Studentet.info
Lajme : Erė korrupsioni tenderit pėr heqjen e bėrllokut
Kyqur 20-11-2008 4:40:18 (2217 Lexime)


Prishtinė, 20 NĖNTOR – Erė korrupsioni po i vjen tenderit pėr heqjen e bėrllokut nė objektet e Universitetit tė Prishtinės (UP). Zyrtarė tė Universitetit kanė deklaruar tė mėrkurėn pėr "Kohėn Ditore" tė kenė dėshmi tonike, ku punonjės tė Organit Shqyrtues tė Prokurimi (OSHP) dėgjohen tek u kėrkojnė zyrtarėve tė prokurimit tė UP-sė qė ta pėrzgjedhin operatorin ekonomik “OMI Impex” si fitues tė tenderit pėr pastrimin e objekteve tė universitetit, ani pse oferta e kėtij operatori teknik ėshtė gati sa dyfishi i kompanisė “ECD Rinori”, e pėrzgjedhur nga UP-ja pėr t’i kryer kėto shėrbime.
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OPSH), qė njihet si “Gjykatė e tenderėve”, qe dy herė po e kthen nė rivlerėsim pėrzgjedhjen nga universiteti tė operatorit ekonomik pėr pastrimin e objekteve tė universitetit, por zyrtarė tė Universitetit po dyshojnė se kjo nuk po bėhet me qėllim tė mirė.


“Tenderi ėshtė shpallur nė fillim tė korrikut dhe ne ende nuk kemi mundur ta zgjedhim kompaninė pėr pastrimin e objekteve tė fakulteteve dhe tė kampusit universitar. Disa herė na ėshtė kthyer nė rishqyrtim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit dhe tash sė fundi na ėshtė thėnė se duhet ta shpallim si operator fitues ekonomik ‘OMI Impex’-in. Kemi incizim”, ka thėnė njė zyrtar i UP-sė, qė parapėlqeu tė mos i pėrmendej emri.
“Tash kemi arritur ta kuptojmė pse deri tash nuk na ėshtė mundėsuar tė lidhim kontratė me operatorin mė tė pėrshtatshėm ekonomik ‘ECD Rinori’, qė ėshtė pėrzgjedhur nga ne”.
Sipas kėtij zyrtari tė UP-sė, oferta mujore e “OMI Impex” ėshtė 45 mijė, kurse e “ECD Rinori” 26 mijė euro. Dallimi vjetor nė euro midis dy operatorėve ekonomikė ėshtė rreth 230 mijė euro.
Nė OSHP, qė njihet si “Gjykatė e tenderėve”, mohojnė pėrzierjen nė kėtė tender. Kryetari Hysni Hoxha ka thėnė pėr gazetėn se ky organ nuk ka tė drejtė ligjore tė sugjerojė se kujt duhet dhėnė tenderi. Ai nuk ka mohuar qė privatisht nga ndokush t’i jetė kėrkuar UP-sė qė tenderi t’i jepet operatorit “OMI Impex”.
“Mund tė jetė kjo ēėshtje private, por jo se ka dalė prej OSHP-sė. Duhet ta shoh kėtė punė, sepse unė nuk kam informata tė tilla dhe nuk mund tė paragjykoj pėr kėtė. Unė do tė zhvilloj hetime”, ėshtė shprehur Hoxha.
“Kjo nuk ka tė bėjė me ne... Tė paktėn jo me mua”.
OSHP-ja po e kthen nė rishqyrtim zgjedhjen e operatorėve jo pėr shkak tė ankesave tė “OMI Impex”-it, por pėr shkak tė mospajtimin e vazhdueshėm qė po bėn operatori “MSS”, qė aktualisht ėshtė duke e bėrė pastrimin e objekteve tė UP-sė. Kjo kompani ka bėrė ofertėn mė tė lirė, mirėpo Universiteti s’po e kontrakton atė pėr shkak tė ankesave qė kanė fakultetet me shėrbimet aktuale qė ajo ofron.
Marian Dema, prorektor pėr burime dhe infrastrukturė, nuk ka qenė nė gjendje tė konfirmojė se zyrtarė tė prokurimit posedojnė tė tillė incizim, por ka thėnė se procedura e pėrzgjedhjes sė operatorit ekonomik nga ana e UP-sė ka qenė e rregullt dhe transparente.
“Unė vetėm e di se pėr ‘MSS’-nė ka pasur shumė vėrejtje nga dekanėt, sepse nuk ka ofruar shėrbime si duhet. Ndėrsa, ne nuk kemi mundur ta kontraktojmė kompaninė ‘ECD Rinori’ sepse tri herė na ėshtė kthyer lėnda nė rishqyrtim”, ka thėnė prorektori Dema.
Kryetari Hysni Hoxha konfirmon se karshi kėrkesės sė “MSS”-sė, OSHB-ja dy herė ka cakut njė ekspert, e njėkohėsisht edhe panelin shqyrtues, dhe ka nxjerrė dy vendime nė periudha tė ndryshme dhe nė tė dyja aprovon ankesėn e operatorit ekonomik “MSS” dhe lėndėn e kthen nė rivlerėsim. Mirėpo, autoriteti kontraktues, qė nė kėtė rast ėshtė UP-ja, gjatė rivlerėsimit nuk ka marrė nė konsideratė rekomandimet e dhėna dhe si fituese tė tenderit ka nxjerrė dy herė radhazi operatorin ekonomik “ECD Rinori”.
“‘MSS’-ja ėshtė ajo qė bėnė ankesa dhe sipas ligjit ne kemi tė drejtė me i analizu dhe me i shqyrtu ankesat e saja, por nė fakt ajo nuk ka shumė tė drejtė, sepse gjithmonė thirret nė ēmimin mė tė lirė, ndėrsa kriter kryesor i autoritetit kontraktues ka qenė dhe mbetet ēmimi mė i favorshėm ekonomik”, ka thėnė Hoxha.
Ai nuk ka sqaruar pse organi qė pėrfaqėson, edhe vlerėson se “MSS”-ja nuk ka tė drejtė tė ankohet, e edhe lėndėn e kthen nė rivlerėsim.
Por, zyrtari i UP-sė qė nuk deshi t’i pėrmendej emri, ka thėnė se OSHP-ja “e ka sofistikuar mėnyrėn se si duhet bėrė fitues tė njė tenderi kompaninė e parapėlqyer nga ajo”.
“Punohet pėr tė, ndėrsa ‘OMI Impex’ fare nuk hy nė lojė”.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio