Studentet.info
Lajme : USHT-sė i shtohen edhe dy doktorė tė shkencave
Kyqur 25-12-2008 7:59:35 (2570 Lexime)

Koncepti politiko-kushtetues i tė drejtave tė njeriut nė vendet e tranzicionit, me shqyrtim tė veēantė nė Republikėn e Maqedonisė”, ka qenė tema nė tė cilėn asistenti i Fakultetit Juridik tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, Ali Musliu ka doktoruar pranė Universitetit “Shėn Kirili dhe Metodi” nė Shkup mė 20 dhjetor 2008. Para komisionit pesė anėtarėsh nėn udhėheqjen e mentor prof. dr. Mirjana Najēevska, Musliu ka prezantuar punimin e disertacionit, i cili njėherėsh ka marrė vlerėsim tė shkėlqyer.
“Avancimi i konceptit i tė drejtave tė njeriut nė Relpublikėn e Maqedonisė, nė periudhėn e tranzicionit zhvillohet nė kornizėn politike-kushtetuese, me ndėrtimin e paqes, rindėrtimin e besimit ndėretnik, transformimin demokratik tė shtetit nė shtet tė sė drejtės dhe nė implementimin e standardeve evropiane nė tė gjitha sferat e zhvillimit shoqėror”, ka thėnė gjatė mbrojtjes, as. Musliu. Nė vazhdim ai potencoi se avancimi i tė drejtave tė njeriut nė Maqedoni, varet drejtpėrdrejt nga vullneti politik, dhe efikasiteti i mekanizmave mbrojtės.

“Disertacioni i kandidatit Ali Musliu ėshtė pėrgatitur nė njė nivel tė lartė shkencor hulumtues dhe nė vete pėrmban fakte, argumente, dokumente dhe citate tė shumta si argumentim dhe mbėshtetje e tezave tė cilat trajtohen nė tė”, ka thėnė kryetarja e Komisionit prof. dr. Lidija Hristova.
Ndėrkaq, mentor prof. dr. Mirjana Najēevska ka thėnė se Musliu ka trajtuar nė njė kėndvėshtrim tjetėr dhe tė ndryshėm tė drejtat e njeriut, nė krahasim me praktikat e deritanishme. Ajo ka shtuar se pas kėtij disertacioni krijohet njė hapėsirė e re pėr njė trajtim dhe hulumtim tė ri tė ēėshtjes sė tė drejtave tė njeriut.
Nė mbrojtjen e doktoraturės pėrveē pėrfaqėsuesve tė lart tė USHT-sė dhe stafit akademik tė Fakultetit Juridik, tė pranishėm kanė qenė edhe shumė ekspertė nga institucione gjyqėsore dhe arsimore tė ndryshme, nga vendi dhe mė gjėrė.
Tema “Koncepti politiko-kushtetues i tė drejtave tė njeriut nė vendet e tranzicionit, me shqyrtim tė veēantė nė Republikėn e Maqedonisė”, ėshtė trajtuar nė gjashtė kapituj, pėrmban rreth 500 fusnota, bibliografi prej rreth 200 titujve si dhe dhjetėra dokumente tė ndryshme shkencore dhe arkivore.
Edhe profesor Jetmir Osmani ka mbrojtur disertacionin pranė AEFS "Vojo Kushi”, me temė “Drejtimet themelore tė pėrmirėsimit tė -pėrmbajtjes sė Edukimit Fizik mė nxėnėsit e moshave 15-18 vjeē, ku vlerėsohet me 50 pikė (vlerėsimi maksimal) dhe fiton gradėn "Doktor i Shkencave". Ka lindur nė Forinė tė Gostivarit, nė vitin 1976. Arsimin fillor e tė mesėm i kreu nė qytetin e lindjes. Ai vjen nga njė familje intelektuale dhe tepėr arsimdashėse. I nxitur e mbėshtetur nga familja dhe tė afėrmit e tij, niset drejt Tiranės, pėr tė vazhduar studimet e larta pranė ILFK "Vojo Kushi”. Gjatė periudhės sė studimeve universitare, merr pjesė nė disa aktivitete. Nė vitin 1997, merr pjesė nė aktivitete tė arteve marciale, nė-xhudo, duke zėnė vendin e 3-tė. Po kėshtu, gjatė viteve 1997,1998, ka marrė pjesė nė aktivitetet kombėtare tė gjimnastikės artistike pėr meshkuj, duke pėrfaqėsuar ekipin e studentit. Gjate vitit 1998, ka punuar si gazetar sportiv nė Rubrikėn Sportive; pranė RTSH, Tiranė. Nė vitin akademik 1998-1999, "gjatė studimeve universitare, mbaroi kursin pėr Fizio-Kinesio-Masazho-Terapi, pranė ILKF "Vojo Kushi". Studimet e larta i pėrfundoi nė vitin 1999 me rezultate tė shkėlqyera dhe diplomohet si mėsues i Edukimit Fizik nė profilin e Gjimnastikės. Menjėherė pas studimeve, nė vitin akademik 2000-2002, emėrohet As.Pedagog pranė Universitetit tė Tetovės, nė Fakultetin e Kulturės Fizike, pėr lėndėt : Kinesiologjia Rekreative dhe Metodika e Edukimit Fizik. Ndėrkohė, nė vitin akademik 2001-2003, punėsohet ne gjimnazin e Gostivarit, ku sė bashku me babain e tij Shefik Osmani, punon si mėsues i Edukimit Fizik. Duke qenė tepėr i motivuar, veēanėrisht nga babai i tij, Jetmiri nė vitin akademik 2001/2002 fillon studimet pasuniversitare pranė AEFS ''Vojo Kushi" nė profilin Didakt i Edukimit Fizik. Nė vitin 2003, mbron gjuhėn Italiane, pranė Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja, nė Universitetin e Tiranės. Njėkohėsisht, ai ėshtė njohės i mirė i gjuhėve Maqedone dhe Kroate. Nė Prill tė vitit 2004, mbron Masterin me temė: Vlerėsimi i zhvillimit psikomotorik nėpėrmjet treguesve antropometrikė dhe aftėsive motore me nxėnėsit e moshave 15-18 vjeē. Nė pėrfundim tė kėsaj mbrojtjeje, juria e vlerėsimit e ngritur enkas, e vlerėson shumė mirė. Pas pėrfundimit tė studimeve pasuniversitare tė Masterit, nė vitin 2004, Jetmiri riaktivizohet si Pedagog nė Universitetin e Tetovės, pranė FKF, ne lėndėn Metodika e Edukimit Fizik. Gjatė studimeve pasuniversitare, ai ėshtė autor e bashkautor i disa artikujve shkencorė, tė botuar pranė Qendrės Kėrkimore Shkencore pėr Studime Sportive. Pėrmbledhja e CV-sė sė shkurtėr tė Dr. Jetmir Osmani, pėrkon me njė konsideratė tė veēantė pėr AEFS "Vojo Kushi". Vetė Jetmiri shpreh njė mirėnjohje tė thellė pėr udhėheqėsin e tij shkencor Prof. Dr. Guido Subashi si dhe stafin pedagogjik shkencor, qė i ofruan dije nga mė tė pėrparuarat tė kohės, me qėllim ngritjen e tij profesionale, intelektuale dhe shkencore.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio