Studentet.info
Lajme : Edhe Shtipi mė shumė se USHT
Kyqur 17-11-2008 8:55:23 (1971 Lexime)

SHKUP, 17 NĖNTOR - Mbi 150 milionė denarė i janė shkurtuar Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Ministria e Financave dhe Qeveria ka paraparė qė pėr kėtė vit akademik 2008/2009, USHT-sė t'i ndahen vetėm 205 milionė denarė, qė janė mė pak pėr 150 milionė krahasuar me vitin e kaluar. Me kėtė rast, kanė arritur edhe reagimet e para. Rektori i kėtij universiteti, Sadi Bexheti ka informuar se informon se me mjetet e ndara financiare, nuk mund tė mbulohen as shpenzimet e nevojshme universitare gjatė tėrė vitit, ndėrsa mund tė sigurohen vetėm gjysmat e pagave tė tė punėsuarve. "Ndryshe nga viti i kaluar, kur Qeveria ndau 355 milionė denarė, kėtė vit me Buxhetin e ri u ndanė vetėm 205 milionė. Me kėto mjete, nuk mund tė planifikojmė ndėrtime kapitale", ka thėnė rektori, duke shtuar se qysh para gjashtė muajve, MASH-it dhe Qeverisė i ėshtė dėrguar kėrkesė pėr miratimin e 8 milionėve eurove, tė cilat janė paraparė pėr investime tė reja nė USHT. Sipas Bexhetit,

Ministria e Financave nuk ka lexuar kėrkesat e USHT-sė tė drejtuara para gjashtė muajve, ngase nuk janė ndarė mjetet e nevojshme financiare pėr ndėrtim objekti. "Nuk tentojnė tė na ndihmojnė, por e kundėrta. Kėrkesat tona nuk merren parasysh. Universiteti Shtetėror i Tetovės ėshtė lėnė anash. Investohet mė shumė nė Universitet tjera, si shembull pėr Universitetin nė Shtip ndahen 300 milionė denarė, ndėrsa studimet i ndjekin 3500 studentė, ndėrsa nė USHT kemi 11 mijė studentė.

Pėr nga numri i studentėve, gjithmonė jemi nė vendin e dytė, edhe atė pas Universitetit Shtetėror tė Shkupit, ndėrkohė qė pas nesh radhitet Universiteti Shtetėror nė Manastir, si dhe krejt nė fund - Universiteti Shtetėror nė Shtip", sqaron Bexheti. Politika zhvillimore, thekson ai, nuk ėshtė paraparė ashtu siē duhet tė jetė. Sipas tij, USHT ėshtė universitet i ri shtetėror, ndėrsa shteti obligohet tė investojė dhe ndėrtojė objekte kapitale.

"Me buxhetin e ndarė kėtė vit akademik nga shteti, mund tė sigurohen vetėm rroga gjysmake, sepse bashkėpu­nėtorėt duhet ti paguajmė ne nga buxheti universitar. Edhe pse jemi universitet shtetėror, tė gjitha shpenzimet duhet ti mbulojmė me mjete vetanake", thekson ai, duke shtuar se vitin e kaluar, nga buxheti shtetėror janė ndarė 13 pėr qind pėr arsim, ndėrsa kėtė vit vetėm 9 pėr qind.

"Nė vend qė tė zhvillohet mė shumė sektori i arsimit, tė ndahen mė shumė mjete financiare, bėhet e kundėrta. Dua tė them se kemi vetėm fjalė dhe asgjė konkrete", akuzon rektori Bexheti. Ndėrkohė, pėrkundėr tentimeve, asnjėrin nga zyrtarėt shqiptarė tė Ministrisė sė Arsimit, por as nga kabineti i zėvendėskryeministrit shqiptar, Abdylaqim Ademi nuk arritėm tė kontaktojmė lidhur me kėtė pėrgjysmim tė buxhetit tė USHT-sė.

Anulohet inaugurimi i
Fakultetit nė Kumanovė
Edhe pse ishte paraparė qė tė hėnėn (sot) tė startojė me punė Fakultetit i administratės publike dhe biznesit tė USHT-sė nė Kumanovė, sipas organizatorėve inaugurimi ėshtė shtyrė pėr kohė tė pacaktuar. Nė kėtė Fakultet pėrveē studentėve nga Maqedonia, janė regjistruar edhe studentė nga Presheva dhe Kosova. "Tė gjithė studentėt do tė kenė mundėsi tė marrin orarin pėrkatės dhe tė ulen nė karriget e Fakultetit pėr tė filluar me ligjėratat. E di qė nxėnėsit kishin njė ndjenjė frike se kur nė fakt do tė startojnė me ligjėratat pasi qė kishin bėrė pagesat e duhura rreth semestrit. Megjithatė, ėndrra u realizua", thotė Etem Xheladini, kryetar i Kėshillit iniciues pėr hapjen e Fakultetit nė Kumanovė. Objekti ku ėshtė i vendosur Fakulteti i administratės publike dhe biznesit sipas Kėshillit iniciues ofron kushte tė mira pėr studim, ndėrsa sallat, amfiteatri dhe zyrat e administratės janė gati pėr startimin e vitit tė ri akademik. Ndryshe nė Fakultetin e Kumanovės vitin akademik 2008/ 2009 do ta fillojnė mbi 250 studentė.

Nga: Hajrie AZEMI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio