Studentet.info
Lajme : Studentėt e USHT-sė nė trajnim te ESA
Kyqur 03-12-2008 9:57:03 (1067 Lexime)

TETOVĖ, 3 DHJETOR - Si rezultat i bashkėpunimit midis Qendrės pėr Shėrbime Studentore dhe Karrierė pranė USHT-sė dhe ESA-s (Enterprise Support Agency) nė Tetovė, mė 28 nėntor 2008 u mbajt njė trajnim me temėn “Biznes planifikimi”. Nė kėtė trajnim morėn pjesė studentė nga Universiteti Shtetėror i Tetovės si dhe menaxherė tė ndėrmarrjeve tė ndryshme tė regjionit.

Organizatorė tė kėtij trajnimi ishin Fondacioni pėr pėrkrahje tė ndėrmarrjeve ESA nė Tetovė, Dhoma Ekonomike e Maqedonisė Veriperėndimore dhe Zyra pėr zhvillim ekonomik lokal tė komunės sė Bogovinės, si partnerė tė pėrbashkėt qė do tė implementojnė aktivitete tė projektit “Programi pėr zhvillimin e sipėrmarrėsisė dhe konkurrencės tė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme (NVM) nė regjionin e Pollogut” tė pėrkrahur nga GTZ RED programa (Programi pėr Zhvillim Ekonomik Regjional). Nė kėtė trajnim pjesėmarrėsit u informuan lidhur me mėnyrėn e planifikimit, fillimit dhe zhvillimit tė njė biznesi tė caktuar, pėrkatėsisht u trajnuan pėr mėnyrėn e punimit tė njė biznes plani. Ligjėrata u zhvillua nė njė nivel tė lartė ku pjesėmarrėsve iu dhurua edhe nga njė CD me material tė nevojshėm pėr temėn nė fjalė.

Trajnimi u mbajt nė lokalet e ESA-s nė Tetovė dhe zgjati njė ditė. Bashkėpunime tė kėtilla pritet qė tė organizohen edhe nė tė ardhmen e afėrt andaj studentėt e interesuar mund tė drejtohen nė Qendrėn pėr Shėrbime Studentore dhe Karrierė pranė Rektoratit tė USHT-sė pėr informacione me tė hollėsishme.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio