Studentet.info
Lajme : “Euro College” me emėr dhe rektor tė ri
Kyqur 29-12-2008 6:06:03 (3609 Lexime)


STRUGĖ, 29 DHJETOR - Nė mbledhjen e fundit tė Senatit tė Universitetit “Euro College”, mė 20 dhjetor, ėshtė vendosur qė ky universitet tė mbajė emrin “Universiteti Ndėrkombėtar nė Strugė” (“International University of Struga”). Ky ribrendim i Universitetit me afro 500 studentė brenda njė viti e gjysmė qė kur ka filluar tė funsionojė dhe veprojė, me programet 3+2 master dhe me katėr fakultete.

Njėkohėsisht me ribrendimin ėshtė zgjedhur edhe rektori i ri, profesori i njohur nga Shqipėria, Lisien Bashkurti.

“Ėshtė njė ditė e shėnuar nė kėtė Universitet, qė kurė kemi filluar bashkėpunimin tonė, me synime tė qarta pėr tė ndėrtuar njė Universitet qė tejkalon Strugė, Maqedoninė e Ballkanin. Ambiciet janė pėr ta shtrirė kėtė Universitet nė pėrmasa ndėrkombėtare dhe krejtėsisht tė hapur. Vetė licencimi, stafi akademik, kurikulat, logjistika etj janė garanci pėr sukses tė kėtij Universiteti, qė do ta quaja “Strazburgu i Strugės”. Besimin qė na keni dhėnė, do ta shndėrrojmė nė vlerė ndėrkombėtare dhe vetė Strugėn do ta shndėrrojmė nė njė Strazburg tė vėrtetė tė Ballkanit e mė gjerė. Shprehė bindjen e plotė qė ky projekt do tė jetė i suksesshėm”, theksoi nė fjalėn e tij tė rastit, Rektori i ri i Universitetit Ndėrkombėtar nė Strugė, (“International University of Struga”), prof.Dr.Lisen Bashkurti.

Sė shpejti nė kėtė universitet pritet tė hapen edhe Institutet pėr evropianistikė dhe marrėdhėnie ndėrkombėtare dhe Instituti pėr ekonomi dhe menaxhment.

“Ne ndryshojmė emrin e universitetit nga “Euro College” nė “Universiteti Ndėrkombėtar nė Strugė” (“International University of Struga”). Ky ndryshim bėhet pėr dy arsye kryesore: pėr tė eliminuar emrin “College”, nga fakti se shpesh keqkuptohemi dhe identifikohemi me shkollė tė mesme dhe tė shkėputemi nga Grupacioni “Euro College”, pėr tė krijuar njė emėr tė ri. Jemi pėrcaktuar pėr “International University of Struga” e jo pėr emrin ““International University of Macedonia”, pėr shkak tė zinxhirit tė universiteteve qė kanė degė edhe nė Greqi, dhe raporteve tė Greqisė me Maqedoninė, pėr tė mos rrezikuar ndryshimin e sėrishėm tė emrit nė periudhėn e ardhme. Nga dita mbajtjes sė mbledhjes sė Senatit tė Universitetit, mė 20 dhjetor, unanimisht ėshtė zgjedhur edhe Rektori i ri, prof. Dr. Lisen Bashkurti”, theksoi ish Rektori, Armen Kadriu.

Poashtu, nė mbledhjen e Senatit tė Universitetit, janė rizgjedhur edhe dekanėt e fakulteteve. Dekan i Fakultetit tė shkencave politike ėshtė zgjedhur Bashkim Rama, i Fakultetit ekonomik Seadin Xhaferi, i Fakultetit juridik ėshtė Besim Maksuti dhe i Fakultetit tė teknologjisė informative, Betim Ēiēo. /Lajm/




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio