zyrtare deri tė institucionet pėrkatėse. Kėshilli pritet qė ditėve nė vijim tė mbledh komisioni pėr arsim dhe nė njė tė ardhme tė afėrt kėrkesa tė dėrgohet te institucionet arsimore.
Kėrkesa e parashtruar nė Kėshill, ka hasur nė jehonė tė madhe tė qytetarėt dhe organizatat joqeveritare. Vlerėsohet se hapja e njė fakulteti nė Dibėr, pėrveē efekteve arsimore do tė ketė efekte edhe nė sferat e tjera tė jetės shoqėrore dhe ekonomike. Ndėrkaq, interesim pėr hapje tė fakulteteve nė Dibėr kanė shfaqur universitet private, tė cilėt gjatė verės kanė shikuar lokacionet e mundshme.

Nga: Vjollca SADIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio