Studentet.info
Lajme : Universiteti Shtetėror i Tetovės shėnoi 14 vjetorin e themelimit
Kyqur 18-12-2008 16:06:19 (1763 Lexime)


TETOVĖ, 18 DHJETOR - Me rastin e pėrvjetorit tė 14-tė tė themelimit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, nė Qendrėn e Kulturės nė Tetovė u organizua Akademi Solemne.

Tė pranishėm nė kėtė ceremoni ishin pėrfaqėsues tė lartė tė Qevrisė sė RM-sė, ndėr tė cilėt zėvendėskryeministri i RM-sė, zt. Abdylaqim Ademi dhe zėvendėsministrja e arsimit dhe shkencės, Lindita Qazimi, kryetari i Komunės sė Tetovės, zt. Hazbi Lika, ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė nė RM, E.T. Vladimir Prela, kryetarėt dhe pėrfaqėsuesit e partive politike shqiptare, kryetarėt e bashkėsive fetare, njė delegacion 6 anėtarėsh nga Italia i udhėhequr nga ambasadori Silvano Pedrollo, rektorėt dhe prorektorėt e Universitetit tė Shkupit, Shtipit, Manastirit, Prishtinės, Tiranės, Universitetit Bujqėsor tė Tiranės, Gjirokastrės, UEJL-it, Fakultetit tė Shkencave Islame nė Shkup, ishministrat e arsimit dhe shkencės sė RM-sė, Sulejman Rushiti dhe Aziz Pollozhani, pėrfaqėsues tė ambasadave, Aleancės Franceze etj.

Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti nė hapjen solemne potencoi rėndėsinė e kėsaj date dhe sukseset e arritura vitin e kaluar tė cilat e bėjnė Universitetin tė njohur jo vetėm nė vendin tonė, por edhe mė gjerė nė hapėsirat ballkanike dhe evropiane duke shtuar se kjo ishte periudha nė tė cilėn universiteti arriti konsolidim tė tėrėsishėm nė pikėpamje ligjore dhe filloi konsolidimin nė pikėpamje akademike, qė do tė thotė nė ngritjen e cilėsisė sė procesit arsimor – shkencor. “Universiteti Shtetėror i Tetovės para sė gjithash kujdeset pėr krijimin e sistemeve tė reja tė vlerave nė arsim dhe shkencė, tė cilat njėkohėsisht paraqesin perspektivė pėr gjeneratat e reja” shtoi Rektori Bexheti.

Fjalė pėrshėndetėse kishte edhe zėvendėsministrja e arsimit dhe shkencės sė RM-sė, Lindita Qazimi e cila pėrgėzoi USHT-nė pėr tė arriturat e deritanishme dhe nė emėr tė MASH dhe Qeverisė u zotua se do tė pėrkrahė avancimin e universitetit.
Edhe pėrfaqėsuesi i Universitetit tė Tiranės dhe Rektori i Universitetit tė Shkupit, prof. dr. Velimir Stojkovski pėrshėndetėn Akademinė dhe uruan pėr pėrvjetorin e USHT-sė.

Ndėrkaq, gjatė akademisė u bė edhe akordimi i titullit tė nderit Honoris Causa pėr ambasadorin Silvano Pedrollo, si falėnderim pėr mbėshtetjen dhe kontributin e tij shumė tė ēmuar, titull ky qė pėr herė tė parė ndahet nga Universiteti Shtetėror i Tetovės.

Ky titull u ndahet personaliteteve tė shquara nga fusha e arsimit, shkencės dhe veprimtarisė akademike dhe shoqėrore nė pėrgjithėsi. Laureati i kėtij ēmimi ėshtė njeriu qė mė sė shumti ka kontribuar pėr arsimin, shkencėn, artin, letėrsinė, sportin shqiptar dhe gazetarinė, nė tėrė hapėsirėn shqiptare, duke i ndihmuar dhe afirmuar kėto vlera edhe nė pėrmasa ndėrkombėtare.

Pėr meritat e tij, ambasadori Silvano Pedrollo ėshtė nderuar nga shumė institucione, nė disa vende tė botės. Ka mbėshtetur financiarisht shumė projekte pėr ndėrtimin e shkollave nė Kosovė dhe Shqipėri, Universitetin bujqėsor tė Tiranės, ka ndihmuar botimin e shumė veprave letrare tė autorėve shqiptarė, gazetarinė dhe sportin shqiptar. Solidaritetin e tij prej humanisti tė madh sidomos e ka shprehur me rastin e dėbimit tė shqiptarėve gjatė luftės nė Kosovė. Si mbėshtetės i madh, qysh nė krijimin e tij mė 1995, ėshtė zgjedhur President i Ēmimit “Anton Mazreku”, i cili ndan ēmime nė fushėn e sportit dhe gazetarisė, qė mė vonė u ndėrkombėtarizua dhe shpalli fitues tė tij edhe gazetarė tė huaj tė shquar. Ėshtė President i Komisionit tė ēmimit letrar kombėtar “Serembe” dhe sponsor i vetėm i tij, qė jepet nga Klubi i Artistėve tė Laēit nė bashkėpunim me grupin industrial “Pedrollo”. Komisioni i kėtij Ēmimit, nė bashkėpunim me Universitetin Shtetėror tė Tetovės dhe Shoqatėn e Shkrimtarėve Shqiptarė nė Maqedoni, mė 25 tetor tė kėtij viti organizuan nė Tetovė ceremoninė e dhėnies sė kėtij ēmimi, fituesve tė edicionit tė pestė, nė tė cilėn u ndanė Ēmimet pėr shkrimtarė dhe krijues edhe nga Maqedonia.

Ambasadori Silvano Pedrollo ėshtė nderuar me shumė ēmime tė rėndėsishme, nė shumė vende tė Evropės dhe mė gjerė:
Nė Montreal i ėshtė ndarė Ēmimi “sipėrmarrės mė i mirė i vitit 2001”,nė vitin 1999 u nderua me titullim “Doktor honoris causa” nė Universitetin pėr ekonomi dhe teknologji “Kremenchuk” tė Ukrainės.
Ēmimi “Doktor honoris causa” iu nda ambasadorit Pedrollo personalisht nga Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti pas ceremonisė sė leximit tė aktit nė gjuhėn latine. Rektori Bexheti i dorėzoi ambasadorit Silvano Pedrollo medaljen e nderit dhe diplomėn e Honoris Causa.
Akademia Solemne ėshtė pėrcjellur me njė program tė pasur artistik organizuar nga Fakulteti i Arteve tė USHT-sė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio