Studentet.info
Lajme : Pėrmbledhje e Tempus Projektit pėr Fakultetin Ekonomik 2005-2008
Kyqur 13-12-2008 10:42:18 (1635 Lexime)

Nė periudhėn prej 01.09.2005 deri mė 31.08.2008, Universiteti Shtetėror i Tetovės ka pėrfituar nga projekti Tempus - Business and Economics Education in State University of Tetovo, JEP_19103-2004, sė bashku me institucionet partnere Staffordshire University-Angli, Växjö University-Suedi, Vrije Universiteit Brussel, Belgjikė dhe Freie Universitat Berlin-Gjermani, projekt nė vlerė tė pėrgjithshme prej 494.750 euro, prej tė cilave shuma pėr bashkėfinancim ka qenė 24.738 euro.
Dy qėllimet kryesore tė projektit kanė qenė revizimi dhe freskimi i planprogrameve deridiplomike dhe pasdiplomike pėr Fakultetin Ekonomik dhe sigurimi i mundėsisė sė avancimit tė aftėsive profesionale tė stafit, pėrgatitja e sylabuseve sipas planprogrameve tė reja e inkorporimi i lėndėve tė reja dhe ligjėrimi i tyre.

Si pėrfundime nga i gjithė projekti ishin caktuar:

1. Pėrgatitja e planprogrameve tė reja deridiplomike dhe pasdiplomike-master nė fusha tė ndryshme tė ekonomisė dhe Administrimit tė Biznesit bazuar nė modelin e Bolonjės,
2. Aftėsimin e stafit, pėrgatitjen e silabuseve dhe materialeve dhe teksteve pėr lėndėt e reja,
3. Kompletimin e studimeve pasdiplomike me anėtarė mė staf mė tė ri (asistentė) nga Universiteti Shtetėror i Tetovės, nė Universitetet e EU-sė,
4. Furnizim me libra, revista dhe pajisje,
5. Promovim dhe Mbėshtetjen e aktiviteteve tė projektit,
6. Kontrollimi i kualitetit dhe monitorimi i aktiviteteve,
7. Menaxhimi i projektit dhe planifikimi dhe implementimi i aktiviteteve tė tij.

Ndėr aktivitetet e parapara dhe tė realizuar mund tė veēohen:

1. (a)Shqyrtimi i programeve deridiplomike dhe pasdiplomike me ndihmėn e institucioneve partnere tė EU-sė; (b) Zhvillimi i „strukturės sė lėndėve-outline course structure“ tė programeve tė reja studimore
2. (a) Sigurimin e vizitave pėr profesorėt e USHT-sė nė universitetet e EU-sė (b) Pėrgatitjen e silabuseve dhe teksteve e materialeve mėsimore; (c) Pėrgatitjen e Udhėzuesit tė ri pėr USHT-nė (d) Ligjėrimi nga profesorė tė UE-sė nė Maqedoni
3. (a) pėrzgjedhja e kandidatėve pėr studime pasdiplomike nė universitetet e UE-sė (b) asistentė tė USHT-sė tė kryejnė studimet master nė universitetet e UE-sė
4. (a) Shqyrtimi i bibliotekės dhe nevojave pėr pajisje pėr USHT-nė (b) Blerje tė librave tė nevojshėm, revistave dhe pajisjeve
5. (a) Pėrgatitjen e materialeve promovuese (b) Organizimin e seminareve
6. (a) Organizimin e takimeve monitoruese (b) Monitorimin e raporteve tė pjesėmarrėsave
7. (a) Themelimin e Kėshillit drejtues pėr menaxhimin e projektit (b) Pėrpilimin e procedurave financiare-administrative (c) Organizimin e takimeve planifikuese (d) Pėrgatitjen e Raportit pėr progres tė projektit.

REZULTATET E ARRITURA

Projekti ka qenė shumė i suksesshėm dhe ka pasur ndikim tė madh nė Fakultetin e Ekonomisė tė USHT-sė dhe stafin e tij. Pėrfitimet e pėrvojave tė fituara nga stafi i Fakultetit Ekonomik nė vizita universiteteve tė UE-sė paraqesin njė arritje tepėr tė vlefshme tė projektit dhe do tė jetė me efekte afatgjate. Kėto vizita kanė zgjeruar perspektivat e stafit pėr ide dhe qasje tė reja nė arsim, kanė pėrmirėsuar aftėsitė linguistike dhe rrjedhimisht aftėsitė pėr shfrytėzim tė literaturės akademike nė gjuhė tė huaja si dhe aftėsinė e komunikimit me kolegėt nga UE-ja.
Pėrgjatė kėsaj periudhe janė pėrgatitur planprogramet 3 vjeēare deridiplomike (bachelor) dhe planprogramet master 2-vjeēare nė Ekonomi dhe Biznes, Kontabilitet dhe Financa dhe Marketing e Menaxhment, tė gjitha sipas modelit tė Bolonjės dhe kompatibile me programet akademike tė universiteteve partnere nga UE-ja. Tė gjitha kėto programe kanė kaluar nėpėr Kėshillin pėr Akreditim dhe implementimi aktual i tyre nė Fakultetin Ekonomik veēse ka filluar.

Tė gjithė profesorėt dhe asistentėt e Fakultetit Ekonomik dhe profesorė tė tjerė nga fakultete tjera qė kanė qenė tė kyqur nė ndonjė mėnyrė nė programet e Fakultetit Ekonomik, kanė pėrfituar nga mundėsitė pėr avancim profesional, ose nė institucionet partnere tė UE-sė ose pėrmes tri Shkollave Verore intensive dhe mjaft tė suksesshme nė Maqedoni, nė drejtim tė zhvillimit dhe ngritjes sė aftėsive tė lėndėve pėrkatėse, pėrgatitjes ose freskimit tė sylabuseve pėr lėndė tė caktuara, pėrgatitjes sė teksteve e materialeve tė ndryshme pėr kėto lėndė, si dhe studimin e metodave tė mėsimdhėnies dhe mėsimnxėnies si dhe strategjitė nga institucionet partnere nė UE.
Gjashtė tė diplomuar nga Fakultetit Ekonomik fituan tituj master nė universitete tė Unionit Evropian dhe janė kthyer nė Maqedoni, ose duke u angazhuar nė Universitet ose janė nė presin shumė shpejt tė fillojnė me punė.
Tre asistentėve nga Fakulteti Ekonomik iu mundėsua tė mbarojnė Master studimet ose studimet e doktoraturės pėrmes mundėsive tė mobilitetit tė stafit qė parashihte projekti.
Pajisjet e pėrdorura nė procesin e mėsimdhėnies nė Fakultetin Ekonomik janė modernizuar plotėsisht dhe stafi i mėsimdhėnėsve dhe studentėt kanė qasje nė pajisje moderne, nė njė laborator kompjuterik dhe nė njė laborator pėr gjuhė.
Si rezultat i gjithė kėsaj, Fakulteti ėshtė rritur ndjeshėm nė kapacitete (prej 3 profesorė tė rregullt dhe 4 asistentė nė shtator 2005, nė 5 profesorė dhe 15 asistentė nė gusht tė 2008; dhe njė rritje nga 847 studentė nė 1279 pėr tė njėjtėn periudhė.).

HAPAT E ARDHSHĖM

Bashkėpunimi mes universiteteve partnere tė UE-sė dhe Universitetit Shtetėror tė Tetovės do tė vazhdoj, me siguri nė korniza tė programeve tė reja pėr studime pasdiplomike-master tė ofruara nga Fakulteti Ekonomik nga ky vit akademik 2008/2009.
Ėshtė bėrė aplikim i ri nė Komisionin Evropian pėr Tempus projekt tė ri, qė pėrfshin edhe USHT-nė dhe universitete tjera nė Maqedoni, Kosovė dhe Shqipėri, nė projekt qė ka pėr fokus zhvillimin e marrėdhėnieve universitet-ndėrmarrje-shoqėri dhe i njėjti aplikim ka rezultuar pozitiv.
Bashkėpunimi nė fushėn kėrkimore-shkencore mes anėtarėve individual tė USHT-sė dhe profesorėve nga universitetet evropiane vazhdon.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio