Studentet.info
Lajme : Shqipja e parėndėsishme nė projekt tė rėndėsishėm
Kyqur 12-01-2009 2:52:50 (1372 Lexime)


SHKUP, 12 JANAR - Ekzistimi i dy universiteteve shqiptare, i disa programeve studimore nė gjuhėn shqipe nė Universitetin “Shėn Kirili dhe Metodi” tė Shkupi dhe disa universiteteve tjera private apo edhe qindra studentėve shqiptarė qė aktualisht studiojnė nė gjuhėn maqedonase, nuk kanė mjaftuar qė Qeveria e Maqedonisė tė pėrkthejė nė shqip ndonjė prej librave tė parė tė projektit 500 vepra shkencore tė universitete elitare. Asnjė prej 24 titujve tė parė tė pėrkthyer nė kuadėr tė kėtij projekti, qė prej tė dielėn edhe zyrtarisht janė vėnė nė shfrytėzim tė studentėve tė shkencave politike, nuk ėshtė nė gjuhėn shqipe.
I pyetur nga “Lajm” pėrse ėshtė anashkaluar pėrkthimi nė gjuhėn shqipe, zėvendėskryeministri pėr ēėshtje evropiane Ivica Bocevski tha se kjo ėshtė lėnė pėr fazat e ardhshme. “

“Me program ėshtė paraparė qė tė ketė edhe libra nė gjuhėn shqipe, tė cilat do tė botohen nė fazat e ardhshme, gjatė 2009-ės dhe 2010-ės”, pohoi Bocevski, i cili ėshtė edhe koordinator i projektit tė qeverisė pėr pėrkthimin e 500 vėllimeve shkencore te universiteteve elitare tė SHBA-ve dhe Evropės. Librat nė shqip, sipas Bocevskit do tė dedikohen pėr tė dyja universitete shqiptare, si pėr Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT) ashtu edhe pėr Universitetin e Evropės Juglindore (UEJL).
Kryeministri Nikolla Gruevski e ka quajtur investim kapital projektin pėr pėrkthimin e kėtyre veprave shkencore, tė cilat pėrdoren nė 10 universitete elitare tė SHBA-ve dhe Evropės. “Kjo do tė na shėrbejė pėr tė parė se ēfarė ėshtė e mirė nė sistemin tonė arsimor dhe se ēfarė duhet tė ndryshojė”, tha ai, duke pohuar se nė muajin mars do tė dalin 25 librat e tjerė, kurse nė muajin korrik do tė shpallet konkurs pėr pjesėn tjetėr tė librave.
Nė mesin e librave, qė tė dielėn u promovuan nė Fakultetin Juridik tė Shkupit ka edhe studime pėr konfliktet etnike apo tė atillė ku, sikurse u shpreh Gjorgji Ivanov, pėrgjegjėsi i studimeve politike nė Fakultetin Juridik, “Maqedonia mund ta gjejė veten, respektivisht konfliktin e 2001-shit“.
Tė gjitha librat e kontingjentit tė parė janė nga lėmia e shkencave politike dhe iu ndanė Fakultetit Juridik, ku tė dielėn u pėrurua edhe Qendra pėr hulumtime politike. Shiritin e preu ministri i Arsimit dhe Shkencės, Pero Stojanovski, kurse inaugurimi ėshtė njė prej aktivitete qė organizohet nė kuadėr tė 15 vjetorit tė themelimit tė studimeve politike.

Nga: Laura PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio