Studentet.info
Lajme : Lushnje, hapet Universiteti Bujqėsor
Kyqur 16-11-2008 9:11:31 (2561 Lexime)

LUSHNJĖ, 16 NĖNTOR - Universiteti Bujqėsor i Lushnjes do tė hapet ditėn e hėnė. Diploma ekuivalente me studentėt qė mbarojnė nė Tiranė

Lushja do tė ketė universitet dhe ditėn e hėnė do tė hapė dyert pėr studentėt e parė. Ky institucion i lartė arsimor do ta ketė rezidencėn e tij nė Qendrėn e Transferimit tė Teknologjive Bujqėsore qė ndodhet nė qender tė qytetit. Hapja e Universitetit Bujqėsor ka qenė njė kėrkesė e vazhdueshme e komunitetit lushnjar pėr t’i hapur rrugė arsimimit tė tė rinjve dhe fuqizuar bizneset qė janė tė profileve tė ndryshme.

Kėshtu bėhet e ditur se nė fillim do tė hapen dy degė qė janė Agrobiznesi dhe Financė-Kontabilitet, nga katėr degė tė planifikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės. Drejtori i Universitetit Bujqėsor nė Lushnje, Vladimir Bano, thotė se janė regjistruar studentėt e parė nė degėt Agrobiznes dhe Financė-Kontabilitet dhe po bėhen tė gjitha pėrpjekjet e duhura pėr tė rritur numrin e tyre nė tė ardhmen.

Studentėt e parė qė do ulen nė klasat e kėtij Universiteti vijnė nga qytetet, Lushnje, Tiranė, Fushė- Krujė, Kukės etj. Nga stafi drejtues i Universitetit mėsojmė se nuk janė plotesuar kuatat e fillimit nė degėt e planifikuara pėr arsye se studentet kanė preferuar tė shkojnė nė Universitete qė kanė staf tėmadh mėsimdhėnieje dhe lidhje mė tė afėrta me homologė nė shtete tė tjera.

Zėvendės Dekani i degės Financė-Kontabilitet i Universitetit Bujqėsor tė Kamzės, Maksim Meēe, nė njė komunikim me mjetet e informacionit publik nė Lushnje u bėri thirrje studentėve tė rinj tė rretheve Berat, Fier, Vlorė Kavajė, Elbasan etj, qė tė ulen per t’u shkolluar nė Universitetin e Lushnjes, pasi kjo qendėr mėsimdhėnieje ofron kushte shumė tė mira studime pėr tė gjithė ata qė e kanė nivelin e te ardhurave ekonomike tė kufizuar.

Ndėrkohė diplomat do tė jenė ekuivalente me studentet qė mbarojnė nė Tiranė dhe Universitetet e tjera tė vendit. Sipas drejtuesve me shtimin e degėve tė tjera Universiteti do tė marrė formen e tij tė plotė dhe synohet qė brenda 3-4 vjetėve nė ketė Universitet tė studiojnė jo mė pak se 500 studentė.

Nga: Sokrat Ndreēka




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio