Studentet.info
Lajme : Ministria e Arsimit do t’i shlyej borxhet e USHT-sė
Kyqur 17-12-2008 11:34:21 (1336 Lexime)


TETOVĖ, 17 DHJETOR - Ministria e Arsimit do tė ndihmojė me fonde pėrfundimin e godinės sė Universitetit Shtetėror tė Tetovės.
Ndihma prej 1 milionė e 700 mijė euro do ti shlyej edhe borxhet qė ka Universiteti ndaj ndėrmarrjes qė punon. Kėtė e bėri tė ditur nė Tetovė ministri i Arsimit Pero Stojanovski i cili gjithashtu u takua me rektorėt e universiteteve shtetėrore tė Maqedonisė.
„Ministria e Arsimit do t’i mbulojė tė gjitha borxhet e USHT-sė tė vitit 2008 lidhur me investimet kapitale. Me dedikimin e fondeve Ministria e Arsimit do tė aprovoj rreth 40 milionė denarė pėr Universitetin e Tetovės dhe gjithashtu do tė bėhen pėrpjekje tė sigurohen edhe rreth 60 milionė denarė“, deklaroi Pero Stojanovski, ministėr i Arsimit.

„Pėr sa i pėrket buxhetit kapital pėr vitin e ardhshėm kur do tė aprovohet buxheti do tė jetė pėrafėrsisht 4 milion euro, 1 milion do tė jenė pėr investime kapitale ndėrsa 3 milionė pėr rrogat bruto. Mirėpo dhėnia e kėtij borxhi na mundėson qė viti i ardhshėm me ndonjė rekonstruim tė buxhetit tė ndėrtojmė objektin“, tha Sadi Bexheti, rektor i USHT-sė.
Nė takimin e sotėm mes rektorėve dhe ministrit u diskutua edhe pėr reformat lidhur me ligjin e arsimit tė lartė dhe lidhje nė rrjet tė universiteteve me qėllim tė pėrmirėsimit tė punės. Rektorėt kėrkuan mė shumė pavarėsi pėr universitetet shtetėrorė me qėllim qė tė mundėsohet punė mė cilėsore pėr studentėt.
„Ėshtė ngritur njė iniciativė pėr kontroll mė tė ashpėr nga Ministria e financave ndaj universiteteve lidhur me tė ardhurat e tyre, dhe kjo nuk ėshtė nė funksion tė universiteteve. Nė tentojmė qė puna jonė tė jetė e ngjajshme me universitetet huaja dhe nuk mund tė thuhet se mėnyra e funksionimit ėshtė i njejtė me ta nė kėtė sferė”, tha Sashko Mitrev, rektor i Universitetit tė Shtipit.
Nė takimin e sotėm u diskutua edhe mundėsia qė profesorėt tė mbajnė ligjėrata nė disa universitete. Ndryshe Universiteti i Tetovės sot festoi edhe 14 –vjetorin e themelimit.

Frosina Pandurska




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio