Studentet.info
Lajme : Kur do integrohet Universiteti i Mitrovicės?
Kyqur 15-12-2008 6:24:13 (1773 Lexime)

Mitrovicė, 15 dhjetor - Gjasat qė universiteti serb nė Mitrovicė tė integrohet nė sistemin e arsimit kosovar, duken tė vogla, por Qeveria e Kosovės shpreson qė kjo tė ndodhė vitin e ardhshėm akademik. Pakoja e Ahtisaarit i lejon atij autonomi, por kėrkon qė statuti i tij tė jetė nė pėrputhje me legjislacionin kosovar.
Synimet e Ministrisė sė Arsimit qė ta integrojė qysh vitin e ardhshėm nė sistemin arsimor kosovar universitetin serb tė vendosur nė Mitrovicė, pėr pėrfaqėsuesit serbė nuk duken tė realizueshme.

Universiteti i Mitrovicės vepron nė pėrputhje me legjislacionin dhe plan-programet e Qeverisė serbe. Pakoja e Ahtisaarit parasheh qė ky universitet tė jetė autonom, por statuti i tij tė jetė konform legjislacionit qendror kosovar.

Ministri kosovar i Arsimit, Enver Hoxhaj, ėshtė optimist se ēėshtja e Universitetit tė Mitrovicės do tė zgjidhet vitin e ardhshėm.

"Ne, si Ministri e Arsimit, e shohim rolin tonė qė t'i ndihmojmė tė gjitha komuniteteve, nė rastin konkret edhe komunitetit serb, dhe ta kemi njė arsim tė integruar nė territorin e Republikės sė Kosovės. Gjatė kėtij viti kemi punuar intensivisht qė tė sigurojmė ekspertė, qė do tė na ndihmojnė nė njė ēėshtje tė tillė dhe shpresojmė se 1 shtatori i vitit 2009 do tė jetė njė datė kur nxėnėsit serbė do tė jenė pjesė e sistemit tonė arsimor", thotė ministri Hoxhaj.

Por, njė qasje krejt tjetėr ndaj zgjidhjes sė kėtij problemi ka rektori i Universitetit tė Mitrovicės, Zdravko Mitosheviq. Ai nuk pranon qė zgjidhja e kėtij problemi tė ndodhė nė kuadėr tė pakos sė Ahtisaarit.

"Fatkeqėsisht, te ne tė gjitha ēėshtjet politizohen e nuk i lihen profesionalizmit. Atė qe ne si profesionistė kemi bėrė, flas kėtu pėr Universitetin e Prishtinės tė shpėrngulur nė Mitrovicė dhe pėr Universitetin e Prishtinės qė ka mbetur nė Prishtinė, ėshtė marrėveshja 3+3+3 e 21 marsit tė vitit 1998, e nėnshkruar nga Millosheviqi, Rugova dhe monsinjor Pale nga Shėn Egjidio, e cila bėn ndarje tė qartė tė mėsimit nė gjuhėn shqipe e serbe nė universitet", thotė rektori Mitosheviq.

Por, realiteti politik nga '98-a ka ndryshuar rrėnjėsisht e me kėtė edhe i tėrė legjislacioni. Pakoja e Ahtisaarit, mbi tė cilėn ėshtė bazuar Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės, rregullon arsimin serb nė Kosovė.

Ēėshtjet kundėrthėnėse parashihet qė t'i zgjidhė njė komision i pėrbėrė nga tre pėrfaqėsues serbė tė zgjedhur nga Kuvendi, tre nga Ministria kosovare e Arsimit dhe njė ndėrkombėtar i zgjedhur nga Zyra Civile Ndėrkombėtare.

Por, Zdravko Mitosheviq mendon sė njė nivel mė i lartė shtetėror duhet tė merret me kėtė ēėshtje.

"Kėto bisedime duhet tė bėhen nė nivel shtetėror. Ky ėshtė njė rreth vicioz nga i cili vėshtirė se do tė dalim. Por, duhet tė bazohemi nė standardet evropiane tė sistemit tė arsimit tė lartė", thotė Mitosheviq.

Po janė pikėrisht standardet evropiane, qė kėrkohen tė pėrmbushen me pakon e Ahtisaarit. Por, janė problemet e karakterit politik, qė vonojnė zgjidhjen e arsimit tė lartė. Ministri Hoxhaj e konfirmon kėtė.

"Kuptohet qė kjo ēėshtje mjerisht ėshtė shndėrruar nė problem politik dhe dinamika e punės sonė nuk varet vetėm nga MASHT-i, por edhe nga suksesi qė do tė ketė EULEX-i nė Kosovė, nga pėrkushtimi ynė nė zbatimin e planit tė Ahtisaarit dhe mbėshtetja qė do ta kemi nga Pėrfaqėsuesi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare", tha Hoxhaj.

Analistėt vlerėsojnė se pakoja e Ahtisaarit u ka dhėnė tė drejta tė avancuara serbėve nė tė gjitha fushat, por veēanėrisht nė arsim.

Serbėt mund tė pėrdorin plan-programe dhe tekstet e Qeverisė serbe dhe pėr kėtė do tė mjaftonte njė leje e Ministrisė Kosovare tė Arsimit. Ndėrsa, me kėtė pako, pėrgjegjėsinė pėr Universitetin Publik tė Mitrovicės nuk e ka Prishtina zyrtare, por vetė Komuna e Mitrovicės.

Nga: Radio Europa e Lirė




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio