Studentet.info
Lajme : Doli nga shtypi libri i dytė i autorėve Prof.Dr. Sami Ibrahimi dhe Mr.sc. Arburim Iseni, i titulluar "Gramatika Moderne e Gjuhes Angleze"
Kyqur 27-12-2008 15:04:43 (2274 Lexime)


Qėllimi i kėtij libri ka qenė plotėsimi i nevojave tė studentėve universitar tė nivelit mesatar dhe atij tė pėrparuar tė Degės sė Anglishtes nė Republikėn e Maqedonisė, Shqipėrisė dhe tė Kosovės tė cilėt duhet tė kenė njohuri teorike dhe praktike tė Gramatikės Angleze pėr ta kuptuar dhe shfrytėzuar tė njėjtat edhe mė mirė nė mėsimnxėnien e tyre tė Gjuhės Angleze nė klasė nė tė ardhmen.
Ne mendojmė se secili qė do ta pėrdor kėtė libėr duhet tė ketė njohuri tė arsyeshme tė Anglishtes, sė paku tė nivelit tė mesėm. Megjithatė, autorėt kanė qenė shumė tė kujdesshėm nė ruajtjen e ideve frytdhėnėse dhe tė rėndėsishme tė nevojshme pėr kėtė kategori tė studentėve. Nė tė njėjtėn kohė autorėt duke u bazuar nė pėrvojėn e tyre tė shkėlqyer dhe nė librat e shkėlqyera tė Gramatikės tė shkruara nga autorė dhe profesorė tė shquar Amerikan dhe Britanez mendojmė se me kėtė libėr tė tyre autorėt e japin njė kontribut modest pėr studentėt e tyre, fillimisht tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, pastaj edhe mė gjerė.


Me qėllim tė pėrshtatjes sė nevojave tė studentėve tė tyre, autorėt kishin konsultuar njė numėr tė shokėve dhe tė kolegėve tė tyre, shkollarė me pėrvojė tė pasur nė mėsimdhėnien e Gramatikės sė Gjuhės Angleze, shkollarė tė shquar tė cilėt ligjėrojnė Gramatikėn e Gjuhės Shqipe, mendimet e tė cilėve autorėt i ēmojnė lartė. Ky libėr i gramatikės pėrmban pikat mė thelbėsore tė Gramatikės sė Gjuhės Angleze, mirėpo me njė qasje tė veēantė tė studimit tė fjalės.
Ēdo hollėsi e Morfologjisė sė Gjuhės Angleze ėshtė qartėsisht e paraqitur dhe ėshtė e ilustruar nė shembuj. Pėr ēdo veēori gramatikore janė dhėnė njė apo mė shumė shembuj pėr ta lehtėsuar tė mėsuarit dhe tė mbajturit mend tė materialit prej studentėve. Njė pėrmbledhje nė lidhje me pėrdorimin e formimit tė kohėve foljore tė Gjuhės Angleze ėshtė ofruar nga autorėt.
Meqė gjuha ėshtė njė gjė evolutive, rregullat gramatikore nė kėtė libėr nuk janė paraqitur edhe aq ashpėr, kėshtu qė studentėt do tė hasin gjatė mėsimit tė Morfologjisė sė Gjuhės Angleze devijime nga rregullat tė cilat janė ofruar nė kėtė libėr, e kjo nuk domethėnė se rregullat e dhėna nė kėtė libėr nuk janė tė sakta, mirėpo pasi qė gjuha gjenerohet ēdo ditė edhe rregullat gramatikore mund tė kenė pėrjashtime. Kjo informatė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr studentėt.
Nė kėtė libėr pėrveē studimit tė thellė tė fjalės, vėrejmė njė qasje tė detajizuar qė autorėt ia kanė bėrė pjesėve tė ligjėratės tė cilat e definojnė rolin e tyre nė fjali. Pjesėt e ligjėratės janė gjithmonė temė ngatėrruese kur kemi tė bėjmė me gjuhėt sesa me gjuhėn amtare meqenėse nė disa raste nuk pėrputhen siē supozohet. Gjuha shqipe ndryshon sa i pėrket mbiemrave sipas gjinisė dhe shumėsit pėrderisa Gjuha Angleze nuk ka njė veēori tė kėtillė. Gjuha shqipe ka njė renditje tė lirė tė fjalėve nė fjali nė saje tė formėformimit tė fjalėve, kurse Gjuha angleze ka renditje tė fiksuar. Shumė gjuhė nuk bėjnė dallimin midis mbiemrave dhe ndajfoljeve ose mbiemrave dhe emrave, etj. E kjo domethėnė se dallimet formale nė mes tė pjesėve tė ligjėratės duhet bėrė brenda kornizės sė njė gjuhe tė dhėnė dhe nuk duhet tė zbatohen edhe me gjuhėt tjera.
Gjithashtu ky libėr vė theksin edhe te emrat dhe foljet, ndajfoljet dhe strukturėn e mbiemrave, pėrdorimin e nyjave, pėrcaktorėve, pėremrave, etj. Gjithashtu autorėt ofrojnė edhe shumė shembuj pėr ēdo kapitull




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio