Studentet.info
Lajme : Ambasadori amerikan, E.T. Philip Reeker vizitoi USHT-nė nė kuadėr tė projektit pėr biznes plane mė tė mira
Kyqur 25-11-2008 13:33:53 (1493 Lexime)

TETOVĖ, 24 N3NTOR - Ambasadori i SHBA-ve nė Shkup, Ekselenca e Tij, zt. Philip Reeker vizitoi Universitetin Shtetėror tė Tetovės nė kuadėr tė projektit tė pėrbashkėt tė USHT-sė dhe Organizatės joqeveritare “Arsimim ekonomik pėr menaxherėt e rinj”- Junior Achievement Macedonia, pėr konkurrim nė nivel nacional pėr biznes plane mė tė mira. Projekti tėrėsisht u financua pėrmes grantit tė siguruar nga Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Qėllimi kryesor i projektit pėr biznes plane ishte promovimi i ndėrmarrėsisė nė mes studentėve nė studime deridiplomike dhe pasdiplomike nė tė gjitha universitetet nė Maqedoni. Punėtoritė pėr pėrpunimin e biznes planeve janė mbajtur nga dr. Xhon Shumanski (ekspert i Fullbrightit nga fusha e ndėrmarrėsish, nga Universiteti Meserikordia, Dallas, SHBA). Gara nė biznes plane paraqet nxitje pėr studentėt pėr zhvillimin dhe krijimin e bizneseve tė veta dhe tė kuptojnė ndėrmarrėsinė si perspektivė e ardhshme e tyre. Projekti synon edhe ndėrprerjen e “derdhjes sė trurit” (brain drain), duke pasur parasysh migrimin e rinisė nė vendet evropiane. Gara e parė nacionale pėr biznes planet u mbajt nė kuadėr tė Javės Globale tė Ndėrmarrėsisė, nga 17-23 nėntor 2008

Pas mė shumė seleksionimeve, nga gjithsej 37 biznes plane, u pėrzgjodhėn 10 mė tė mirėt. Dhjetė ēmimet pėr biznes plane mė tė mira i ndau personalisht ambasadori i SHBA-ve, E.T. Philip Reeker. Pėr biznes plan mė tė mirė u zgjodh ideja pėr krijimin e njė qendre pėr larje rrobash, koncept i studentėve tė Fakultetit Ekonomik tė USHT-sė, Liza Alili dhe Jetmir Sulejmani me tutor prof. Petrit Pollozhani. Pėr kėtė biznes plan ata fituan certifikatė dhe njė shumė prej 1000 dollarėsh amerikan. Vendi i dytė u takoi studentėve Danēo Dimkov dhe Petar Mladenov nga Fakulteti Ekonomik i Shkupit, pėr idenė e realizimit tė marketingut me e-mail dhe sms drejtpėrdrejt nė celularė. Edhe ekipet tjera u shpėrblyen me certifikata pėr biznes planet e tyre.

ė fjalėn e tij pėrshėndetėse, nė ceremoninė e ndarjes sė ēmimeve pėr biznes plane mė tė mira, ambasadori Reeker u shpreh: “Me Rektorin Bexheti diskutuam pėr disa ēėshtje tė rėndėsishme pasi qė qeveria e SHBA-sė, e mbėshtet Universitetin Shtetėror tė Tetovės pėrmes USAID-it. Ne krenohemi qė mundėsuam kėtė grant pėr konkurrimin nė nivel nacional pėr biznes plane. Ėshtė shumė rėndėsishme tė kesh biznes plane. Taktikat mė tė mira, idetė mė tė mira, nuk vlejnė asgjė nėse nuk ke biznes plane tė mira. Edhe qeveritė kanė plane strategjike pėrmes tė cilėve fokusojnė prioritetet pėr tė realizuar synimet”. Ndėrkaq, Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti u shpreh: “Kjo veprimtari e studentėve nė fushėn e biznesit dhe tė menaxhimit me ndėrmarrjet paraqet rėndėsi tė veēantė edhe pėr zhvillimin e kapaciteteve tė institucioneve tė arsimit sipėror, promovimin dhe prezantimin e talenteve nė sferėn ekonomike, qė paraqet njė hap tė rėndėsishėm pėr zhvillimin demokratik tė shoqėrisė dhe progresin e njė vendi. Format e kėtilla tė bashkėpunimit mes institucioneve dhe studentėve ndihmojnė nė procesin e reformave ekonomike dhe nė parandalimin e derdhjes sė potencialit intelektual jashtė vendit, qė njėherėsh ėshtė qėllim i kėtij manifestimi dhe synim i Qeverisė sė Maqedonisė”.

Ndėrkohė, ambasadori Reeker, drejtori i zyrės sė arsimit tė USAID, zt. Dwain Lee, Gazmend Ilazi nga zyra e ambasadės amerikane pėr marrėdhėnie me publikun dhe Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti mbanė njė takim pune, me ē’rast Rektori Bexheti informoi pėr gjendjen aktuale tė USHT-sė, pėr sukseset e arritura dhe pengesat si dhe pėr planet nė tė ardhmen.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio