Studentet.info
Lajme : Vendi i varfėr ėndėrron “Silicon Valleyn”
Kyqur 04-12-2008 3:20:11 (1581 Lexime)

Prishtinė, 5 DHJETOR – Nė afėrsi tė qytetit pak tė njohur Palo Alto tė San Franciskos, para dhjetėra vjetėsh njė profesor e shpėtoi nga shuarja Universitetin Stanford.
Ideja pėr t’i lejuar kompanitė t’i paguanin universitetit para pėr tė pėrdorur disa mijėra hektarė tokė qė nuk i duheshin universitetit, bėri qė ky institucion i arsimit tė lartė tė hiqte qafesh problemin e financimit.
Por, pak e rėndėsishme qe qė universiteti i shpėtoi shuarjes. Historia e idesė sė profesorit Frederick Terman nuk do tė pėrmendej sikur tė mos kishte si produkt koncentrimin aty tė kompanive mė tė zhvilluara botėrore pėr teknologjinė kompjuterike.


Fillimisht, disa kompani tė rėndėsishme i shpėrngulėn zyrat e tyre atje, ndėrsa zona u bė e njohur si “Silicon Valley” (Luginė Silikoni), nė fillimet e epokės kompjuterike.
Inxhinierė tė rinj kompjuterėsh, qė kishin pak para, ngritėn kompanitė e tyre nė kėtė rajon. Shumė nga kėto kompani janė bėrė tani firma tė mėdha ndėrkombėtare. Njė shembull ėshtė korporata Apple Computers.

Kosova, “Luginė Silikoni”

“Silicon Valley” ėshtė njė emėr aq i njohur nė ditėt tona, saqė shpeshherė pėrdoret pėr tė treguar njė rajon ku ka shumė kompani elektronike. Kosova, njė vend me zhvillimin ekonomik mė tė ulėtin nė rajon, po pėrpiqet tė ndjekė shembullin e Universitetit Stanford. Por, pa pasur ē’tė japi pėr qira.
Para njė viti, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka premtuar ta bėjė Kosovėn “Luginė Silikoni” tė Evropės Juglindore. Nė vitin e parė tė qeverisjes sė vendit nga ai vetėm janė vėnė objektivat nė letėr pėr kėtė projekt, ndėrkaq, nė 2009-n do t’i vihen gurthemelet njė institucioni qė synon tė nxjerrė kuadro tė teknologjisė sė informacionit, puna e tė cilėve pretendohet t’i japė vendit epitetin qė synon kryeministri.
Ėshtė nisur me digjitalizimin e shkollave dhe me themelimin e njė universiteti pėr teknologji informacioni. Tė dyja bashkė kanė kosto 52 milionė euro.
Rreth 32 milionė euro parashihet tė kushtojė vetėm kompjuterizimi i shkollave tė Kosovės gjatė tri viteve tė ardhshme, nė standardet minimale tė kėrkuara nga Bashkimi Evropian. Projekti i ministrisė, tė cilin e posedon “Koha Ditore”, ėshtė hartuar nga Qendra Hulumtuese e Universitetit Amerikan nė Kosovė, nė bashkėpunim me ekspertėt e ministrisė, dhe identifikon mundėsitė reale pėr tė pasur kompjuterė dhe qasje nė internet nė tė gjitha shkollat e Kosovės.
Bashkimi Evropian ka pėrcaktuar qė shfrytėzimi i kompjuterėve tė jetė minimumi njė kompjuter pėr njėzet nxėnės, ndėrsa aktualisht nė Kosovė njė kompjuter shfrytėzohet nga mesatarisht 270 nxėnės.
Pėr tė arritur minimumin e standardeve evropiane (e-SEE) Kosova ka nevojė pėr 1,572 salla kompjuterėsh nė shkollat e vendit, apo rreth 25,000 kompjuterė gjithsej, ku ēdo sallė do tė duhej tė ketė qasje nė internet.
Njė gjė tė tillė Ministria e Arsimit shpreson ta realizojė pėr njė periudhė tri-vjeēare, nėpėrmjet njė projekti, i cili do tė zbatohej nė tri faza. Kostoja pėr pajisjen e shkollave me kompjuterė dhe mundėsimin e qasjes nė internet ėshtė llogaritur tė jetė 25,974,000 euro. Pėrveē kėsaj shume, gjatė tri vjetėve tė zbatimit tė projektit janė paraparė edhe shpenzime tė tjera tė mirėmbajtjes, sigurimit tė softuerėve, trajnimit tė stafit etj.
“Ky do tė jetė investimi mė efektiv pėr tė ardhmen evropiane tė Kosovės”, thuhet nė dokument.
Edhe 20 milionė euro do tė kushtojė projekti i dytė – ai pėr ngritjen e Universitetit tė Teknologjisė Informative, qė synon t’i vejė bazat pėr ta bėrė vendin “Silicon Valley” tė Evropės Juglindore. Projekti ėshtė ende nė fazėn parapėrgatitore dhe planifikuese.
Adnan Dragaj, kėshilltar i ministrit tė Arsimit, Enver Hoxhaj, ka thėnė pėr “Kohėn Ditore” se janė angazhuar ekspertė vendės e ndėrkombėtarė nė tė gjitha fazat e projektimit, dhe ka thėnė se do tė ketė bashkėpunim tė ngjeshur me vendet qė i kanė pėrvojat mė tė mira nė kėtė drejtim.
“Implementimi konkret i pjesės infrastrukturore (faza e parė) do tė fillojė nė vitin 2009. Krahas do tė punohet edhe nė pjesėn pėrmbajtjesore”, ka thėnė kėshilltari Dragaj.
Universiteti, statusi i tė cilit do tė jetė publik, do tė ndėrtohet nė Prishtinė, ndėrsa emri destinues do tė jetė “Universiteti i Teknologjisė Informative”.
Drejtimet kryesore, qė nė kuadėr tė secilit janė paraparė profilet e veēanta, planifikohet tė jenė: Art dhe Teknologji; Dizajnim Intelegjent i sitemeve; Inxhinjeri Software-ike (programim) dhe Menaxhment Ndėrkombėtar; Master nė Inxhinjeri Softwar-ike dhe Menaxhment. Do tė jenė tė pėrfaqėsuara sė paku tri fakultete, konform drejtimeve tė cekura.
“Universiteti do tė ketė pėr njė vit sė paku 500 studentė tė rregullt dhe rreth 300 me korrespodencė, edhe pse ky numėr mund tė ndryshojė. Sipas dinamikės sė planifikuar, nė vjeshtėn e vitit 2010 do tė inkuadrohej gjenerata e parė e studentėve nė kuadėr tė moduleve iniciale”, ka bėrė tė ditur kėshilltari Dragaj.
Qeveria ka paraparė mjete financiare pėr tė dyja projektet nė buxhetin e vitit 2009, por asnjėri prej tyre nuk ėshtė paraparė tė pėrfundojė i tėri me paratė e buxhetit tė Kosovės. Sė paku gjysma e mjeteve lipsen nga donatorėt.
A bėhet Kosova “Silicon Valley” me kėto dy projekte tė Qeverisė?
“Kėta janė dy hapa paraprijės. Qė Kosova tė bėhet ‘Silicon Valley’ duhet tė ketė burime tė shkolluara, prandaj janė marrė kėta hapa nga ana e Qeverisė”, ka thėnė Blerim Rexha, njėri nga ideatorėt e kėtij projekti, e tani zėvendėsministėr i Energjisė dhe i Minierave.
“Kėto kuadro do tė gjeneronin tė mira materiale”, ka shtuar ai.
Ai ka thėnė se me shkollimin e kuadrove pėr teknologji informative, edhe sektorėt tjerė do tė zhvillohen nė kėtė frymė. Ka pėrmendur hidrocentrale, mullinj me erė, centrale me energji solare.
“Tė gjitha sektorėt janė tė lidhura me njė dije teknologjike qė ēdo ditė evoluon”, ka thėnė zėvendėsministri Rexha.

Shprehje figurative

Nė Zyrėn e Kryeministrit shihet me skepticizėm qė nė kėtė mandat tė arrihet ky projekt madhor. Tash “Silicon Valley”-n po e shohin si shprehje figurative qė e ka pėrmendur kryeministri, dhe jo si diēka qė mund tė realizohet.
Zėdhėnėsi i Qeverisė, Memli Krasniqi, ka theksuar se premtimet e qeverisė kanė qenė mandatare, e megjithėkėtė nuk ka premtuar se nė fund tė kėtij mandati Kosova do tė bėhet “Silicon Valley”.
“Ka qenė shprehje figurative kjo. Ideja ėshtė qė Kosova tė bėhet qendėr rajonale e ekselencės sė teknologjisė informative”, ka thėnė zėdhėnėsi Krasniqi.
Megjithėkėtė, ai ka pėrshfaqur ambicien e institucioneve qė vendin ta bėjnė lider nė Evropėn Juglindore porsa i pėrket avancimit tė teknologjisė sė informacionit.
Sipas tij, termocentrali “Kosova e Re” qė do tė ndėrtohet, do ta ketė komponentin e teknologjisė mė tė avancuarėn, ka pėrmendur digjitalizimin e frekuencave televizive qė do tė jetė nė kėtė frymė, por edhe faktin qė Kosova ka penetrimin mė tė madh nė internet, krahasuar me vendet e rajonit.
Mirėpo, nė “Silicon Valley” kaliforniane mendohet pėrtej kėsaj.
Atje nuk mendohet vetėm pėr bitėt dhe chipėt. Mendohet pėrgjithėsisht pėr tė ardhmen. Dhe, ndėr laboratorėt e shumtė qė popullojnė kėtė zonė mė shume se nė ēdo pjese tjetėr tė botės, ka njė grup qė punon dedikuar biznesit me tė pabesueshėm: zgjatjen e jetės.
“Silicon Valley” ka rreth 60 kilometra katrorė, dhe nė projekte tė teknologjisė sė informacionit ēdo vit derdhen dhjetėra miliardė dollarė. Kosova me rreth 11 mijė kilometra katrorė vazhdon tė pretendojė tė bėhet “imituese” e saj, edhe pse ka buxhetin vjetor diēka mė shumė se 1 miliard euro, e nė tė cilin nuk ka linjė buxhetore pėr shkencė dhe teknologji.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio