Studentet.info
Lajme : Rektorati: Do tė negociojmė me Ministrinė e Arsimit dhe Financės
Kyqur 23-03-2005 4:24:49 (1656 Lexime)


Universitetit tė Tiranės i "vidhen" 130 milionė lekė

Universiteti i Tiranės pėrfiton rreth 130 milionė lekė mė pak nga tė ardhurat qė krijon vetė.

Tiranė 23 MARS- Gjatė diskutimit tė ndarjes sė buxhetit pėr Universitetin nė mbledhjen e Senatit, nisur nga zėrat e ardhura nga Ministria e Arsimit, specialistėt e kėtij institucioni vunė re se nga tė ardhurat, qė siguron vetė Universiteti i Tiranės pėr vitin 2005, janė ulur pa tė drejtė rreth 130 milionė lekė. "Prandaj, stafit tė Rektoratit i del detyrė qė kėtė problem t'ua bėjė tė pranishėm dhe tė negociojė me Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės dhe me Ministrinė e Financave", thuhet nė relacionin e vendimit tė Senatit.




PAGAT E UNIVERSITETIT
Po kėshtu, nga zėri i fondit tė pagave, stafi administrativ i Rektoratit duhet tė bėjė llogaritje tė sakta dhe tė kėrkojė nė Ministrinė e Arsimit nevojat pėr kėtė fond, sepse rritja reale e pagave, sipas pėrllogaritjeve arrin nė 782 221 lekė. Probleme ka gjithashtu edhe nė zėrat e tjerė tė buxhetit. "Zėri i shpenzimeve operative pėr vitin 2005 ka ardhur 28 200 mijė lekė nga 105 000 mijė lekė qė ka qenė nė vitin 2004 ose rreth 73 pėr qind mė pak", vazhdon relacioni. Gjithashtu, vendimi i Senatit, thekson se, "si bazė pėr ndarjen e buxhetit tė vitit 2005 ka shėrbyer pėrvoja e vitit tė kaluar, si nga pikėpamja e parashikimit, ashtu edhe e zbatimit tė buxhetit". Gjatė mbledhjes sė Senatit, edhe disa shefa departamentesh janė shprehur tė pakėnaqur pėr rindarjen e buxhetit, pėr shkak se fondet e fakulteteve, qė mbeten tė parealizuara, do t'u kalojnė fakulteteve tė tjera.

PROBLEMET
Fakultetet duhet tė hartojnė dhe raportojnė ndarjen e buxhetit, duke filluar nga departamenti, si njėsia bazė e krijimit dhe e konsumit tė vlerave. "Parimit tė hartimit tė njė buxheti tė detajuar zė pėr zė, si dhe tė argumentuar me vlerat konkrete, duhet t'i kushtohet njė vėmendje e veēantė, pėr tė synuar pėrmirėsimin e menaxhimit financiar tė Universitetit tė Tiranės, si dhe pėr tė mundėsuar realizimin e njė kontrolli operativ pėr plotėsimin nė kohė tė zėrave tė buxhetit", thuhet nė relacion. Specialistėt shtuan se "nė buxhetin e vitit 2004 ka pasur mangėsi nė miratimin e shifrave nga ana e disa fakulteteve, qė nuk u analizuan nga kėshillat e fakulteteve pėrkatėse, mbi mėnyrėn e shpenzimeve tė shifrave tė buxhetit, tė miratuara nga Senati". Kėshtu, nga disa fakultete nuk janė analizuar me transparencė edhe disa zėra shpenzimesh, gjė qė ka bėrė qė kėta zėra tė zėnė rreth 70 pėr qind tė totalit, si praktikat mėsimore nė mirėmbajtjen e ndėrtesave, si dhe lyerje pa kriter.



Fondi pagave

Fondi i pagave tė pedagogėve i parashikuar pėr vitin 2004, ka qenė 549 610 lekė. Ndėrkaq, fondi i pagave tė pedagogėve pėr vitin 2005, ku parashikohet edhe rritja e pagave tė tyre pas grevės, ėshtė 646 331 lekė. Pėr tė pėrballuar rritjen nė fakt, duhen 782 221 lekė, ose 30 pėr qind mė shumė.



Pagat
Reagon Ministria e Arsimit


Ministria e Arsimit thotė se buxheti i pagave tė pedagogėve ėshtė mėse i mjaftueshėm. "Buxheti i Universitetit tė Tiranės ka pėsuar njė rritje nė total prej 18 pėr qind ku pėrfshihen shpenzimet pėr pagat, sigurimet shoqėrore, shpenzimet operative, bursat e studentėve dhe investimet. Fondi i pagave i pėrbėrė nga financimet qė pėrftohen drejtpėrsėdrejti nga buxheti si dhe nga tė ardhurat qė krijohen nė universitete llogaritet tė jetė rritur nė shifrėn 28 pėr qind me tė cilėn pėrballohet plotėsisht rritja e pagave tė pedagogėve bazuar nė vendimin e fundit tė Kėshillit tė Ministrave", thanė burime nga zyra e shtypit, nė Ministrinė e Arsimit dhe tė Shkencės.

Nga:Gazeta "Panorama"




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio