Studentet.info
Lajme : "Braktisen" universitetet ne rrethe, dyndje Tirana
Kyqur 13-12-2008 11:30:20 (1135 Lexime)

TIRANĖ, 13 DHJETOR - Tiranė- Partia Socialiste ka bėrė pėrgjegjėse qeverinė pėr problemin e madh me tė cilin po pėrballet arsimi i lartė dhe universitet publike, duke e akuzuar atė pėr stimulim tė braktisjes sė qyteteve tė mėdha dhe mbipopullim tė Tiranės.

Sekretarja e komisionit pėr edukim nė PS, Ledi Shamku ka deklaruar sot pėrmes njė kominukimi me mediat se kėshtu po veprohet edhe me fakultetet e qyteteve tona tradicionale, pėr tė cilat Ministria e Arsimit sapo shpalli se do t'i financojė mbi bazė matematike, pra sipas numrit tė tė regjistruarve.

“Ministria e Arsimit zyrtarizoi njė praktikė qė ka mbi tre vjet qė e ushtron, e qė po ka si efekt rrėnimin financiar dhe mbylljen e qendrave universitare mė tė rėndėsishme tė vendit siē po ndodh me universitetet e Gjirokastrės, Elbasanit apo tė Shkodrės”- tha ajo.

Sipas saj, vendi sot drejtohet nga ēeta Adhamudhėsh qė shėrimin e kanė kuptuar si eliminim tė tė sėmurit.

Pasojat e kėtij vendimi, sipas Shamkut do tė jenė mbipopullimi i skajmė i Tiranės dhe braktisja e qyteteve tona kryesore nga rinia. Tė parat qė largohen janė elitat, e mė pas afėrmendsh qytetet do tė braktisen masivisht edhe nga banorėt e tjerė, ngaqė shumėkush do ta ketė tė pamundur tė punojė e tė jetojė nė qytete pa tė ardhme, nė tė cilat, edhe kėshtu siē janė katandisur sot, niveli i jetesės ėshtė krejt i padurueshėm.

Ajo e ka quajtur kėtė njė "goditje mbas koke" qė qeveria e moshės sė internetit po u jep qyteteve tona tradicionale, nė momentin qė tė gjithė prisnin strategji decentralizuese dhe rijetėzuese pėr skajet e atdheut.

Pėrkundėr kėsaj situate ajo ka garantuar se politika socialiste synon rijetėzimin e shpejtė tė kėtyre qendrave tė kahershme tė dijes.(shekulli)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio