Studentet.info
Lajme : USHT nėnshkruan marrėveshje bashkėpunimi me Universitetin e Novi Pazarit
Kyqur 29-01-2009 5:06:50 (1344 Lexime)

TETOVĖ, 28 JANAR - Nė vazhdėn e bashkėpunimeve ndėrkombėtare dhe internacionalizimin e Universitetit, USHT nėnshkruan edhe njė marrėveshje bashkėpunimi, kėtė herė me Universitetin e Novi Pazarit. Marrėveshja e nėnshkruar nga rektorėt e dy institucioneve tė larta arsimore, prof. dr. Sadi Bexheti dhe prof. dr. Mevlud Dudić dhe nė praninė e pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė tė dy universiteteve, pėrfshin disa pika bashkėpunimi, duke filluar nga shkėmbimi i informacioneve pėr programet studimore, shkėmbimin e stafit akademik dhe studentėve, organizimin dhe implementimin e projekteve tė pėrbashkėta, inciminin e projekteve tė pėrbashkėta hulumtuese, seminareve, takimeve profesionale etj. Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti me rastin e nėnshkrimit tė marrėveshjes pėr bashkėpunim u shpreh: “Duke njohur rrethanat e ngjashme tė Universitetit tė Novi Pazarit me Universitetin Shtetėror tė Tetovės, ne jemi tė gatshėm tė mbėshtesim kėtė bashkėpunim, nė fushat e pėrbashkėta ku organizojmė studime, si nė nivelin deridiplomik ashtu edhe atė tė masterit dhe doktoraturės dhe nė ēdo projekt me interes tė pėrbashkėt”.

Nga ana tjetėr, Rektori i Universitetit tė Novi Pazarit, prof. dr. Mevlud Dudić u shpreh mirėnjohės pėr pėrkrahjen dhe bashkėpunimin e filluar me Universitetin Shtetėror tė Tetovės. “Duke pasur parasysh se Universiteti i Novi Pazarit ėshtė institucion relativisht i ri dhe thuajse ka historik tė ngjashėm me Universitetin Shtetėror tė Tetovės, duke u nisur nga fakti se qyteti i Novi Pazarit vetėm vitet e fundit arin tė organizoj studime tė nivelit universitar, marrėveshja e bashkėpunimit me USHT ėshtė e njė rėndėsie historike pėr ne dhe shumė domethėnėse.”- u shpreh rektori Dudić. Edhe menaxheri gjeneral i Universitetit tė Novi Pazarit, Nusret Nicević shprehu falėnderime USHT-sė pėr pėrkrahjen dhe pėr kėtė nismė bashkėpunimi. “Nėnshkrimi i kėsaj marrėveshjeje bashkėpunimi ėshtė e njė rėndėsie shumė tė veēantė pėr universitetin tonė dhe ne fuqishėm besojmė se bashkėpunimi mes dy universiteteve tona do tė jetė shumė intensiv dhe i frytshėm” – u shpreh Nicević.

Pėrndryshe, Universiteti i Novi Pazarit ėshtė themeluar nė vitin 2002 dhe organizon studime nė pesė fakultete, edhe atė nė Fakultetin e shkencave humane, Fakultetin juridik, Fakultetin e menaxhmentit,Fakultetin e teknologjive informative dhe nė fakultetin e arteve, me gjithsej 10 programe studimore.

Ndėrkaq organizojnė studime tė disperzuara edhe nė mė shumė qytete si nė Nish, Panēevė, Suboticė dhe sė fundi edhe nė Beograd. Gjithsej nė Universitetin e Novi Pazarit studiojnė mbi 4000 studentė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio