Studentet.info
Lajme : Regjia pa regjim
Kyqur 03-12-2008 6:28:50 (1331 Lexime)

PRISHTINĖ, 3 DHJETOR - Debati pėr kualitetin e filmave qė punohen nga studentė e regjisė sė filmit nė Universitetit e Prishtinės duhet tė vazhdojė. Kjo pėr shkak se ata gjenden nė njė gjendje tė vėshtirė.

Por, shumica e madhe e kėtyre studentėve e kanė vėshtirė tė bashkohen nė debat. Arsyeja ėshtė e thjeshtė - i frikėsohen njė revanshi qė mund tė vjen nga profesorėt si dhe nga udhėheqėsit e kėtij fakulteti.

Edhe profesorėt nuk janė nė gjendje mė tė mirė sesa nxėnėsit e tyre.

Express ka tentuar tė kontaktojė me mė shumė se 5 studentė qė janė pjesė e kėtij fakulteti, mirėpo arsyetimi i mosprononcimit tė tyre ka qenė “jo, sepse mund tė pėsojmė keq”.

Por, zėrin e studentėve duhet ta dėgjojnė drejtuesit mė tė lartė tė Fakulteti tė Arteve, Rektorati i UP, i cili e ka pėr detyrė t’u ofrojė kushte sė paku minimale qė i duhen atyre. Deri mė tani kėtė nuk e kanė dėshmuar. Njėri prej studentėve qė ka pranuar tė flasė ėshtė Birol Urcan, student i vitit tė 3-tė, dega e regjisė, klasa e profesor Isa Qosjės. Urcan ėshtė i pajtimit se niveli i kinematografisė studentore nuk ėshtė ēfarė do tė duhej tė ishte, edhe me standarde tė reduktuara pėr regji studentore. Pėr tri vjet sa ka qenė student i Fakultetit tė Arteve – dega regji, ai nuk ka parė me sy pajisjet teknike qė i duhen njė studenti tė regjisė sė filmit. E mos tė flitet pėr kamerė me shirit filmik, qė mbetet njė ėndėrr e ēdo studenti tė kėsaj dege. Por, sipas tij, ky nuk ėshtė fundi i botės dhe ata qė kanė pas vullnet kanė gjet edhe ndonjė zgjidhje.

Pakėnaqėsia ekziston. Por edhe heshtja. Tash shtrohet pyetja pse nuk dėgjohet publikisht zėri i studentėve?

“Ajo pjesa qė me tė vėrtetė ka dėshirė pėr punė, ajo po ia del disi. Tė tjerėve, ndoshta prej tremės apo edhe prej dembelisė, sikur po u konvenon qė nuk ka pajisje, sepse kėshtu po kalojnė mė lehtė Unė mendoj se universiteti duhet tė bėjė mė shumė qė tė sigurohen pajisjet e duhura. E situata ėshtė qė kanė kaluar tashmė 3 vite dhe unė si student i regjisė as qė i kam parė ato, e lėre mė qė t’i pėrdori pėr projektet e mia!”, tregon me hidhėrim Urcan.

Pėr profesorėt qė ligjėrojnė nė Fakultete tė Arteve, dega e regjisė, Urcan pohon se janė tė rregullt nė obligime. “Mungesa ka qenė ndoshta nė anėn praktike. Dhe sa mund tė fajėsohet profesori, mund tė fajėsohet edhe mungesa e teknikės, ėshtė pra njė ēėshtje relative”, konstaton Urcan. Mirėpo, problemi mė i madh te ky fakultet, gjithnjė sipas Urcan, mbetet skenari. Kjo mangėsi ėshtė parė edhe me shfaqjen e filmave tė studentėve gjatė festivalit “Skena UP”. “Unė mendoj se problemi qėndron te skenari, te vizioni i studentėve. Skenarėt i kemi shumė rrafsh, janė tepėr bardh e zi. Njė pjesė tė madhe tė karaktereve i ngjyrosim njėtrajtshėm dhe nuk i bėjmė skenarėt e jashtėzakonshėm, ēfarė i ka p.sh. Bosnja”, thotė Urcan. Ai pohon se studentėve tė kėtij fakulteti, pėrpos tjerave, u duhet edhe njė lėndė e teorisė sė pėrgjithshme mbi komunikimin masiv. Sipas Urcan, neve “na duhet ngritja e regjisorėve edhe nė aspektin filozofik, qė mendja e tyre tė bėhet mė intriguese, tė fillojnė edhe tė mendojnė ndryshe”.

Ndėrkaq ish studenti i regjisė Valter Lucaj, shprehet se problemi nė Fakultetin e Arteve, dega e regjisė, qėndron edhe nė mungesėn e teknikės edhe te skenarėt e dobėt.

“Problemi numėr njė ėshtė skenari, sidomos tash kur po i shoh studentėt e rinj pasi edhe ne kishim problemet e njėjta. Unė pėr fat tė mirė e kam pas njė njeri qė mė ka ndihmuar”, thotė Lucaj.

Qė njė student i regjisė tė kalojė vitin, atėherė atij i duhet tė bėjė njė film.

“Nė fakultet nuk ka asnjė teknikė pėr ta bėrė njė film. Tė duhet t’i lutėsh jaranat nėpėr televizione tė ndryshme. Prandaj edhe mungon kualiteti nė realizime”, shprehet Lucaj. Si regjisor i diplomuar, Lucaj thotė se nuk ka parė kurrė as edhe njė kamerė filmike.

“Kemi mėsuar shumė gjėra nė teori si pėr TV ashtu edhe pėr filmin. Por, mėsimet i kemi praktikuar me kamera tė dasmave, siē i themi nė zhargon”, shpjegoi Lucaj.

Nga: Milot Hasimja




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio