Studentet.info
Lajme : Kolegj pėr integrimin e tė rinjve nė Mitovicė
Kyqur 29-11-2008 3:20:38 (1460 Lexime)

Prishtinė, 29 nėntor – Shpejtė mund t’i humbė popullariteti qė ka Ura e Ibrit, e cila ėshtė sinonim i ndarjes sė qytetit tė Mitrovicės. Nėse planet e autoriteteve vendėse dhe atyre tė huaja shkojnė si duhet, me ndėrtimin e njė kolegji pėrbri cepeve tė Urės Lindore tė Ibrit, kjo urė pakė e njohur do tė shndėrrohet nė sinonim tė bashkimit tė qytetit tė ndarė qė nga 1999-a, shkruan "Koha Ditore".
Por, qė projekti tė dalė suksesshėm, dhe para sė gjithash ta arrijė efektin pėr integrimin e komuniteteve, gjithēka neutrale do tė jetė nė kėtė shkollė qė ende nuk i janė vėnė themelet. Edhe gjuha e mėsimit, edhe diplomat, edhe investitorėt, e edhe lokacioni. Tė gjitha kėto pėr t’i bashkuar tė rinj shqiptarė e serbė tė Mitrovicės pėr tė vijuar mėsimet nė njė institucion tė pėrbashkėt shkollor.


Tė rinj nga kėto dy komunitete qė jetojnė nė rajonin ku raportet ndėretnike janė mė tė tensionuarat, do tė joshen pėr tė studiuar bashkėrisht nė njė pikė lidhėse nė Mitrovicė. Pikėrisht nė njė institucion edukues tė arsimit tė lartė ku nuk do tė mėsohet as nė shqip e as nė serbisht dhe lokalet e sė cilės do tė jenė edhe nė veri e edhe nė jug.
Kolegji Evropian i Biznesit, siē do tė quhet kjo shkollė e arsimit profesional jopublik e joprofitabil, do tė ndėrtohet gjatė 2009-s pėrbri lumit Ibėr tek Ura Lindore dhe objektet e saj do tė ngritėn edhe nė lėndinėn e anės sė jugut, e edhe nė lagjen e Boshnjakėve qė gjendet nė veri tė qytetit tė ndarė.
“I kemi ndarė kėto dy lokacione, sepse kėshtu na ėshtė kėrkuar. Mirėpo, do tė ketė mundėsi lėvizjeje tė studentėve”, ka thėnė Bajram Rexhepi, kryetar i komunės sė Mitrovicės.
Sipas zyrtarėve tė Ministrisė sė Arsimit, ideja pėr themelimin e kėtij kolegji ka qenė e ministrit Enver Hoxhaj qė prej 2002-s. Adnan Dragaj, kėshilltar i ministrit Hoxhaj, ka theksuar se projekti qe prezantuar edhe nė Konferencėn e Donatorėve.
“Janė disa shtete nordike dhe disa tė tjera evropiane qė janė tė interesuara tė investojnė nė kėtė projekt. Aktualisht jemi duke punuar nė profilin e kolegjit, nė mėnyrė qė tė jetė sa mė atraktiv”, ka thėnė Dragaj.
“Do tė ketė edhe karakter integrues”.
Por, investimi nuk do tė jetė i kėsaj ministrie. Nė mėnyrė qė ky tė mos shihet si investim i strukturave shtetėrore tė Kosovės, ku serbėt do tė refuzonin tė shkolloheshin, donatorė tė huaj kanė marrė pėrsipėr ngritjen e kolegjit.
Organizata joqeveritare ndėrkombėtare SPARK po e udhėheqė atė. Valentina Shqarri nga kjo organizatė, nuk ka dashur tė japė shumė detaje, por ka treguar se kolegji do tė jetė i hapur.
“Do tė jetė kolegj qė do tė ketė licencė ndėrkombėtare dhe qė bėnė pjesė nė klasifikimin standard ndėrkombėtar tė arsimit (ISCED4A). Pra, nuk ėshtė universitet, por shkollė profesionale”, ka bėrė tė ditur ajo.
“Do tė jetė kolegj i pari i kėtij lloji nė Evropėn Juglindore”.
Sipas Shqarrit, kolegji pritet tė rekrutojė jo vetėm studentė shqiptarė e serbė tė Kosovės, por edhe nga e mbarė bota, meqė ai do tė jetė i hapur pėr tė gjithė. Statusi i tij nuk ėshtė publik, por as fitimprurės.
Zyrtarja e SPARK-ut ka shprehur bindjen se, studentėt qė do tė pajisen me diplomė nė kėtė shkollė profesionale, do tė fitojnė shkathtėsi tė mjaftueshme sa pėr t’u bėrė tė kėrkuar nė tregun e punės. Kjo edhe pėr faktin se diplomat do tė jenė tė lėshuara nga njė kolegj evropian.
“Do t’u ofrohet mundėsi pune tė gjithė tė diplomuarve, sepse kolegji i pajis studentėt me shkathtėsi tė nevojshme pėr biznes”, ka thėnė Valentina Shqarri.
Nė Kosovė akoma nuk ka njė institucion tė arsimit tė lartė profesional, ku diplomat nuk janė tė krahasueshme me ato qė lėshojnė fakultetet. Madje, as Ligji pėr arsimin e lartė nuk e njeh institucione tė arsimit tė lartė me fjalėn kolegj. Hapja e tij shihet si mundėsia e parė qė iu ofrohet studentėve kosovarė tė ndjekin studime me orientim mė shumė praktik e mė pak akademik.
Nė Ministrinė e Arsimit premtojnė se gjithēka do tė rregullohet me ligj. Pėr pėrcaktimin e profilit do tė angazhohen edhe ekspertė ndėrkombėtarė.
“Kolegji do tė jetė i orientuar mė shumė kah pėrgatitja e studentėve nga ana praktike. Por, nė janar do tė angazhohet njė ekspert i huaj qė do tė merret me definimin e profilit tė kolegjit”, ka theksuar Adnan Dragaj.
Nė Mitrovicė aktualisht ka dy institucione tė arsimit tė lartė publik. Universiteti i Prishtinės ka dy fakultete tė vendosura nė pjesėn jugore tė qytetit ku mėsimi realizohet nė gjuhėn shqipe: Fakulteti i Xehetarisė dhe Metalurgjisė dhe ai i Shkencave Teknike tė Aplikuara. Ndėrkaq, nė anėn veriore ndodhet Universiteti i Mitrovicės qė realizon mėsimin vetėm nė gjuhen serbe, i cili shpėrfillė ligjet e Kosovės dhe ekzistimin dhe punėn e vet “e ka lidhur me fatin e Kosovės nė kuadėr tė Serbisė”.
Studentė e kėtyre institucioneve shpeshherė kanė qenė nė ballė tė protestave, tė motivuara politikisht.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio