Studentet.info
Lajme : Studenti shqiptar i Huntingtonit: Si e kam njohur profesorin nė Harvard
Kyqur 17-01-2009 14:39:40 (2835 Lexime)

HARWARD, 17 JANAR - Eshtė nga ata djelmosha qė kanė pamje si tė kenė kaluar nė disa dizifektantė. Me njė politesė qė nė shoqėrinė shqiptare ėshtė mė shumė se e rrallė. Rrezaton dije pa fund, por trashėgon edhe dije nga njė mbiemėr mjaft tė njohur. Dritan Nesho ka njė arsye mė shumė tė ketė krenari me okė. Jo thjesht se sapo ėshtė diplomuar nė universitetin Harvard, mė tė mirin nė SHBA dhe nė botė.

Porse, njė nga pedagogėt e tij mė tė afėrt dhe njė lloj mentori nė mėsimnxėnien e tij ishte edhe Samuel Huntington, profesori mė i famshėm i kėtij universiteti qė u nda nga jeta mė 24 dhjetor tė vitit qė sapo lamė. Por, rregulli e do qė njė profesor i madh jeton mė shumė pas vdekjes sė tij. Dhe jo vetėm nė korridoret e Harvardit, por edhe nė korridoret e politikėbėrjes amerikane e botėrore, Huntingtoni po jeton aktualisht dhe kėshtu duhet tė vijojė si njė teori madhėshtore. Idea e tij pėr pėrplasjen e qytetėrimeve e nisur si fillim si njė shkrim dhe mė pas i zgjeruar nė njė libėr, ka ngjallur diskutime mė shumė se ēdo gjė tjetėr pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Tirana Obsever", Dritan Nesho rreket tė tregojė raportet me profesorin dhe si e ka njohur atė. Por mė shumė se kaq tė shpjegojė edhe teoritė e tij qė ka hedhur nė kėto dekada. Pėr tė gjitha kėto, Nesho duhet tė ndjehet krenar edhe pėr faktin se njė nga temat qė Huntington prekte ishte edhe Shqipėria. Nuk ėshtė pak, Dritan Nesho mė poshtė bėn njė analizė detajuese pėr atė qė ėshtė quajtur politologu i politologėve tė botės.

Dritan, ju jeni diplomuar nė Harvard dhe keni qenė njė nga studentėt e profesorit Samuel Huntington, i cili ndėrroi jetė mė 24 dhjetor tė vitit tė kaluar, cila ka qenė njohja juaj me tė?
E kam njohur profesor Huntingtonin nė dy drejtime: si student i tij ne vitin e parė nė universitet dhe me tej, si asistent i tij dhe gjithashtu nė aspektin personal. Huntingtoni ishte njė nga ata profesorė tė stilit tė vjetėr tė akademisė, tė cilėt ishin tė angazhuar po aq shumė me prodhimin e ideve tė reja sa me kultivimin e gjeneratės sė re. Nė shumė mėnyra ai pėrfaqėsonte Harvardin e vjetėr, i cili ishte mė tepėr si njė klub xhentėlmenėsh: i pėrmbajtur, i qetė dhe modest, por jo mė me pak impakt, mprehtėsi ose rigorozitet. Pėrēka se unė e njoha kur ishte 76 vjeē, njė diference e madhe me njė 18-vjeēar, (Huntingtoni dha mėsim pak a shumė deri nė fund tė jetės sė tij), ai ishte njeri i jashtėzakonshėm. Bashkė me gruan e tij Nanci prisnin nė shtėpinė e tyre njėsoj si dinjitarė dhe studentė. Tė gjithė ata qė njihnin profesorin i prekte mirėsia e tij.
Sipas tė dhėnave tona, ju keni qenė edhe nė stafin ndihmės tė profesorit, pėrse ju zgjodhi pikėrisht ju nė kėtė staf?
Profesor Huntingtoni preferonte tė punonte me studentėt e universitetit, tė cilėt i shikonte si mė tė interesuar me pyetjet e mėdha dhe filozofike. Ai mendonte se akademikėt e rinj ose kandidatėt e shkencave ishin tepėr tė absorvuar pas metodologjive nė modė dhe zhargonit tė profesionit dhe si rrjedhim tepėr tė fokusuar nė pyetje dhe ēėshtje tė ngushta dhe tė ndrojtur ndaj vlerėsimeve tė gjera. Ai e shpjegonte kėtė realitet si rrjedhim i njė paradoksi ndėrmjet avancimit nė profesion, i cili ėshtė tashmė i komanduar nga njė gjenerate e re e akademikės tė fokusuar nė pėrdorimin e modeleve dhe metodave kuantitative dhe tė qenit njė mendimtar me impakt. Huntingtoni preferonte tė punonte me individė tė cilėt angazhoheshin me pyetje tė gjera tė tilla si: Cilat janė shkaqet e luftės? Pse janė disa shtete demokratike dhe tė tjerė jo? Cila ėshtė lidhja ndėrmjet zhvillimit politik dhe zhvillimit ekonomik? E tė tjera si kėto. Ai vlerėsonte ata qė mendonin nė vetėvete dhe qė shtjellonin (ose pėrpiqeshin tė shtjellonin) ide origjinale. Mbase ėshtė paradoksale por studentėnt e koleqjit e pėrmbushnin kėtė rol mė mire nė universitet. Kjo preferencė duhet parė nė kontekstin se kush ishte Samuel Huntingtoni dhe kush ishte karriera e tij. Profesor Huntingtoni preferonte tė angazhoheshe me pyetjet e rėndėsishme tė kohės, si nė boten reale dhe nė botėn intelektuale. Mendoj se ky faktor, pėrveē gjerėsisė dhe thellėsisė sė tij, apo thjesht brilancės (e pėrshkruar si njė prekje e artė intelektuale), ėshtė arsyeja pse ai ėshtė i vetmi politolog i pjesės sė dytė tė shekullit tė 20-tė qė ka lėnė kontribut tė qėndrueshėm nė tė gjitha nėnfushat e shkencės politike: teori politike, marrėdhėnie ndėrkombėtare, politikė krahasuese dhe studimin e politikės amerikane. Nė esencė Huntingtoni ishte njė politolog politologėsh. Ai personifikonte mediumin ndėrmjet akademikut specialist - i cili ndėrmjet metodologjive tė ndryshme pėrpiqet t'ju vendosi fenomeneve sociale ligje kauzaliteti dhe intelektualit publik - i cili ju adresohet ēėshtjeve politike, intelektuale dhe sociale tė ditės dhe me rėndėsi pėr shoqėrinė. Huntingtoni ishte ē'farė unė do e quaja njė "filozof akademik"- njė ndėrthurje midis empiricistit dhe ideatorit tė madh qė rezulton nė diēka mė tepėr se sa to. Edhe nė Shqipėri profesor Huntingtoni ėshtė i njohur pėr teorinė e tij tė pėrplasjes sė qytetėrimeve. Madje libri i tij jo vetėm ėshtė botuar nė shqip, por kėtė libėr sot mezi e gjen nė librari. Si e keni komentuar ju personalisht kėtė teori?
Me "Pėrplasjen e qytetėrimeve" Huntingtoni nė esencė risolli nė debatin akademik rolin dhe impaktin e kulturės, njė variabėl e cila, pėr hir tė veshtirėsisė sė studimit se saj ishte dhe mendoj se vazhdon te jetė e neglizhuar nga shkenca politike. Huntingtoni kuptonte parimin thelbėsor tė politikės: qė politika ėshtė nė esencė e bazuar mbi dy faktorė: interes dhe identitet. Kėto janė dy elementėt qė shtyjnė ē'do motiv politik, mbi tė cilat ndėrtohen si veprimet racionale dhe pasionet politik si shpresa, frika, lakmia, urrejtja, e tė tjera. Me "Pėrplasjen e Qytetėrimeve" Huntingtoni argumentoi dhe predikoi se me pėrfundimin e Luftės sė Ftohtė, baza e identiteteve mbarėbotėrore u shndėrrua nga ideologjia, pra, baza ideacionale, tek bazat fetare dhe kulturore, tė cilat janė mė tė thella akoma. Ne thelb, po ta shikojmė shekullin e 20-tė nė perspektivė, edhe ideologjitė e ndryshme dhe tė dėshtuara ishin eksperimente grandioze qė u pėrpoqėn t'i vėnė nėn kontroll dhe t'i ndryshojnė nė funksion tė pikėsynimeve tė tyre (nacional-socialiste apo marksiste) kulturat e vendeve ku u ngritėn. Por mendoj se vetė kėto ideologji nė praktikė reflektuan elemente tė kulturės sė vendeve tė tyre: tė ashtuquajturin nacionalizėm romantik, nė rastin e Gjermanisė fashiste, njė nacionalizėm i tėrhequr kundrejt pushtetit karizmatik, i cili pa institucionet e duhura ėshtė dhe arbitrar dhe e njė despotizmi Lindor nė rastin e komunizmit rus. Ėshtė ironike qė komunizmi, i cili beson tek rryma dhe progresi historik nga forca e shumicės, nė Lindje u shfaq si sistem regresiv dhe despotik tė manaxhuar e tė fokusuar tek njė udhėheqės ose njė kuadėr i ngushtė udhėheqėsish. Politologu Juan Linz i ka quajtur me tė drejtė kėto sisteme "sulltanistike." Siē ka thėnė politikani amerikan Daniel Patrick Moynihan, "esenca e besimit konservator ėshtė se kultura, jo politika, pėrcakton suksesin dhe fatin e njė shoqėrie". Huntingtoni pėrcolli pikėrisht kėtė konkluzion, njė konkluzion i heshtur qė nė shekullin e 19-tė, nė shkallėn mė tė lartė akademike dhe duke parė nė tė ardhmen. Huntingtoni nuk u bind nga triumfalizmi ideologjik qė pėrcolli fitoren e Luftės sė Ftohtė nė Perėndim. Nė vend tė ngritjes sė homogjenitetit ideologjik, i cili nė esencė edhe e ēvlerėson studimin e politikave tė identitetit, duke u fokusuar nė pėrshkrimin e njė kulture universale qė pėrcjell vlerat e demokracisė liberale, Huntingtoni pa ndarje tė reja tė bazuara mbi elementė tepėr tė vjetėr: ato fetare dhe kulturore tė kultivuar nga historia njerėzore. "Pėrplasja e qytetėrimeve" predikoi sė fundi i Luftės sė Ftohtė nuk do tė sillte njė epokė tė re ndjenjash tė mira dhe bashkėpunimi ndėrkombėtar nėn njė kulturė universale tė prodhuar nga globalizimi, por qė konflikte dhe kompeticione mė tė thelluara se ato ideologjike ose ato ndėrmjet interesave tė shteteve do kultivoheshin nga vetė ky proces globalizimi. Secili mund ta qjykojė vetė duke parė evenimentet e 20 vjeēarit tė fundit nė qoftė se kishte tė drejtė. Kėshtu mund tė themi se Huntingtoni ishte nė esencė njė ideolog konservator. Ai nuk e pa kurrė rregullin e shoqėrive dhe botės si diēka tė vetėqenė. Ai arriti konkluzionin qė lidhjet delikate qė mbajnė shoqėritė sė bashku nuk kėrkojnė shumė keqtrajtim pėr tu thyer. Gjithashtu ai arriti nė konkluzionin qė zhvillimi i sjellė nga globalizimi ėshtė njė proces disruptiv dhe qė vendet nė zhvillim do e kenė tė veshtirė progresin nė mungesė tė institucioneve efektive politike. Huntingtoni pa se nė kohė ndryshimi, si ato gjeopolitike tė fundit gjatė Luftės sė Ftohtė dhe ato te zhvillimit tė brendshėm, njerėzit kanė tendencė tė ankorohen nė burime tė vjetra dhe tė qėndrueshėm tė sigurisė: fenė ose lidhjet e ngushta shoqėrore nė baza vetidentifikimi.
Si mendoni ju, a janė keqinterpretuar idetė e tij nė pėrplasjen e qytetėrimeve?
Padyshim. Tė gjitha idetė e tij janė keqinterpretuar pėr hir tė provokimit intelektual tė tyre, kundėrvėnies kundrejt mendimeve ose shpirtit tė kohės dhe forcės intelektuale me tė cilėn ato janė pėrcjellė. Por shumica e veprave tė Huntington-it kanė qenė parashikuese, dhe janė bėrė pjesė e pandashme e debatit tė teorisė politike. Huntingtoni ishte pjesėtar i njė gjenerate mendimtarėsh tė ideve tė mėdha qė ėshtė nė zhdukje. Kjo gjeneratė mbas Luftės sė Dytė Botėrore, jo vetėm shpjeguan transformimin historik, por e kristalizuan atė nė mėnyra qė ndryshuan si ne shikojmė botėn, pėr mirė a pėr keq. Shumė njerėz gjithashtu projektojnė nė njė vepėr ēfarė mendojnė ata qė ajo duhet tė thotė. Kjo ishte norma dhe me Huntingtonin. Njerėzit mendonin se Huntingtoni po flet pėr qytetėrime dhe po flet pėr pėrplasjen midis qytetėrimeve, prandaj ato duhet tė jenė entitete unitare dhe s'kanė ndarje midis tyre. Idetė e Huntingtonit flasin ndryshe! Mbaj mend njė konferencė nė qendrėn e studimeve evropiane tė Harvardit ku njė gazetar e pyeti Huntingtonin ēfarė mendonte pėr inciativen e kryeministrit spanjoll Zapatero pėr tė filluar njė konferencė pėr tė ndaluar luftėn midis qytetėrimeve. Huntingtoni e pyeti me xhentilesė: "Si, luftėn midis qytetėrimeve?". "Po ja," u pėrgjigj gazetari, "ju thoni qė nė tė ardhmen civilizimet do luftojnė njėri-tjetrin dhe ne duhet tė marrim hapa pėr preventimin e kėsaj gjėje." "Mė falni zotėri," ju pėrgjigj Huntingtoni, vetullat e ngritura nė habi dhe me njė hije buzėqeshje, "nuk janė civilizimet si entitete monolite qė luftojnė me njėra-tjetrėn por shtetet midis civilizimeve tė ndryshme, me kultura dhe vlera tė ndryshme qė mund tė ngurtėsojnė mosmarrėveshje pėrndryshe tė zgjidhshme." Ky ėshtė njė rast shumė indikativ.
Mes pėrplasjes sė qytetėrimeve tė Huntingtonit dhe identitetit kombėtar shqiptar, sa e ndihmojnė njėra-tjetrėn kėto dy tema? Pyetje e komplikuar pėr hir tė faktit se Shqipėria ka qėndruar historikisht nė pikėn e pėrputhjes sė tre qytetėrimeve tė mėdha dhe me vlera tė ndryshme: qytetėrimi Perėndimor, i bazuar mbi trashėgiminė romake dhe kristianizmin, qytetėrimi ortodoks, i bazuar mbi trashėgiminė politike dhe fetare tė Bizantit dhe qytetėrimi islamik siē u ndikua dhe pėrcaktua nga perandoria Osmane, e cila e udhėhoqi pėr mė shumė se 700 vjet. Kultura dhe vlerat tona janė padyshim prekur nga tė tria kėto qytetėrime. Gjithsesi dhe mbase si rezultat i ndikimeve tė shumanshme tė kėtyre qytetėrimeve, identiteti ynė kombėtar gjatė lėvizjes pėr Pavarėsi nuk u pėrcaktua nė bazat fetare nė rrėnjė tė kėtyre qytetėrimeve, por nė gjuhėn dhe historinė tonė tė pėrbashkėt. Ky rezultat ka arsye praktike dhe historike. Praktikisht dhe pragmatikisht, pėr tė justifikuar pavarėsinė nga njė entitet nė bazė mė tė larta se vetė interesi ishte e nevojshme tė fokusohesh nė elementė diferencues qe mund tė qėndrojnė si bazė e dallimit kundrejt tjetrit. Shqiptarėt nuk mund tė kėrkonin pavarėsi nė baza fetare tė cilat i ndanin ata me turqit, a me grekėt dhe sllavėt dhe normat e vetėvendosjes dhe drejtave tė njeriut nuk ishin ngritur akoma. Momenti historik gjithashtu ndikoi. Nacionalizmi shqiptar u ndikua dhe frymėzua shumė nga Perėndimi, sidomos nga nacionalizmi romantik i Risurgimentos Italian dhe gjithashtu nga vlerat e lirisė dhe vetėvendosjes popullore tė pėrcjellė nga Revolucioni Francez. Italia e bazoi gjithashtu identitetin e Italisė sė re mbi qjuhėn dhe historinė e saj tė pėrbashkėt, e cila e diferenconte nga Franca dhe Austro-Hungaria gjithashtu katolike dhe shumė nga idetė e nacionalizmin shqiptar erdhėn nga diaspora jonė atje. Pak a shumė pėr kėto arsye identiteti ynė u bazua nė njė bazė linguistike dhe historike. Kjo bazė qėndron nė dallim nga rrėnjėt fetare tė cilat Huntingtoni i pėrcakton si baza e identitetit tė shumicave e shoqėrive dhe entiteteve moderne. Nė agregate besoj se ka tė drejtė. Dallimi i Shqipėrisė dhe disa rasteve tė tjerė nuk ėshtė njė repudim i tezės sė Huntigtonit. Siē ka shpjeguar filozofi i madh i shkencės Thomas Kuhn nė veprėn e tij "Struktura e Revolucioneve Shkencore", shkenca nuk pėrparon nė bazė tė njė grumbullimi linear tė njohurisė por i nėnshtrohet revolucioneve periodike tė ashtuqujtur "lėvizjet paradigmale," ndėrmjet tė cilave natyra dhe hetimit shkencor pėrbrenda njė fushe studimi ndryshon befas. Nė shumė raste kjo rrjedh nga kontributi i njė mendimtari tė madh. Ndryshimi paradigmal ėshtė mė tej i ndjekur nga faza e tė ashtuquajtur "shkencė normale", ku kėrkuesit brenda fushės pėrpiqen tė zgjerojnė ose sfidojnė paradigmin e ri nėpėrmjet zgjidhjes sė ēėshtjeve tė ndryshme. Dėshtimi ose anomalia e njė rezultati qė nuk pėrputhet me paradigmin dhe nuk shikohet si njė refuzim i paradigmit. Ēfarė ėshtė e rėndėsishme ėshtė agregati i rasteve korrekte kundrejt atyre anomaloze. Kur paradigmi arrin tė humbė fuqinė predikuese, atėherė shkenca arrin njė "krizė" dhe njė paradigmė i ri mė i pėrshtatshėm kundrejt rezultateve lind. Ky proces ėshtė pikėrisht ēfarė ndodh me paradigmin e Luftės sė Ftohtė se kompeticionit ideologjik ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit, njė paradigmė ia vlen tė pėrmendet qė nuk ishte perfekt dhe nuk shpjegon ēdo rast krizėn e sė cilit njerėz si Huntingtoni dhe Fukuyama u pėrpoqėn ta zhgjidhin me vizionet e tyre tė botės sė fund dhe fillim shekullit. Vetė madhėsia e kėtyre teorive detyron kundrejt abstraktizmit. Idetė e mėdha nga vetė natyra e tyre lėnė jashtė nganjėherė nuancat dhe hijet e realitetit. Por nuk do tė thotė qė kėto teori nuk janė tė dobishme pėr tė krahasuar faktet dhe realiteti kundrejt tyre. Pa ato do ekzistonte njė kaos dhe ngatėrrim akademik dhe intelektual. Huntingtoni vetė thotė nė libėr qė teoria e tij synon tė shpjegojė botėn e fundshekullit tė 20-tė dhe fillimit tė shekullit tė 21-tė dhe personalisht iu thoshte studentėve tė tij qė teoritė shkencore duhet tė rregullohen dhe rikrijohen pėrtej hapėsirės dhe kohės. Pra, fakti qė Shqipėria ose disa raste tė tjerė, nuk pėrputhen lehtė me teori, nuk e zhvlerėson atė. Shkrimtari i madh Ismail Kadare dhe akademiku kosovar Rexhep Qosja kanė debatuar gjatė mes tyre pėr identitetin kombėtar shqiptar. Si i vlerėsoni idetė e dy kolosėve tė mendimit shqiptar duke ditur qė ata nuk e pranojnė teorinė e njėri tjetrit?
Nuk jam i mirinformuar mbi debatin midis Kadaresė dhe Qoses sepse e kam ndjekur vetėm nga larg dhe nga burime dytėsore. Nuk mund tė komentoj mbi tė.

Nė hartėn e krijuar nga Ėkipedia sipas teorisė sė pėrplasjes sė qytetarimeve tė Huntingtonit, Shqipėria ėshtė ngjyrosur me ngjyrėn jeshile, pra nėnkupton qė profesori e ka futur vendin tonė nė njė vend islamik. Por ekziston edhe njė teori tjetėr qė jeshilja e profesorit ėshtė disi mė e hapur dhe ai e cilėson Shqqiprinė njė qytetėrim specifik. E para, si e vlerėsonte Shqipėrinė dhe shqiptarėt profesor Huntington dhe e dyta, cili ėshtė raporti i shqiptarėve me qytetėrimin Perėndimor dhe raporti me shtetet islamike?
Identiteti kombėtar i ēdo kombi shfaq njė varje nga patologjia (rruga) historike qe ka ndjekur. Pa diskutim qe 500 vjet nėn Perandorinė Osmane kanė pasur njė impakt tė madh mbi kulturėn sociale dhe politike shqiptare dhe qė ky impakt ėshtė i shfaqur sot nė Shqipėri. Besoj se kjo ėshtė ēfarė Huntingtoni, duke e analizuar Shqipėrinė nga larg, ėshtė pėrpjekur tė pėrcjellė me ngjyrosjen e Shqipėrisė me jeshile. Ėshtė njė veprim indikativ i teorisė sė gjerė dhe jo pėrcaktues nga ana e tij. Pra nuk do tė thotė se vlera tė tjera tė rrjedhura nga Perėndimi dhe Lindja Evropiane, si dhe kultura sociale dhe politike komuniste, e cila ėshtė akoma mė e freskėt nė kujtesėn tonė, nuk janė prezente. Nė tė kundėrt, ato janė po aq tė rėndėsishme dhe nė fakt, siē thashė mė lart, lėvizja jonė pėr pavarėsi ka qenė e influencuar nga Perėndimi. Gjithashtu duhet patur parasysh qė historikisht impakti dhe rėndėsia e vlerave tė ndryshme nė njė shoqėri ndryshon relativisht nė bazė tė rrethanave, sfidat dhe oportunitetet me te cilat ajo pėrballohet. Prandaj ka njė pėrzierje vlerash nė konkurencė dinamike tė absorvuara nga historia jonė me tė tre qytetėrimet. Mbi rolin e fesė nė identitet, tė cilės Huntingtoni i vendos shumė rendėsi pėr hir tė faktit se shumica e shoqėrive nėpėr botė e bazojnė rėnien mė thelbėsore tė identitetit tė tyre nė fe dhe se globalizimi ka sjellė njė rizgjim te rolit tė fesė mbarėbotė, do tė thosha se eksperienca jonė me komunizmin ka rezultuar nė njė laicizm tė pėrgjithshėm njė venėr fetar i cili, siē qėndron ėshtė mė shumė shfaqje e lirisė fetare tė rigjetur pas komunizmit se njė ndėrthurje reale me fenė. Ky realitet ka rezultuar nė njė stabilitet midis komuniteteve fetare dhe prezanton njė oportunitet per rivulosjen e bashkėpunimit dhe mirėkuptimit fetar shqiptar. Toleranca dhe mirėkuptimi fetar shqiptar shikohet me tė drejtė nga bota si njė nga atributet mė tė larta tė shoqėrisė tonė, nė mos mė i larti. Por prezanton edhe disa sfida, mė e madhja e tė cilave ėshtė rreziku i importimit tė rrymave fetare nga jashtė, tė cilat janė produkt i vendeve, rrethanave dhe i njė momenti historik tė veēantė dhe qė s'kanė tė bėjnė fare me Shqipėrine. Shoqeria shqiptare duhet tė ketė shumė kujdes nga importimi i interpretimeve radikale tė ēfarėdo feje dhe qeveria shqiptare, duke luajtur njė rol pozitiv nė kėtė mes, duhet t'ju furnizojė komuniteteve dhe studiuesve fetare fonde pėr studim dhe angazhim tė drejtpėrdrejtė me tekstet dhe parimet tė pėrkatėsisė fetare, qė feja shqiptare tė reflektoje njė dijeni tė pastėr dhe tė lartė tė principeve tė feve tė ndryshme dhe ta pėrdorė kėtė njohuri nė angazhimin e komuniteteve pėrkatėse me sfidat qė na pėrballin si varfėria, rėnia nė nivelit tė edukimit, e tė tjera. Pra ngjyra e Shqipėrisė dhe e disa vendeve tė tjera nė hartėn e Huntingtonit, mbase duhet tė jetė njė pėrzierje ngjyrash tė ndryshme. Demografika shqiptare shfaq njė gradient qjeografik dhe pėrzierje. Harta e Huntingtonit duhet tė shikohet si indikative e thelbit tė teorisė sė tij dhe jo si pėrcaktuese kundrejt vlerave dhe kulturės shqiptare.
A keni ndonjė mbresė tė veēantė nga profesori lidhur me Shqipėrinė dhe shqiptarėt?
Huntingtoni si njeri, mendimtar dhe veprat e tij pėrmbajnė disa leksione tė vlefshme pėr ne si komb. Si mendimtar, veprat e tij pėrcjellin disa leksione: Sė pari, konkluzioni e veprės sė tij "Rendi Politik nė Shoqėritė nė Ndryshim", e cila po konsiderohet nga politologėt si libri i tij me mė shumė impakt. ("Pėrplasja" anasjelltas ishte vepra e tij mė me shumė famė), ėshtė qė zhvillimi dhe ndryshimi social ekonomik mund tė sjellin po aq degradim politik sa zhvillim nėqoftėse nuk janė tė shoqėruara nga zhvillimi i institucioneve politike. Proceset e zhvillimit dhe modernizimit pra mund tė kenė njė efekt negativ politik. Supozimi i pėrhapur ndėrmjet teoristėve tė modernizimit dhe ekonomistėve ishte dhe ėshtė qė tė gjitha gjėrat e mira shkojnė sėbashku dhe se mirėqėnia ekonomike sjell domosdoshmėrisht rendin dhe mirėqėnien politike. Realiteti, sipas studimit tė Huntingtonit dhe eksperiencės sė shumė vendeve nė zhvillim nga vitet '60-tė deri mė sot, flet ndryshe. Kėtė realitet mund ta shikojmė edhe nė Shqipėri ku pėrēka rritjes ekonomike nė 10-vjeēarin e fundit, zhvillimi ekonomik nuk ka sjellė shumė pėrparėsi politike. Njė nga arsyet kryesore tė ketij predikamenti ėshtė kryesisht mosprezervimi gjatė ndryshimit tė pushtetit tė institucioneve tė shtetit dhe shėrbimit civil, por dhe mosinvestimi relativ nė to. Kjo tendencė paraqet tė paktėn dy rreziqe: arbitraritetin dhe arrogancėn e pushtetit ekzekutiv dhe krijimin e njė cikli vicioz ku ēdo administratė qė hyn ndryshon stafin civil, i cili pėrmban vazhdimėsinė institucionale. Duket se klasa politike shqiptare harron se demokracia nuk ėshtė thjesht elektoralizėm, pra mbajtja nė intervale dhe mėnyrė tė rregullt tė zgjedhjeve, por edhe institucionet qė sigurojnė sė pari udhėheqje nga ligji dhe pastaj nga individėt. Sė dyti, dy librat e tij tė angazhuar me rolin e vlerave kulturore mbi demokratizimin, zhvillimin dhe konfliktin dhe paqen, "Pėrplasja e Qytetėrimeve" dhe "Vlera e Kulturės," pėrcjellin impaktin e patologjisė historike tek njė komb dhe vlerat e mira dhe tė kėqia qė krijon kjo gjė. Si njė vend qė kemi kaluar nga njė feudalizėm osman nė monarki tė vetėshpallur, nė njė regjim sulltanistik komunist, Huntingtoni do paralajmėronte tė jemi gjithmonė sensitiv ndaj tė qėnit autoktratikė nė kulturėn politike shqiptare dhe tė pėrpiqemi ta luftojmė kėtė ndėrmjet angazhimit personal e civil dhe ndėrtimin e institucioneve shtetėrore qė sigurojnė kontabilitet nė pushtet. Siē e pėrmenda, nė shprehjen e tij tė famshme, senatori amerikan Moynahan, ka thėnė "se vėrteta konservatore ėshtė qė kultura, jo politika, pėrcakton suksesin e njė shoqėrie." Shumica e kėrkimit akademik tė Huntingtonit ishte e dedikuar nė analizimin e kėsaj filozofie. Por anasjelltas, Moynihan, tha se "e vėrteta liberale ėshtė qė politika mund tė ndryshojė kulturėn dhe ta shpėtojė atė nga vetėvetja." Perēka se ishte njė mendimtar konservator, Huntington ishte gjithashtu njė demokrat i dedikuar gjithė jetėn e tij. Ai shėrbeu nė Shtėpinė e Bardhė tė Presidentit Karter dhe ishte kryekėshilltar pėr politikėn e jashtme i kundėrshtarit tė Nixonit, Hubert Humphrey. Huntingtoni pėrfaqėsonte njė lloj tė rrallė politikanėsh demokratė (produkt i kohės sė Roosevelt dhe Thruman) qė ishin realistė kundrejt konditave njerėzore por edhe tė shtyrė kundrejt procesit historik pėr t'i ndryshuar ato. Pėrēka se depėrtimi i tij kryesor si politolog ishte tė theksonte tė vėrtetėn konservatore, synimi i tij ishte tė vinte nė dukje dhe tė zbėrthente pengesat e mėdha tė kultures, zhvillimit politik dhe paqes pėr tė arritur sado pak apo ngadalė tė vėrtetėn liberale. Sė fundi, jeta dhe njeriu Huntington pėrfaqėsojnė vlerat mė tė larta tė njė qytetari dhe fuqinė e intelektualit pėr tė influencuar politikėn dhe mė gjerė kursin e historisė. Huntingtoni ishte njė mendimtar i madh i kategorisė sė "big idea" men, veprat e tė cilėve jo vetėm kanė shpjeguar transformimin shoqėror, por e kanė kristalizuar dhe dirigjuar atė. Shembulli i tij tregon qė intelektualėt kanė njė fuqi konkrete mbi drejtimin e historisė. Huntingtoni besonte nė kėrkim akademik qė kishte implikime reale pėr politikėn e Amerikes dhe debatet e kohės dhe ndoqi kėtė model gjithėkohės. Huntingtoni pėrcolli gjithashtu nocionin se jeta akademike nuk ėshtė e bazuar mbi xhentilesėn intelektuale. Ai ishte i ftohte dhe i mprehte ne ide dhe nuk tė falte intelektualisht, por e pėrcillte kritikėn e tij me politesėn personale mė tė lartė. Huntingtoni ndiqte nė esencė modelin Sokratik tė bashkėbisedimit, ku synimi i njė dialogu ndėrmjet miqsh studentė e profesorė dhe individit dhe shoqėrisė ėshtė arritja tek e vėrteta. Nuk kishte personalizim nė debat me tė. Egot gjithmonė liheshin jashtė dhomės, duke filluar me vetėkrenarinė e ideve tė njeriut qė meritonte mė shume dhe ai ishte i gjerė nė mendim dhe respektonte idetė e tė tjerėve. Huntingtoni gjithashtu nuk sakrifikoi asnjėherė principet e tij pėr pushtet, akses, ose lirėsi dhe gjithmonė sfidoi idetė e gabuara dhe tė vetėqena tė kohės. Ai nuk i lejoj asnjėherė normat e korrektesės politike dhe vetėcensurėn ta pengonin nga kėrkimi i sė drejtės e tė vėrtetės. Mendoj se kjo ėshtė arsyeja qė dhe librat e tij kanė qenė kaq kontroversiale fillimisht dhe aq konsenguent kur janė pranuar. Siē dėshmojnė miqtė dhe studentėt e tij, jeta e Huntingtonit reflektoi nė nivelin mė tė lartė principet anglo-protestante qė i vlerėsonte dhe dėshironte shumė: puna diligjente, ndershmėria, kurajoja, luajaliteti dhe patriotizmi. Siē u shpreh Eliot Cohen nė elulogjine e tij pėr Huntintonin, ai ishte njė profesor i madh qė jeton padyshim pas vdekjes sė tij nė shkrimet e tij, por gjithashtu nė jetėt qė ai ka prekur, vlerat qė ka pėrcjellė dhe shembullin qė ka vendosur. Kėshtu ishte rasti me Samin, profesori, mentori, kolegu, dhe miku i reveruar i shume studentėve, tė cilėve do t'ju mungojė shumė dhe tė cilėt nė mungesėn e tij do pėrpiqen tė mbajnė gjallė shembullin e tij. Njė njeri dhe mendje e kalibrit tė tij do t'i mungojė botės nė dekada plotė sfida pėrpara.

Shkruar nga Roland Qafoku




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio