Studentet.info
Lajme : Studentėt nė grevė, kėrkojnė ndryshimin e statusit
Kyqur 18-12-2008 5:26:43 (1233 Lexime)

TIRANĖ, 18 DHJETOR - Fakulteti i Formimit tė Pėrgjithshėm bojkoton leksionet nė shenjė proteste ndaj Ministrisė sė Arsimit

Kėrcėnimi, nė muajin janar nėse nuk plotėsohen kėrkesat, Universiteti Politeknik pezullon leksionet pa afat

Studentė dhe pedagogė tė Universitetit Politeknik nė Tiranė janė mbledhur njėzėri ditėn e djeshme duke bojkotuar leksionet. Shkak pėr vendosjen e grevės njėditore ėshtė bėrė indiferenca e treguar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencave karshi kėrkesės sė drejtuar nga rektorati i UPT-sė, pėr ndryshimin e emrit tė Fakultetit tė Formimit tė Pėrgjithshėm, si edhe statusit qė gėzon aktualisht ky fakultet

Nė kėrkesėn drejtuar ministrit tė Arsimit, Fatos Beja, muaj mė parė, studentėt kanė kėrkuar qė fakulteti ku ata studiojnė tė mos jetė i asociuar, por tė jetė i barasvlefshėm mė simotrat e tij nė universitet. Po kėshtu, studentėt (tani tė pėrkrahur nga pedagogėt) kanė kėrkuar qė fakulteti ku ata studiojnė tė mos quhet Fakulteti i Formimit tė Pėrgjithshėm, por i Inxhinierisė Matematike dhe Fizike, ashtu sikurse ishte nė projektin fillestar tė krijimit.

Ata e lidhin kėrkesėn e tyre me vetė titullin qė marrin nė pėrfundim tė studimeve. Studentėt qartėsojnė nė kėrkesė, se me statusin qė pėrmban aktualisht; Fakulteti i Formimit tė Pėrgjithshėm, ky fakultet nuk ka tė drejtė tė japė diploma universitare, pasi ėshtė i asociuar.

Zanafilla e problemit lind qė nė muajin mars tė vitit 2006. Nė kėtė periudhė senati i Universitetit Politeknik ka miratuar me vendim Nr. 6 projektin “Pėr hapjen e Fakultetit tė Inxhinierisė Matematike dhe Fizike”, i cili nė zbatim tė udhėzimeve tė dala nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencave, prekte disa departamente tė atashuara pranė rektoratit tė UPT-sė.

Deri kėtu, deklarojnė nėnshkruesit e kėrkesės drejtuar MASH-it, nuk ėshtė konstatuar asnjė problem. Deformimi, sipas tyre, vjen pikėrisht pas dorėzimit tė projektit nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencave. Me gjithė punėn 2-vjeēare tė hartimit tė projektit, ku morėn pjesė 11 pėrfaqėsues me titull “Profesor” nga tė gjitha fakultetet e UPT-sė, si dhe kancelari i Universitetit, MASH-i vendos tė mos marrė pėrsipėr projektin e paraqitur.

Nė mėnyrė tė pakuptimtė, duke mos paraqitur asnjė vėrejte pėrkatėse, dikasteri mė i lartė i arsimit vendos qė struktura e re akademike tė njihet si Fakulteti i Formimit tė Pėrgjithshėm dhe jo i Inxhinierisė Matematike dhe Fizike. Ky deformim, nė dukje i parėndėsishėm nė titull, ka bėrė qė departamentet e mėsipėrme tė Inxhinierisė Matematike dhe Fizike, duke qenė se janė tė grupuar nė njė fakultet tė vetėm, tė humbasin tė drejtėn pėr tė dhėnė diploma universitare, master dhe doktorata. Jo vetėm kaq, por duke qenė se fakulteti nė fjalė ėshtė i asociuar, nuk gėzon tė drejtėn pėr tė ngritur Kėshillin e Profesorėve, tė cilėt bėjnė tė mundur kualifikimin e stafit tė ri tė pedagogėve tė Fakultetit.

Greva, nė krah tė studentėve, edhe pedagogėt

Nga sot e nė ditėt nė vazhdim, deri nė plotėsimin e dy pikave tė paraqitura, Fakulteti i Formimit tė Pėrgjithshėm nuk do tė zhvillojė asnjė orė leksion, duke shpallur grevė ditore pa afat. Kjo ėshtė masa paraprake. Nė krah tė studentėve do tė jenė edhe pedagogėt, tė cilėt japin mėsim nė Fakultetin e Formimit tė Pėrgjithshėm nė degėt Matematikė, Fizikė, Kimi.

Nė rast se problemi vazhdon tė mbetet i pazgjidhur, studentėt dhe pedagogėt e kėtij fakulteti do tė kėrkojnė nga kolegėt e tyre pėrkrahje, duke synuar bojkotimin e mėsimit nė tė gjitha degėt e Universitetit Politeknik, deri nė zgjidhjen e problemit

Kėrkesa

Berisha-Bejės: “Shiko vendimin”

Aktualisht, stafi i Fakultetit tė Formimit tė Pėrgjithshėm ka nė pėrbėrje 34 pedagogė me gradėndoktor, 11 profesorė tė asociuar, si edhe 12 profesorė. Duke u kthyer pas nė retrospektivė, drejtues tė fakultetit thonė se nuk arrijnė tė kuptojnė vendimin e MASH-it, pasi programet e diplomave qė lėshonin departamentet pėrkatėse ishin tė njėjta me programet e Universitetit Politeknik tė Milanos.

Me dosjen e Fakultetit ėshtė njohur dhe Kabineti i Kryeministrit Sali Berisha, ndėrkohė qė vetė Kryeministri, nė takimet me drejtues tė UPT-sė dhe FFP-sė, ka vlerėsuar pozitivisht kėrkesat e fakultetit. Pėr kėtė arsye, Kabineti i Kryeministrit, me njė shkresė dėrguar ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, z. Fatos Beja, ka porositur shqyrtimin e problemit dhe ndėrmarrjen e iniciativave pėr tė bėrė ndryshimet e nevojshme, gjė qė nė fakt nuk ka ndodhur.

Nga: Dritan Laci




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio