Studentet.info
Lajme : Universitetet britanike, sponsor personal pėr studentėt ekstrakomunitarė
Kyqur 28-11-2008 7:24:55 (1312 Lexime)

LONDĖR, 28 NĖNTOR - Studimet, Britania e Madhe, nė muajin mars, kalon nė fuqi regjimin e ri pėr studentėt qė aplikojnė jashtė Komunitetit Evropian

Ligji ėshtė kundėrshtuar nga akademikėt, por ėshtė pėrkrahur nga drejtues tė qeverisė britanike

Mbretėria e Bashkuar do tė vendosė nė vitin 2009 regjim tė ri aplikimi pėr studentėt me rezidencė jashtė Komunitetit Evropian, qė kėrkojnė tė ndjekin studimet nė universitetet britanike. Duke nisur nga muaji mars i vitit tė ardhshėm, individėt, tė cilėt paraqesin kėrkesė pėr tė kryer studimet nė universitetet britanike, nuk do tė kenė garanci vetėm kursimet vetjake.

Ata do tė duhet, medoemos, tė kenė si garant pėr tė ndjekur mė tej studimet, sponsor personal, i cili do tė pėrzgjidhet nga universitetet dhe kolegjet e licensuara nė ishull. Bazuar mbi regjimin e ri, roli i sponsorit do tė jetė ai i menaxhuesit tė studentit gjatė gjithė ecurisė sė tij shkollore. Me anė tė relacioneve tė vazhdueshme, sponsori do tė tregojė me fakte ecurinė e arsimimit tė studentit. Ai ka pėr detyrė tė paraqesė kėrkesė pėr njė kurs qė plotėson nivel minimal kualifikimi. Njėkohėsisht, krahas ofrimit tė gjurmėve tė gishtėrinjve, sponsori duhet tė tregojė se ėshtė nė gjendje tė mbajė financiarisht vetveten dhe secilin prej personave nė ngarkim. Nė tė njėjtėn kohė, universitetet dhe kolegjet qė rekrutojnė studentėt jashtė kufijve tė Komunitetit Evropian, do tė duhet tė marrin licencė pėr rekrutimin e studentėve nga Agjencia e Kufirit-MB (UKBA), si edhe tė kenė pėrgjegjėsi pėr studentėt e huaj tė tyre dhe tė sigurojnė se ata janė tėrėsisht tė ndėrgjegjshėm pėr tė gjitha detyrimet qė rrjedhin nga tė qenit sponsorė. Pėr tė paraqitur kėrkesė pėr licencė, kėto ofrues arsimorė, duhet tė paraqesin prova se zotėrojnė akreditime tė vlefshme nga njė organ akreditimi, i miratuar nga UKBA-ja dhe po kėshtu duhet tė tregojnė se kanė kaluar me sukses njė inspektim nga Zyra e Standardeve nė Arsim (OFSTED). Ēdo institucion arsimor qė dėshiron tė pėrfshihet nė regjistrin e sponsorėve, duhet tė sigurohet se kėrkesa e tyre tė jetė e pėrfunduar para muajit mars 2009. Nė fakt, dispozita e fundit nuk ėshtė pėrkrahur nga akademikėt nė Britaninė e Madhe. Ata kanė reaguar ashpėr, ku pėrmes njė letre tė hapur tė quajtur“Akademikėt nuk janė punonjės tė imigrimit”, kanė denoncuar rolin e tyre tė “inteligjencės” nė sistemin e ri. “Mbikėqyrja, e ngjashme me atė policore, nuk ėshtė funksion i universiteteve”,- pretendojnė akademikėt.

Deklarata

Deivid Lemi, ministėr i Arsimit tė Lartė nė MB, thotė se nuk do tė tolerojė dėmtimin e nivelit arsimor ne vend

“Britania, nuk do tė lejojė studentė mediokėr”

Por, nuk mendojnė kėshtu hartuesit e sistemit tė ri, tė cilėt shprehen se ky sistem ngrihet me qėllim frenimin e ardhjes sė studentėve tė rremė. Ministri i Kufirit dhe Imigrimit nė Britaninė e Madhe, Fill Uollės, ėshtė njė nga pėrkrahėsit mė tė fuqishėm tė regjimit tė ri qė do tė ndiqen nė universitete pėr pranimin e studentėve jashtė Komunitetit Evropian. “Ato qė vijnė kėtu, duhet tė ‘luajnė sipas rregullave’ dhe t’i sjellin pėrfitim vendit”,- shprehet zoti Uollės. “Ky kanal i ri pėr studentėt, do tė sjellė sigurinė qė ne tė dimė saktėsisht se cili po vjen kėtu pėr tė studiuar, si dhe tė na mundėsojė tė ē’rrėnjosim kolegjet e rremė, tė cilėt ndihmojnė, apo lehtėsojnė ligjshkelėsit”,- shton ai mė tej. Nė tė njėjtėn vijė ėshtė edhe ministri i Shtetit pėr Arsimin e Lartė, Deivid Lemi. Ai thotė se e mirėpret pėrfshirjen e sektorit nė zhvillimin e kėtij plani tė zbatimit, i cili do tė ndihmojė qė tė pėrvijohet njė strukturė, e cila u mundėson studentėve ndėrkombėtarė tė pėrfitojnė nga pėrvoja e shkėlqyer arsimore e ofruar nga Mbretėria e Bashkuar, ndėrkohė qė u jep atyre mundėsinė tė punojnė nė ishull pėr dy vjet pas diplomimit. “Sidoqoftė, ne nuk do tė tolerojmė atė pakicė individėsh qė kėrkojnė tė dėmtojnė cilėsinė e sistemit tonė arsimor, pėrmes kolegjeve tė rremė. Ja pėrse futėm kontrolle mė tė rrepta mbi Regjistrin e Ofruesve tė Arsimit dhe Formimit. Sistemi i ri do ta rreptėsojė edhe mė shumė procesin dhe do tė tė ofrojė mė shumė mbrojtje ndajdėmit qė mund tė shkaktojnė kolegjet e rremė”.

Studentėt, kushtet pėr tė studiuar nė Britani

Pėr tė paraqitur kėrkesė pėr vizė studentore,

njė shtetas nga shtete jo anėtare tė BE-sė,

duhet qė tė plotėsojė kėto kushte:

• Tė ketė njė sponsorizim nga ofrues tė licencuar arsimorė;

• Tė tregojė njė ecuri tė provueshme nė arsimimin e tij;

• Tė paraqesė kėrkesė pėr njė kurs, qė plotėson njė nivel minimal kualifikimi;

• Tė jetė nė gjendje tė provojė se mund tė mbajė financiarisht vetveten

dhe secilin prej personave nė ngarkim

• Tė ofrojė gjurmėt e gishtėrinjve.

Nga: Liri Saraēi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio