Studentet.info
Lajme : Betimi i Obamės online nė Kėndin Amerikan nė Tetovė
Kyqur 20-01-2009 4:06:44 (1417 Lexime)


TETOVĖ, 20 JANAR - Ceremonia e inaugurimit tė presidentit tė zgjedhur tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės (SHBA), Barak Obama, tė martėn me fillim nė ora 17:30, do tė transmetohet drejtpėrdrejt nė Kėndin Amerikan nė Tetovė. Kjo festė inaugurimi, pėr qytetarėt e Tetovės do tė komentohet nga Matt Keener, shefi i zyrės pėr ēėshtje politike nė Ambasadėn e SHBA nė Maqedoni. Tė pranishmit do tė kenė mundėsi tė bashkėbisedojnė me zyrtarin amerikan, pėr tė gjitha ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me kėtė ngjarje tė madhe amerikane, ku do tė bėhet betimi i kryetarit tė ri amerikan, i cili ka premtuar ndryshime , qė do tė kenė ndikime edhe nė gjithė botėn.

Betimi ka 36 fjalė dhe bėhet duke vėnė dorėn mbi bibėl dhe bėhet pėrpara kryetarit tė gjykatės supreme. Obama do tė pėrdorė edhe emrin e mesėm Hussein.

Gjithēka pėr 20 janarin nė Washington ėshtė gati. Pritet tė jetė njė prej ceremonive presidenciale mė tė ndjekura deri mė sot, pasi numri i pjesėmarrėsve do tė jetė mbi dy milionė persona. Ngjarjet e inaugurimit filluan mė 17 janar me njė udhėtim me tren qė nisi nė Philadelphia me ndalesė nė Wilmington, Delaware, Baltimore dhe Maryland, pėr tė mbėrritur mė pas nė Washington D.C. Aktivitete tė ndryshme festive po zhvillohen nė Washington nga 18 janari e do tė vazhdojnė deri mė 21 janar 2009. Betimi i presidentit dhe fjalimi do tė zhvillohen nė anėn perėndimore tė Capitolit nė mesditė. Zona e vėzhgimit tė publikut ėshtė “National Mall”, edhe pse njė pjesė ėshtė e rezervuar pėr ata qė kanė bileta. Familja Obama do tė ndjekė dhjetė ballo zyrtare mė 20 janar.

Familja Obama do tė nisė me ballon “Neighborhood Inaugural Ball”. Obama do tė jetė i pranishėm edhe nė “Ballon e komandantėve” nė Muzeun Kombėtar, ku do tė jenė tė pranishėm familjet e heronjve tė rėnė dhe ushtarakėve nė detyrė. Programi pėrfshin muzikė nga Aretha Franklin, violinisti Itzhak Perlman, pianistja Gabriela Montero dhe klarinetisti Anthony McGill. Poetja Elizabeth Alexander do tė recitojė, ndėrkohė qė do performojnė bandat e marinės sė SHBA-sė.

Masat e sigurisė

Masat e sigurisė janė tė pėrmasave ekstreme dhe do ketė njė angazhim tė plotė tė forcave tė sigurisė, duke pėrfshirė bllokimin e rrugėve, patrullimin e hapėsirės ajrore dhe asaj ujore qė rrethon Washingtonin. Departamenti Metropolitan i Policisė sė Washingtonit, i asistuar nga 96 departamente nga gjithė vendi, do tė dyfishojė forcat nė rreth tetė mijė oficerė policie. Mė shumė se 100 kalorės tė policisė sė Virginias do tė jenė nė kryeqytet, ndėrkohė qė pjesa tjetėr do tė vendosė patrulla nė pjesėn veriore tė Virghinias. “Ne marrim parasysh gjithnjė mė tė keqen dhe shpresojmė pėr mė tė mirėn”, u shpreh Cornne Geller, zėdhėnėse e policisė sė shtetit tė Virginias. Pėr shkak tė numrit tė madh tė njerėzve tė rėndėsishėm qė do tė marrin pjesė, Departamenti i Sigurisė sė Vendit e ka cilėsuar inaugurimin si “Ngjarje Speciale e Sigurisė Kombėtare”.
“Nuk ka pasur asnjė kėrcėnim serioz terrorizmi pėr ditėn e inaugurimit”, u shprehėn zyrtarė tė policisė.

Agjenda e Inaugurimit

8:00 – Hapen portat pėr personat me bileta qė do tė ndjekin ceremoninė, numri i tė cilėve do tė jetė 2 milionė.

10:00 – Fillojnė festimet paraprake, duke pėrfshirė pjesė muzikore nga banda e marinės sė SHBA-sė, kori “San Francisco Boys Chorus” dhe “San Francisco Girls Chorus”.

11:30 – Bėhet thirrje pėr qetėsi dhe falėnderohen tė ardhurit nė ceremoni nga senatorja Dianne Feisntein.
Kėndon Aretha Franklin.
Zėvendėspresidenti Joe Biden bėn betimin.
Itzhak Perlman, Yo-Yo Ma, Gabriela Montero dhe Anthony McGill interpretojnė muzikėn e kompozuar nga John Williams.

12:00 – Ashtu siē specifikohet nė kushtetutėn amerikane, mandati zyrtar i presidentit fillon nė orėn 12 tė 20 janarit. Barack Obama do tė kryejė betimin, i cili ėshtė njė deklaratė e thjeshtė, prej 36 fjalėsh:
“Unė betohem solemnisht se do tė ekzekutojė me besnikėri detyrėn e presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe do tė jap maksimumin tim, do tė ruaj, do tė pėrkrah dhe do tė mbroj Kushtetutėn e Shteteve tė Bashkuara”.

12:05 – Presidenti Barack Obama do tė mbajė fjalimin e tij tė inaugurimit, duke i folur kombit dhe botės pėr herė tė parė si president i SHBA-sė.
Lexim poezie – Elizabeth Alexander.
Urata nga pastori Dr. Joseph E. Lowery.
Interpretohet himni kombėtar.

13:00 – Dreka zyrtare e inaugurimit.
Parada nga bulevardi “Pensylvania Avenue” drejt “Capitol Hill” nė Shtėpinė e Bardhė.
Pėrgjatė gjithė ditės do tė vijojnė ballo tė shumta inaugurimi qė do tė mbahen nė Washington. Nė disa prej tyre do tė jetė dhe presidenti Obama, tė tjerat do tė jenė thjesht festa.


Fakte rreth aktiviteteve tė inaugurimit

Kur dhe si fillon ceremonia?

Ngjarjet e inaugurimit filluan mė 17 janar me njė udhėtim me tren qė nisi nė Philadelphia me ndalesė nė Wilmington, Delaware, Baltimore dhe Maryland, pėr tė mbėrritur mė pas nė Washington D.C.

Kur nisin dhe mbarojnė aktivitetet?

Aktivitetet e ndryshme festive do zhvillohen nė Washington, kryeqytetin e SHBA-sė, nisėn nga 18 janari deri mė 21 janar 2009.

Ku ndodhet vendi i betimit tė presidentit?

Betimi i presidentit dhe fjalimi do tė zhvillohen nė anėn perėndimore tė Capitolit nė mesditė. Zona e vėzhgimit tė publikut ėshtė “National Mall”, edhe pse njė pjesė ėshtė e rezervuar pėr ata qė kanė bileta.

Sa do tė jetė numri i pjesėmarrėsve?

Inaugurimi pritet tė ndiqet nga dy milionė njerėz, ēka do tė vendosė rekord. Numri mė i madh i njerėzve qė kanė ndjekur njė inaugurim presidencial ka qenė 1.2 milion nė inaugurimin e Lyndon Johnsonit, pas vrasjes sė presidentit Kennedy. Dy inaugurimet e presidentit George W. Bush u ndoqėn nga rreth 300 mijė njerėz.

Paratė pėr kontribute me rastin e inaugurimit

Ndryshe nga fushatat politike, nė rastin e festimeve tė inaugurimit nuk ka njė kufizim ligjor pėr shumėn e parave qė dikush mund tė kontribuojė.

Cili ėshtė rekordi i donacioneve pėr inaugurimin?

Nė inaugurimin e dytė tė George W. Bush, nė vitin 2005, shumė korporata kontribuuan me 250 mijė dollarė dhe shpenzimet mendohet se arritėn mė shumė se 40 milionė.

Vendimi i komitetit tė inaugurimit

Komiteti i inaugurimit tė Barack Obamės ka vendosur njė limit prej 50 mijė dollarėsh nė kontributet, pėr tė theksuar qėllimet e tyre nė “pėrkushtimin ndaj ndryshimit tė biznesit nė Washington”.

Veshja e presidentit, me smoking pas 15 vjetėsh

Obama ka blerė smokingun e tij tė parė nė 15 vjet pėr inaugurim. Smokingu u qep nga “Hart Schaffner Marx”, njė firmė veshjesh pėr burra nė Chicago.

Ballot ku do tė marrė pjesė familja Obama

Familja Obama do tė ndjekė dhjetė ballo zyrtare mė 20 janar. Familja Obama do tė nisė me ballon “Neighborhood Inaugural Ball”. Obama do tė jetė i pranishėm dhe nė “Ballon e komandantėve” nė Muzeun Kombėtar, ku do tė jenė tė pranishėm familjet e heronjve tė rėnė dhe ushtarakėve nė detyrė.

Baret dhe lokalet, festė dhe alkooli lumė

Gjatė katėr netėve tė festimeve tė inaugurimit, baret e pijeve alkoolike do tė mund tė rrinė hapur mė gjatė se zakonisht.

Yjet e artit pėr yllin e Presidencės

Programi pėrfshin muzikė nga Aretha Franklin, violinisti Itzhak Perlman, pianistja Gabriela Montero dhe klarinetisti Anthony McGill. Poetja Elizabeth Alexander do tė recitojė, ndėrkohė qė do tė performojnė bandat e marinės sė SHBA-sė.

13 mijė trupa nė dispozicion tė sigurisė

Policia e Qarkut tė Columbias pritet qė tė dyfishohet nė tetė mijė forca, me oficerė policie nga gjithė vendet e SHBA-sė pėr tė ofruar siguri tė nivelit tė lartė. Do tė jenė dhe 11.500 trupa qė do tė asistojnė nė masat e sigurisė. Pesė mijė nga kėto trupa do tė marrin pjesė nė paradėn e inaugurimit nė kapacitetin ceremonial. 1300 forca tė paarmatosura nė Gardės Kombėtare do tė ndihmojnė policinė nė kontrollin e turmės.

Betohet edhe zėvendėsi Biden, pas tij Obama

Zėvendėspresidenti Joe Biden do tė betohet i pari nga zėvendėsgjykatėsi i Gjykatės sė Lartė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, John Paul Stevens, e mė pas Obama do tė betohet para kryetarit tė Gjykatės sė Lartė, John Roberts.

Njė dorė nė bibėl gjatė betimit

Obama do tė betohet me dorėn nė biblėn e pėrdorur nga presidenti Abraham Lincoln nė inaugurimin e tij tė parė, nė vitin 1861 dhe do tė pėrdorė frazėn “ndaj mė ndihmo o Zot” nė fund tė betimit.

21 tė shtėna armėsh para fjalimit tė Obamės

Betimi i presidentit Obama do tė pasohet nga njė pėrshėndetje prej 21 tė shtėnash armėsh nga forcat e armatosura dhe mė pas nga fjalimi i Obamės.

Emri i mesit, tani quhet Barack Hussein Obama

Obama ka vendosur tė ndjekė traditėn dhe tė pėrdorė emrin e tij tė plotė, duke pėrfshirė dhe emrin e mesit, Hussein. Vendimi pėr pėrdorimin e emrit tė tij tė mesit ėshtė pjesė e njė pėrpjekjeje pėr tė “rregullimin e imazhit tė Amerikės nė botė”, sipas Obamės.

Kontroll pėr kontrollin e kontrolleve

Tė gjithė pjesėmarrėsit nė ceremoni, duke pėrfshirė publikun e pėrgjithshėm dhe ata me bileta, do tė jenė subjekt i kontrollove tė sigurisė pėrpara se tė hyjnė nė rrugėn, ku do zhvillohet parada dhe nė ballot e inaugurimit.

Ēfarė do tė ndalohet gjatė festės?

Si masė sigurie do tė ndalohen njė sėrė objektesh nė rrugėn e paradės, pjesėn para Shtėpisė sė Bardhė dhe ballove tė inaugurimit. Kėto objekte pėrfshijnė armėt e zjarrit, armėt e ēdo lloji, pakot, termoset, ēantat e shpinės, kafshėt etj.

Siguri nga ajri dhe nga deti

Masat e sigurisė pėrfshijnė ruajtjen e hapėsirės ajrore dhe atė detare. Tė gjitha rrugėt ujore pėrreth Washingtonit do tė jenė tė mbikėqyrura nga forcat e sigurisė.

Pastori qė ėshtė kundėrshtar i homoseksualėve

Ėshtė debatuar shumė pėrzgjedhja e pastorit Rick Warren pėr tė predikuar nė inaugurim, pėr arsye se ai ėshtė kundėrshtar i martesave mes homoseksualėve dhe abortit. Ndėrkohė, urata e bekimit do tė mbahet nga Joseph Lowery.

Inaugurimi i Obamės, 200 vjet pas lindjes sė Linkolnit

Tema e inaugurimit tė presidentit Barack Obama do tė jetė “Njė rilindje e lirisė”, nė pėrkujtim tė 200-vjetorit tė lindjes sė presidentit amerikan, Abraham Lincoln.

Rritet popullariteti i Obamės nė prag tė betimit

Njė sondazh i fundit tregon se shumica e amerikanėve e shohin ceremoninė e sotme si njė shans pėr bashkimin e vendit dhe jo si njė ngjarje politike.
84 pėr qind e tė pyeturve thanė se miratojnė mėnyrėn sesi Obama ka pėrballuar periudhėn e tranzicionit.
Nga mesi i dhjetorit, popullariteti i presidentit ėshtė rritur me 2 pėr qind.
Sondazhi tregon gjithashtu se 6 nė 10 amerikanė mendojnė se ceremonia do tė jetė festė nė demokraci, ndėrsa 68 pėr qind e tė pyeturve janė tė lumtur se ai do tė bėhet president.
Pėr sa i pėrket fjalimit tė sotėm, 85 pėr qind thonė se do tė jetė i shkėlqyer, ose i mirė.
Ndėrsa pėr nėntė ndėr 10 afro-amerikanė, zgjedhja e Obamas ėshtė njė ėndėrr e bėrė realitet.

American Corner Tetovo
House of Culture
Str. ‘Iliria‘, nn
Tetovo, 1200
Tel: 044 332 183
actetovo@yahoo.com




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio