Studentet.info
Lajme : Totalitarizėm nė Juridik
Kyqur 11-12-2008 9:44:57 (1209 Lexime)

Prishtinė, 11 dhjetor – Shprehja e opinionit nė publik pėr sistemin e drejtėsisė nė vend, i ka kushtuar shtrenjtė studentit tė Juridikut, Burim Haliti. Pėr fillim, organet e fakultetit ia kanė konfiskuar indeksin, por betohen se do t’ia humbin edhe tė drejtėn e studimeve.
Kėto masa po ndėrmerren ndaj kėtij studenti qė vijon nė vitin e dytė tė nivelit master tė studimeve, sepse nė numrin e 9 nėntorit tė sivjetmė tė “Kohės Ditore” ka publikuar pikėpamjen e tij pėr drejtėsinė nė vend, me ē’rast ka apeluar pėr intervenim “me shpejtėsi tė dritės” pėr ta shpėtuar drejtėsinė kosovare nga kolapsi ligjor.


Nė kėtė shkrim autorial pati bėrė thirrje qė reformimi i sistemit tė drejtėsisė tė fillojė nga amfiteatrot e Fakultetit Juridik tė Universitetit tė Prishtinės, pėr tė vazhduar deri te Gjykata Supreme e Republikės sė Kosovės.
“...manipulimet dhe keqpėrdorimet me provime nga profesorėt, shitja e provimeve, keqpėrdorimi i femrave nga ana e profesorėve, pėrhapja e amoralitetit, mungesa e literaturės, mungesa e bibliotekave elektronike...”, janė disa nga problemet nė kėtė fakultet qė pėrmend nė shkrim ky student, e qė kanė shkaktuar reagimin e autoriteteve tė fakultetit.
Ai ka shkruar se korrupsioni ēdo ditė po lulėzon dhe udhėheqėsit e Fakultetit Juridik nuk kanė ndėrmarrė asgjė edhe pse, sipas tij, kanė njohuri pėr kėto dukuri negative.
“E, kjo nė gjuhėn juridike nėnkupton se edhe ata janė bashkėfajtorė ose bashkėpjesėmarrės nė kėto veprime joligjore”.
Por, “bashkėfajtorėt” ose “bashkėpjesėmarrėsit” i janė pėrgjigjur menjėherė studentit Burim Haliti. Ia kanė konfiskuar indeksin, kanė autorizuar shėrbimin e studentėve tė mos i bėjnė kurrfarė shėrbimi, kanė iniciuar procedurė disiplinore ndaj tij, dhe nė rast se nuk do tė ketė reagime nga nivelet mė tė larta se Dekanati, atij do t’ia mohojnė edhe tė drejtėn e pėrfundimit tė studimeve.
Tė enjten, studenti Burim Haliti ka thėnė tė ketė argumente pėr tė gjitha ato qė ka shkruar.
“Unė nuk jam studenti i vetėm qė kam fakte”, ka thėnė ai, dhe ka akuzuar organet e fakultetit se po sillen ndaj tij sikur tė ishin nė kohėn e komunizmit.
“Liria e shprehjes ėshtė e garantuar me ligj. Mua mė mbron ligji dhe nuk ndihem fajtor pėr asgjė”, ka shtuar ky student.
Pėr tė marrė masa ndaj tij, dekanes sė Juridikut, Hava Bujupi, nuk i ėshtė nevojitur tė thirret nė ndonjė nen rregulloreje a ligji. Madje, ka konfiskuar indeksin edhe pse ai ėshtė pronė e studentit.
“Indeksi ėshtė pronėsi e studentit, por institucioni ia ka lėshu. Sa herė qė konstatohet qė njė student ka bėrė shkelje, atij mund t’i ndalet indeksi”, ka thėnė dekania.
Kur ėshtė pyetur nėse ndonjė nen rregulloreje apo Statuti i Universitetit ia lejon ta bėjė kėtė, dekania e Juridikut ka deklaruar se kjo parashihet “nė krejt dispozitat”, por kur ėshtė lutur tė pėrmend vetėm njė, ajo ka thėnė: “Absolutisht pa e cekė kurrfarė neni, unė si dekan kam tė drejtė me vepru kėshtu”.
Ka vepruar kėsisoj edhe pse ka pranuar se asnjė organ deri tash nuk ka vėrtetuar se akuzat qė ka bėrė studenti nuk qėndrojnė. Ajo nuk ka mundur tė garantojė se profesorėt nuk abuzojnė seksualisht me femra, nuk shesin provimet, dhe nuk bėjnė keqpėrdorime tė tjera, ēėshtje kėto tė ngritura nė shkrimin e studentit Burim Haliti.
“Mund tė ketė raste individuale. Unė nuk garantoj (se nuk ka v.j.), por nuk mund tė njolloset njė institucion i tėrė”, ka deklaruar dekania Bujupi, tek ka pėrmend raste kur studentėt i janė ankuar pėr profesorėt qė abuzojnė nė mėnyra tė ndryshme.
Edhe pėrfaqėsuesit e studentėve nė kėtė fakultet tregojnė se ka shumė kolegė tė tyre qė ankohen pėr sjelljet e profesorėve.
“Vinė nė kėshill raste tė ndryshme tė studentėve qė ankohen. Edhe qė i kushtėzojnė femrat, edhe pėr mitmarrje dhe raste tė tjera tė sjelljeve jo tė mira tė profesorėve. Ka shqetėsime tė ndryshme qė adresohen tek ne”, ka treguar Fadil Ademi, kryetar i Kėshillit tė Studentėve tė Fakultetit Juridik.
Ai e ka quajtur skandal sjelljen e Dekanatit, qė ėshtė treguar ndaj studentit tė studimeve master, dhe e ka kualifikuar kėtė veprim si antikushtetues.
“Ky ėshtė skandal. Kjo veē nė komunizėm ka ndodhė. Ėshtė shkelje edhe kushtetuese, sepse duhet tė garantohet liria e shprehjes”, ka theksuar studenti Ademi.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio