Studentet.info
Lajme : Shkarkimi i dekanes nė Vlorė, konflikt mes MASH dhe Universitetit
Kyqur 22-12-2008 2:39:10 (1310 Lexime)

Vlorė, 22 DHJETOR - Kėrkesa e Ministrisė sė Arsimit pėr rikthimin nė punė tė dekanes Arta Musaraj ka krijuar konflikt tė ashpėr mes dikasterit arsimor dhe Universitetit “Ismail Qemali” tė Vlorės. Sipas shkresės sė dėrguar nga ministria, kompetenca pėr shkarkimin e dekanes i takon ministrit, pas njė propozimi tė rektorit, procedurė kjo qė ėshtė shkelur nga universiteti i Vlorės. Reagimi i parė ka ardhur nga rektori Tanush Shaskaj, i cili duke qenė larg Vlorės u ėshtė drejtuar dy zėvendėsve tė tij me anė tė e-mail-i. Kaq ka mjaftuar qė deri nė orėt e vona nė universitetin e Vlorės tė mblidheshin urgjent pėrfaqėsues tė stafit akademik.

Pasi ėshtė njohur me shkresėn e dėrguar nga ministria, Shaskaj ka njoftuar kolegėt, se do tė japė dorėheqjen nėse znj. Arta Musaraj do tė rikthehej nė detyrėn e dekanes sė fakultetit tė Ekonomisė dhe Drejtėsisė. Tė njohur me vendimin e Shaskajt, drejtues departamentesh dhe pedagogė kanė shprehur vendosmėrinė pėr tė mbėshtetur rektorin e tyre, duke nėnshkruar njė peticion pėr Ministrinė e Arsimit. Zėvendės rektorja, Pranvera Resuli, pohon se deri nė orėt e mbrėmjes sė ditės sė djeshme, janė mbledhur 150 firma nga stafi akademik, qė pėrkrahin rektorin pėr ndryshimin e vendimit tė Ministrisė sė Arsimit. “Ėshtė njė reformė qė ka nisur Universiteti i Vlorės dhe nuk duam qė ajo tė mbetet nė mes. Aktualisht nuk bėhet fjalė pėr dorėheqje nga ana e rektorit, por njė qėndrim tė tij ndaj kėsaj situate”,- tha Resuli. Mbėshtetja e dhėnė nė takimin e djeshėm ka arritur deri nė dorėheqje edhe tė pedagogėve tė tjerė sė bashku me Shaskėn, nėse ministria vepron sipas shkresės sė dėrguar sė fundmi. Nė njė nga deklaratat e botuara nė sitin zyrtar nga departamenti i fizikės thuhet se “jemi mbledhur ne pėrkrahje dhe nė mbėshtetje tė qėndrimit dhe veprimit tuaj pėr largimin nga puna tė Arta Musarajt dhe nė kundėrshtim tė veprimit zyrtar pėr rikthimin e saj”. Me anė tė peticionit, kėrkohet ndryshimi i kėtij qėndrimi dhe pranimi i vendimit tė rektorit Shaskaj pėr largimin e Musarajt. Pedagogėt thanė se nuk kanė pse tė vuajnė pasojat e kėtij vakuumi ligjor, por vendimi tė merret parasysh, pasi ka qenė pjesė e reformave. Konflikti Musaraj – Shaskaj ėshtė bėrė i dukshėm qysh nė mbylljen e vitit tė mėparshėm akademik. Disa javė mė parė dekania Arta Musaraj u pushua nga detyra qė mbante nė universitetin e Vlorės. Vendimi u firmos nga Shaskaj dhe kėshilli i etikės.

Nga: Anila Peēi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio