Studentet.info
Opinione : Edhe studentėt po i kthen nė budallenj
Kyqur 14-01-2009 3:33:06 (1565 Lexime)

Nga: Bashkim Kopliku

Tė hėnėn mė 12.1.2009, asistuam nė kulmin e njė presioni mjeran qė kishte disa ditė qė ngrihej: studentė nga Tirana dhe Shkodra, tė pėrndjekur nga Shqipėria e Amerika, tė gjithė nė mėnyrėn mė prej budallai, i bėnin thirrje e peticione Presidentit Topi, qė tė firmoste ligjin e ndėrkallur nga kryeministri Sali Berisha, ligjin e tij gjoja kundėr komunizmit. Mirė ato gratė “e pėrndjekura”, qė mbase internimi i vuajtur nga partia komuniste, mund t’u ketė dėmtuar trurin, po studentėt, vajza e djem tė rinj, rreth tė 20-tave, qė firmosin pėr “ligjin e Berishės”, duke kėrcėnuar presidentin e vendit qė tė shkelė Kushtetutėn. Ata, fėmijėt tanė po na ngjajnė me Hitlerjugend (rininė hitleriane). Ja se ē’bėn propaganda berishiste e stilit komunist: tė budallalleps (tė kthen nė budalla).

Tashmė ėshtė e qartė dhe pėr mė budallain: kryeministri Sali Berisha do tė detyrojė Presidentin e vendit Bamir Topi tė firmosė ligjin e tij “pėr dosjet”, pavarėsisht se ky ligj shkel kushtetutėn e vendit, pavarėsisht se ky ligj mbron Sali Berishėn e ish-komunistėt ofiqarė tė tjerė. Berisha ėshtė ish-sekretari i partisė komuniste. Topi nuk ka qenė kurrė anėtar i partisė komuniste, bile thuhet se ėshtė me prejardhje ish-pronarėsh. Kujt i besojnė ata “anti-komunistėt” e budallallepsur?!

Prandaj mė e lehta qė mund tė shkruajmė, ėshtė se “protestuesit” janė budallallepsur. Njė shok imi thotė se ata nuk janė budallallepsur, por janė tė detyruar, me blerje apo kėrcėnime, pėr t’u bėrė pjesė e makinės propagandistike mashtruese berishiste. Nejse, mua mė pėlqen tė them mė tė lehtėn: janė budallallepsur.

Bamir Topi, por edhe ne, por edhe shumica e shqiptarėve duan njė ligj pėr tė dėnuar komunizmin. Kėtė ligj nuk e do Sali Berisha, prandaj ka nxjerrė njerėz qė ulėrijnė pėr “ligjin e Sali Berishės”, qė i mbron ish-komunistėt ofiqarė, dhe nuk i dėnon ata. Ata qė bėrtasin pėr “ligjin e dosjeve”, po bėrtasin pėr ligjin e Berishės, e jo pėr ligjin e dekomunistizimit tė vendit.

Tashmė ėshtė shpjeguar nė format nga mė tė thjeshtat, pėr tė kuptuar dhe njė deficient: Kushtetuta jonė thotė se ēdo njeri i lirė dhe jo i ēmendur, ka tė drejtė tė zgjidhet—pikė. Qė tė bėsh njė ligj qė thotė se “tė poshtrit nuk duhet tė zgjidhen (edhe kur ata janė tė lirė, pra nuk janė nė burg; edhe kur ata nuk janė tė ēmendur)”, duhet tė ndryshosh sė pari Kushtetutėn, e pastaj tė bėsh atė ligj. Presidenti ėshtė vėnė pėr tė mbrojtur kushtetutėn, dhe jo pėr ta shkelur atė, sepse ulėrijnė falangat berishiste.

Nėse dikush mendon se ka tė drejtė tė bėjė ligje qė bien qartė nė kundėrshtim me kushtetutėn, normalisht ai ėshtė mė i keq se komunisti mė i keq. Baza e njė shteti ėshtė kushtetuta. Nėse shteti lejon qė dikush tė shkelė me ligje kushtetutėn, ai shtet ka mbaruar. Njė shoqėri qė lejon shkeljen e Kushtetutės sė vet, ėshtė njėsoj e ndyrė si komunizmi.

Pra vetėm njė budalla nuk e kupton se qė tė bėhet njė ligj i fortė pėr dekomunistizimin, duhet sė pari tė bėhen ndryshimet pėrkatėse nė Kushtetutėn e Shqipėrisė, siē u bėnė ato para se tė bėhesh kodi i ri zgjedhor. Nuk ka asnjė mundėsi tjetėr o studentė tė budallallepsur, o gra ish-tė pėrndjekura qė ju ka marrė Berisha trutė, mė keq se komunizmi; o ju tė Vatrės nė Amerikė qė nėnshkruani kėrkesa budallenjsh qė tė shkelet kushtetuta, e nga ku pa, nga vendi mė mbrojtės i kushtetutės i Botės, nga USA.

Apo mos jeni hafije, njerėz me dosje tė sigurimit, dhe bėni budallain?
Qofshi mė mirė budallenj, sesa tė poshtėr.
Shqipėria nuk duhet tė shkelė kushtetutėn. Ne jemi pėr njė ligj qė tė fshijė nga administrata ish-komunistėt ofiqarė, por duke ndryshuar kushtetutėn qė pastaj ky ligj tė bėhet pa shkelur kushtetutėn. Popujt e fortė janė vrarė qė mos tė shkelet kushtetuta: kur do tė bėhemi edhe ne njė popull i fortė?!




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio