Studentet.info
Lajme : Studentėt e Politeknikut, grevė pėr provimet
Kyqur 17-11-2008 6:23:36 (1045 Lexime)

TIRANĖ, 17 NĖNTOR - Studentėt e Universitetit Politeknik nė Tiranė, tė cilėt janė me sistemin e vjetėr tė arsimit tė lartė, shprehen kundėr vendimit tė senatit tė Politeknikut, i cili pėrcakton se kėta studentė duhet tė kenė mbyllur tė gjitha detyrimet qė kanė ndaj shkollės deri nė fund tė vitit shkollor 2009-2010. Pėrndryshe, do tė kalojnė automatikisht nė sistemin e Bolonjės. Ndaj studentėt nė bashkėpunim me Qeverinė studentore janė duke mbledhur firmat e tė gjithė atyre tė viteve tė pesta, pra tė brezit tė fundit tė studentėve me sistemin e vjetėr tė arsimit tė lartė, pėr njė peticion kundėr vendimit tė Senatit. Sipas studentėve, nėse nuk do merren parasysh kėrkesat e tyre, atėherė ata do tė bėjnė grevė.

Peticioni
Ka nisur mbledhja e firmave tė studentėve tė viteve tė fundit nė Universitetin Politeknik, pėr tė bėrė tė mundur ndryshimin e vendimit tė Senatit. Vendim i cili parashikon se, studentėt qė nuk mbyllin provimet qė kanė deri nė vitin shkollor 2009-2010, kalojnė nė Sistemin e Bolonjės. "Deri tani kemi mbledhur tė gjitha firmat e studentėve tė Politeknikut: Elektrik, Elektronikė, Mekanik, etj. Kėtė javė do fillojmė tė mbledhim edhe firmat e studentėve nė Fakultetin e Inxhinierisė", - sqarojnė pėrfaqėsues tė qeverisė studentore. Sipas tyre, pasi tė mblidhen tė gjitha firmat e studentėve, ata do t'i paraqesin Rektoratit, Dekanatit dhe Senatit tė Politeknikut, kėrkesat e tyre pėr ndryshimin e kėtij vendimi tė marrė prej kėtyre tė fundit. "Pas mbledhjes sė firmave nga shumica e studentėve qė preken nga ky vendim, do tė kėrkojmė ndryshim tė tij. Nėse kėrkesat nuk do tė merren parasysh, atėherė do tė bėjmė grevė", - sqarojnė studentėt.

Kėrkesat
Sipas studentėve, vendimi pėr dhėnien e tė gjitha provimeve deri vitin tjetėr akademik nuk ėshtė i drejtė, sepse duke qenė se njė pjesė e tyre kanė njė numėr tė madh provimesh tė mbartura, nuk mund t'i mbyllin tė gjitha detyrimet deri vitin qė vjen. Aktualisht nė Universitetin Politeknik ėshtė ende njė brez studentėsh tė cilėt janė me sistemin e vjetėr, pra studentėt qė aktualisht janė nė vitin e pestė. "Ne kėrkojmė qė tė shtyjnė dhe pėr njė vit afatin qė kanė pėrcaktuar. Ose tė shtojnė sezonet se kur mund tė shlyhen kėto detyrime, sepse ėshtė shumė e vėshtirė qė t'i japėsh provimet e mbartura pėr dy apo tri sezone, duke qenė se ka dhe nga ata studentė qė kanė mbi 10 provime tė mbartura", - kanė sqaruar studentėt. Ndaj ata kėrkojnė qė ky vendim i marrė tė shtyhet edhe njė vit mė shumė ose tė shtohen datat e dhėnies sė provimeve, tė ketė vjeshtė tė vogėl para sezoneve. Sepse nėse studentėt nuk i mbyllin provimet nė kohė sipas vendimit tė Senatit, ata kalojnė automatikisht nė sistemin e Bolonjės. Futja nė sistemin e Bolonjės pėr kėta studentė ėshtė njė gjė negative, sepse atyre jo vetėm qė do t'u duhet tė bėjnė dhe njė vit mė shumė shkollė, pro do t'u shtohen edhe provime tė tjera qė parashikohen me kėtė sistem tė ri. Ndėrkohė qė pėr studentėt e sistemit tė vjetėr ekziston e drejta qė, nėse dėshirojnė tė inkludohen nė sistemin e Bolonjės, me njė kėrkesė nė dekanat mund t'i atashohen kėtij sistemi.

Nga: Ermelinda Hoxhaj




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio