Studentet.info
Lajme : Profesorė nga Universiteti Mjekėsor i Gracit organizuan workshop nė USHT mbi zhvillimin e planprogrameve tė mjekėsisė
Kyqur 11-11-2008 4:07:26 (1518 Lexime)

TETOVĖ, 11 NĖNTOR - Bazuar nė marrėveshjen e bashkėpunimit mes Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe Universitetit Mjekėsor tė Gracit, nė Tetovė u organizuan takime pune (workshop) mbi zhvillimin e kurrikulumeve tė programeve studimore tė Fakultetit tė Shkencave tė Mjekėsisė, tė udhėhequr nga prorektori i UMG, prof. dr. Gilber Reibnegger dhe profesorė tjerė nga fusha tė ndryshme tė mjekėsisė.
Ekipi nga Universiteti Mjekėsor i Gracit i pėrbėrė nga ekspertė tė fushės prezantoi kurrikulumin e UMG-sė, pėrmbajtjen mėsimore tė moduleve e lėndėve pėrkatėse si dhe informuan mbi ndryshimet e fundit nė pajtueshmėri me legjislativen evropiane.

Me kėtė rast, Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti u shpreh: “Ekipi i profesorėve nga Universiteti Mjekėsor i Gracit ka ardhur me qėllim trajnimi tė stafit tė Fakultetit tė Shkencave tė Mjekėsisė nė USHT, mbi zhvillimin e kurikulave tė lėndėve paraklinike, zhvillimin e silabuseve, prezantimin e metodave moderne tė ligjėrimit dhe mėnyrat e pėrcjelljes dhe vlerėsimit tė angazhimeve tė studentėve, duke u pėrqendruar konkretisht nė lėndėt pėr vitin e parė dhe tė dytė. Pėrvoja e Universitetit Mjekėsor tė Gracit, si lider nė Evropė dhe me licencė ndėrkombėtare, pėr organizimin e procesit mėsimor ėshtė e njė rėndėsie tė jashtėzakonshme pėr Fakultetin e Shkencave tė Mjekėsisė dhe Universitetin nė pėrgjithėsi. Nė kėtė mėnyrė ne arrijmė qė tė ofrojmė studime nė nivelin e duhur pėr studentėt tanė”.

Prorektori i Universitetit Mjekėsor tė Gracit, prof. dr. Gilbert Reibnegger theksoi se nė UMG janė shumė aktiv nė zhvillimin e planprogrameve dhe se ėshtė i bindur se diskutimet e pėrbashkėta ditėt nė vijim me kolegėt e Fakultetit tė Mjekėsisė sė USHT-sė janė me rėndėsi shumė tė madhe pėr zhvillimin nė nivel mė tė lartė tė studimeve, sepse sfidat e reja mbi aplikimin e metodave moderne pėrkundėr atyre klasike, do tė mund tė realizohen vetėm nėpėrmjet aplikimit tė planprogrameve tė reja.

“Ne gėzohemi pėr diskutimet e gjithanshme e intensive dhe shpresojmė se kėshtu do tė japim njė kontribut jo vetėm pėr zhvillimin e planprogrameve, por se edhe ne do tė mėsojmė diēka tė re pėr zhvillimin e planprogrameve tona nė Grac” u shpreh prorektori Reibnegger.
Takimet e punės (workshopet) paraqesin hapat e parė tė realizimit tė marrėveshjes sė bashkėpunimit mes USHT dhe UMG-sė. Universiteti Mjekėsor i Gracit do tė mbėshtesė edhe shkėmbimin e studentėve dhe realizimin e praktikės pėr studentėt e USHT-sė nė Grac, sigurimin e ligjėruesve nga mė shumė fusha tė mjekėsisė, realizimin e shkollave verore mjekėsore dhe mbėshtetje nė projekte tė ndryshme.
“Ne tashmė kemi filluar tė pėrgatisim profesorė tė cilėt kanė shprehur gatishmėri tė vijnė e tė mbajnė mėsim nė USHT, nga ana tjetėr, qysh nė pranverė pėrgatitet grupi i parė mė i madh i studentėve tė Fakultetit tė Shkencave tė Mjekėsisė sė USHT-sė pėr tė realizuar pjesėn praktike nė Grac” shtoi Prorektori i UMG-sė, prof. dr. Gilbert Reibnegger.

Delegacioni nga Austria qėndroi disa ditė nė Tetovė dhe u organizuan disa takime pune me grupe tė pėrbashkėta tė profesorėve nga Universiteti Mjekėsor i Gracit dhe Universiteti Shtetėror i Tetovės.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio