Studentet.info
Lajme : Dita e 17 pa mėsim, tre mijė studentė nė rrugė
Kyqur 03-12-2008 10:08:22 (1486 Lexime)

TIRANĖ, 3 DHJETOR - Universiteti Politeknik nuk pranon nė auditorėt e tij studentėt e Fakultetit Juridik dhe tė Shkencave Sociale

Nė javėn e tretė tė pezullimit tė leksioneve, studentėt kėrcėnojnė se do tė rinisin protestat

Kėrcėnojnė se do tė dalin sėrish nė protestė. Dhe, tashmė, me tė drejtė. Ka mė se tri javė qė ata enden rrugėve, pa zhvilluar asnjė orė leksion dhe, pėr mė keq, askush nuk begenis qoftė edhe t’u japė njė informacion elementar se ēdo tė ndodhė me ta. Studentėve nė Fakultetin Juridik dhe atyre nė Shkencat Sociale, u ka ardhur aty ku nuk mban mė. Ata kėrkojnė zgjidhje tė menjėhershme tė situatės, nė tė kundėrt, premtojnė se nuk u ngelet gjė tjetėr, vetėm se tė bllokojnė dyert e rektoratit tė Universitetit tė Tiranės.

Dy javė mė parė, Ministria e Arsimit premtoi se do tė verė nė funksionim pėr zhvillimin normal tė leksioneve nė tė dy fakultetet, ambientet nė shkollėn “Migjeni”, nė kryeqytet. U tha, madje, se leksionet do tė rifillonin shumė shpejt, por nė fakt, as atėherė dhe as sot nuk ėshtė parė kėmbė studenti tė shkelė nė klasat e sistemuara me emergjencė nė auditore. Gjasat janė qė kjo gjendje tė vazhdojė kėshtu edhe pėrgjatė muajit dhjetor.

Drejtues tė Fakultetit Juridik, por edhe tė atij tė Shkencave Sociale, nuk janė tė bindur me kapacitetet e shkollės “Migjeni”. Ata shprehen se shkolla e servirur nga Ministria e Arsimit nuk i plotėson kushtet pėr tė akomoduar studentėt, tė cilėt, sė bashku, numėrohen tė jenė rreth 3 mijė tė tillė. Ndėrkohė qė vetė Ministria e Arsimit duket se me propozimin pėr transferimin e studentėve nė shkollėn “Migjeni”, i ka larė duart nga problemi.

Aktualisht, shkolla nė fjalė ėshtė nė procesin e meremetimit tė ambienteve tė brendshme, por kjo duket se pak u intereson studentėve, tė cilėt e refuzojnė si zgjidhje. Mėsohet se ditė mė parė, Universiteti i Tiranės ka bėrė edhe pėrpjekjen e fundit pėr tė zgjidhur provizorisht situatėn e krijuar nga pezullimi i leksioneve nė Fakultetin Juridik dhe atė tė Shkencave Sociale. Drejtues tė rektoratit nė fjalė, kanė kontaktuar me drejtues tė rektoratit tė Universitetit Politeknik, ku kanė kėrkuar ndihmėn e kėtyre tė fundit pėr tė akomoduar studentėt e dy fakulteteve ku ėshtė pezulluar mėsimi nė ambientet e Fakultetit tė Gjeologji-Miniera.

Kėrkesa nuk ėshtė pranuar nga drejtuesit e rektoratit tė Universitetit Politeknik, tė cilėt nuk e kanė parė tė arsyeshme vendosjen e studentėve qė nuk i pėrkasin kėtij universiteti nė ambientet e tij. Refuzimi i kėrkesės e ka ēuar problemin nė udhė pa krye, ndėrkohė qė deri mė tani nuk disponohet asnjė informacion nga grupi i ekspertimit tė godinave ku janė shfaqur problemet. Mė herėt, drejtues tė Prokurorisė Gjyqėsore Tiranė, kanė bėrė tė ditur se do tė duhen, tė paktėn 3 muaj, qė grupi i ekspertėve tė dalė nė raport pėrfundimtar, nėse godinat i plotėsojnė ose jo kushtet pėr tė vazhduar normalisht mėsimin.

Drejtues tė qeverisė studentore paralajmėrojnė se nuk do tė presin kaq gjatė pėr tė vazhduar leksionet. Ata kėrkojnė nga instancat pėrkatėse tė merren masa tė menjėhershme pėr normalizimin e ecurisė mėsimore, nė tė kundėrt, e gjithė koha e humbur do tė bjerė nė kurriz tė studentėve, tė cilėve do t’u duhet tė plotėsojnė programin studimor nė njė periudhė tjetėr kohore. Tė dorėzuar pėrballė gjendjes sė krijuar, janė edhe drejtues tė dy fakulteteve, tė cilėt preferojnė mė mirė tė heshtin, sesa tė kėrkojnė tė marrin frerėt e zgjidhjes sė problemit.


Heshtje e plotė, drejtuesit e UT-sė bėjnė sehir

Studimet nė Fakultetin Juridik dhe atė tė Shkencave Sociale janė ndėrprerė mė datėn 14 nėntor, nė bazė tė njė vendimi tė marrė nga senati i Universitetit tė Tiranės. Vendimi ėshtė marrė pas problemeve tė konstatuara nė godinat ku ndodhen dy fakultetet, muret e tė cilave janė krisur si pasojė e punimeve tė dobėta tė kryera nė to gjatė punimeve pėr ndėrtimin e shtesės nė Fakultetin e Shkencave Sociale. Problemi i godinave ėshtė ngritur dy vite mė parė nga drejtuesit e fakulteteve tė prekura, por u desh tragjedia nė Gjirokastėr, qė tė rritej shkalla e ndėrgjegjėsimit te studentėt, qė qenė tė parėt qė braktisėn leksionet.

Fill pas marrjes sė vendimit nga senati i Universitetit tė Tiranės pėr pezullimin e mėsimit, Ministria e Arsimit propozoi shkollėn “Migjeni” nė kryeqytet, si vendin mė tė pėrshtatshėm pėr akomodimin e studentėve tė Fakultetit Juridik, gjė qė nuk ėshtė pranuar deri mė tani nga kėta tė fundit, por edhe drejtues tė fakulteteve qė i cilėsojnė ambientet e ofruara si tė pamjaftueshme pėr akomodimin e tre mijė studentėve. (Shekulli)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio