Studentet.info
Lajme : Mr.sc. Arburim Iseni dhe Mr.sc. Ali Musliu vizitė studimore nė Universitetin e Bolonjės
Kyqur 18-11-2008 3:59:38 (2538 Lexime)


ITALI, BOLONJA 17 NĖNTOR - Mr.sc. Arburim Iseni dhe Mr.sc. Ali Musliu nga Universiteti Shtetėror i Tetovės po qėndrojnė nė njė vizitė studimore pesėditore nė Itali nė Universitetin e Bolonjės. Dita e parė ka qenė takim me Drejtoreshėn e zyrės pėr marrėdhėnie me jashtė Giovanna Filippini e cila i ka njoftuar prej sė afėrmi me Universitetin e Bolonjės dhe procesin e reformave tė sistemit tė Bolonjės, mekanizmat pėr sigurimin e cilėsisė qė ka ky Universitet, njohjen e kredive ECTS dhe kualifikimeve, marrjen e informatave nga tregu i punės pėr tė dizajnuar kurrikula tė efektshme. Gjithashtu ajo i ka njoftuar profesorėt me arsimimin pasuniversitarė nė Universitetin e Bolonjės, dizajnimin e kurseve pėr vazhdimėsi tė studimeve, etj.

Pėr mė tepėr, ata do t’i bėjnė njė vizitė edhe Fakultetit Ekonomik me datėn 18.11.2008 i cili gjendet nė kampusin Forlģ dhe do tė informohen se si ata i dizajnojnė kurrikulat e shkallės sė parė tė studimeve (undergraduate) dhe shkallės sė dytė (postgraduate) konform procesit tė Bolonjės. Profesorėt Arburim Iseni dhe Ali Musliu do tė shohin edhe mundėsinė e bashkėpunimit me Universitetin e Bolonjės nė projekte tė pėrbashkėta siē ėshtė ai TEMPUS dhe ERASMUS.

Gjatė qėndrimit tė tyre do tė ndjekin disa ligjerata nga ekspertė tė njohur tė Universitetit tė Bolonjės, ku do t’i shtjellojnė kėto tema:

-Organizimi dhe procesi i reformave nė Universitetin e Bolonjės
-Politika dhe menaxhimi i programve pėr shkollat verore nė Universitetin e Bolonjės
-Mekanizmat pėr sigurimin e cilėsisė nė Universitetin e Bolonjės
-Nga njohja e kredive deri te njohja e kualifikimeve
-Mbledhja e tė dhėnave nga tregu i punės pėr tė pėrpiluar kurrikula efektive
Vazhdimėsi e studimeve: si tė dizajnohet njė kurs pėr vazhdimėsi tė studimeve


Universiteti i Bolonjės daton qė nga viti 1088 dhe ėshtė i disperzuar nė katėr qytete tjera, edhe ate nė Forli, Ravenna, Cesena dhe Rimini. (studentet.info)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio