Studentet.info
Lajme : Studentja, thika nė grykė tė dashurit nga xhelozia
Kyqur 13-01-2009 11:01:05 (1510 Lexime)

VLORĖ, 13 JANAR - Njė lidhje intime shoqėruar sė fundi me konflikte mes dy studentėve tė Fakultetit Teknologji-Informacion tė Universitetit "I.Qemali" tė Vlorės ka pėrfunduar dje nė pėrgjakje. Pas konfliktit tė radhės, qė nisi nė auditor e u transferua nė hyrjen kryesore tė institucionit, 21-vjeēarja Lediana Zeka, nga qyteti i Vlorės ka nxjerrė thikėn dhe ka goditur nė fyt tė dashurin e saj, 21-vjeēarin Klaudio Kamberi, banues nė tė njėjtin qytet. Viktima ėshtė dėrguar nė spitalin e qytetit ku pas ndėrhyrjes kirurgjikale ndodhet nė gjendje kritike pėr jetėn, ndėrsa autorja ėshtė vetėdorėzuar nė polici ku ka rrėfyer dhe motivet e krimit. ""Mė nxiu jetėn, mė fyente, donte para pėr drogė", - u ka rrėfyer studentja Zeka.

NGJARJA
Sipas policisė, ka qenė ora 11.55 e ditės, kur 21-vjeēarja Lediana Zeka e miku i saj, 21-vjeēari Klaudio Kamberi kanė nisur tė debatojnė nė mjediset e klasės C-101 tė godinės sė re tė universitetit. Debatet me fyerje janė ashpėrsuar kur dy tė rinjtė dolėn nga auditori i katit tė parė nė drejtim tė derės. Fjalėt fyese nė prezencė tė dhjetėra studentėve kanė krijuar njė skenė jo tė hijshme, qė shpejt do tė pasohej me pėrgjakje. Gjatė debateve nė njė moment, 21-vjeēarja Zeka ka nxjerrė njė thikė nga xhepi, duke qėlluar me gjithė forcėn nė fyt Kamberin. Viktima qė ra pa ndjenja nė njė pellg gjaku u mor nė gjendje koma nga studentėt dhe u dėrgua nė spital, ndėrsa autores nė ikje e sipėr i bie ēanta ku ishte dhe thika, arma e krimit. Mjekėt pohuan se "thika ka prerė damarėt e qafės, duke shkaktuar humbje tė madhe gjaku, dhe pėr kėtė shkak gjendja e pacientit, edhe pas ndėrhyrjes kirurgjikale ėshtė tepėr kritike". Ngjarja e rėndė ka bėrė qė leksionet dje tė ndėrpriten e nė universitet tė shkojnė me dhjetėra prindėr studentėsh tė merakosur pėr fatin e fėmijėve tė tyre.
RRĖFIMI
Studentė tė pranishėm nė vendin e krimit konfirmojnė se "mes tė rinjve ka pasur prej kohėsh lidhje intime, por sė fundi, ka pasur mosmarrėveshje e konflikte". Ndėrsa, policia ka thirrur pėr tė dėshmuar mbi 15 studentė. Pas njė ore, studentja vetėdorėzohet nė polici dhe rrėfen shkakun e krimit. "Mė kėrkonte lekė pėr tė blerė drogė dhe kur nuk i jepja, mė ofendonte. Kjo situatė kishte disa muaj qė pėrsėritej, madje edhe nė klasė, gjatė apo pas orėve tė mėsimit. Ai pinte drogė, nuk e duroja dot mė, dhe pėr kėtė arsye sot mora me vete thikėn. I thashė tė mė linte rehat se do bėja ndonjė skandal, por ai vazhdonte dhunėn psiko-logjike e fyerjet. Nuk doja ta vrisja, por e bėra se nuk mund tė duroja mė, isha e vetme dhe e pafuqishme", - ka rrėfyer ajo detaje tė krimit nė polici. "Njė pistė hetimore ėshtė edhe qė konflikti i pėrgjakur tė ketė ardhur nga xhelozia, pasi vajza nuk mund tė pranonte njė shkėputje tė mundshme lidhjesh, tė cilat pėrfliteshin", - shtojnė drejtues tė policisė sė Vlorės.

Nga: Enrik Mehmeti




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio