Studentet.info
Lajme : Juridiku, rebelohen edhe pedagogėt pas studentėve
Kyqur 06-12-2008 8:58:51 (1183 Lexime)

TIRANĖ, 5 DHJETOR - U deshėn tri javė bojkot mėsimi, pėr tė marrė njė gjysmė zgjidhjeje pėr njė problem qė ka nisur tre vjet mė parė. Pėr pedagogėt dhe studentėt e Drejtėsisė dhe tė Shkencave Sociale, kjo ėshtė e pafalshme nga ana e institucioneve pėrgjegjėse. Ndėrkohė qė ende asgjė nuk ėshtė e qartė. Dekani i Fakultetit Juridik, Skėnder Kaēupi shprehet se tė martėn njė pjesė e studentėve do tė zhvendosen nė ambientet e shkollės "Petro Nini Luarasi" dhe pjesa tjetėr do tė presin tė bėhet gati Kinemaja e Qytetit Studenti, ndėrsa njė pjesė tjetėr pedagogėsh ende nuk e dinė se ku do tė shkojnė.

Amulli te Juridiku
Pedagogėt dhe studentėt e Fakultetit tė Drejtėsisė dhe ata tė Shkencave Sociale janė rebeluar kundėr zgjidhjeve gjysmake dhe qė nuk kanė njė formė zyrtare, qė jep Ministria e Arsimit. Ata madje e kanė quajtur absurd faktin qė studentė e pedagogė, duhet tė humbasin tri javė leksione dhe tė sillen vėrdallė sa nga njė variant nė tjetrin, pa marrė dot njė zgjidhje pėrfundimtare. "Tė jesh student nė Shqipėri, do tė thotė tė tė tundet dyshemeja e fakultetit ku studion, tė bėsh mėsim me 2 turne, tė ngjeshesh nėpėr klasa, tė shkruash ende me shkumės nė tabelė, tė paguash edhe pėr njė vėrtetim, tė bėsh mėsim pa ngrohje e pa higjienė, tė krisen muret apo edhe tė kėrcasin xhamat e auditorėve nga dridhjet e dyshemesė. Tė tė humbin orėt e leksioneve pėr 3 javė, sepse "Ministrisė sė Ē'Arsimimit" nuk i intereson tė gjejė ndėrtesa pėr tė bėrė mėsim, por vetėm pėr tė paguar taksa pėr tė", - kėshtu ėshtė shprehur Eljan Tanini, student pėr Filozofi te Shkencat Sociale. Megjithėse mė tė butė nė qėndrimin e tyre, ndoshta pėr shkak edhe tė vendit tė punės, edhe pedagogėt e kėtyre dy fakulteteve pozicionohen pėrkrah studentėve. Pėr dekanin e Fakultetit tė Drejtėsisė, Skėnder Kaēupi, transferimi i studentėve do tė nisė tė martėn. "Njė pjesė do tė bėjnė mėsim nė ambientet e shkollės "Petro Nini Luarasi" dhe njė pjesė nė ambientet e Kinemasė sė Qytetit Studenti", - shpjegon ai, por kjo e fundit ende nuk ėshtė bėrė gati. Ndėrkohė qė Vasilika Hysi, njė tjetėr pedagoge e Drejtėsisė, shprehet se po diskutojnė se ku do tė zhvendosen. Sipas Kaēupit, tė martėn do tė mblidhet edhe dekanati i fakultetit qė do tė vendosė se si do tė zėvendėsohen tri javė leksione tė humbura. "Dekanati do tė vendosė nėse do tė bėjmė mėsim edhe tė shtunė e tė diel, derisa tė zėvendėsojmė tė gjitha ditėt e humbura, apo do tė shtyjmė edhe ditėt e pushimeve", - ka shpjeguar ai.(gazeta shqiptare)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio