Studentet.info
Lajme : Nora, vajza shqiptare, lidere studentėsh nė SHBA
Kyqur 31-01-2009 6:25:11 (1724 Lexime)

Washington, 31 JANAR - Brezi i ri shqiptar ka filluar tė shfaqet pretendues nė horizontin amerikan, me djemtė dhe vajzat e ardhura pas viteve '90, shumica e tė cilėve po shkėlqen nė shkollat amerikane.

Politikanėt nga Shqipėria pėrpiqen qė ta shfrytėzojnė si kapital politik pjesėmarrjen e tyre tė rastėsishme nė ceremoninė e pėrurimit tė Presidentit amerikan Barak Obama, ndėrkohė qė ftesa qė ata kanė siguruar pėr tė pasur njė vend nė atė ceremoni madhėshtore, natyrisht qė s'ėshtė shumė pėr merita intelektuale apo rezultate tė jashtėzakonshme nė fushėn pėrkatėse, por thjesht ėshtė siguruar nga Ambasada Amerikane nė Tiranė.

Ndėrkohė qė, janė disa studentė shqiptarė qė e kanė merituar qė tė ishin atje nė ditėn historike, falė meritave dhe cilėsive tė veēanta, rezultateve tė larta qė kanė arritur. Ata janė seleksionuar si mė tė mirėt nga vetė komuniteti i universiteteve amerikane. Pėr ata, ia vlen qė tė shkruhet.


Illyria, nė njė nga numrat e tij, para ceremonisė pėruruese tė presidentit, solli emocionet e Frashėr Ulaj nga Staten Island, student shqiptar, i cili gjithashtu ishte njė ndėr pjesėmarrėsit nė veprimtaritė promovuese tė Presidentit amerikan Obama. Pasi gjithēka ka pėrfunduar, kontaktuam me njė studente shqiptare nga Kosova, e cila ishte njė ndėr tė pėrzgjedhurat pjesėmarrėse nė kėtė ceremoni.


Nora Hajra, njė studente nga Ferizaj, ka ardhur nė SHBA gjatė luftės sė fundit nė Kosovė. Nora e ka njohur presidentin (para se ai tė kandidohej pėr kryetar tė shtetit mė tė fuqishėm tė botės) nė njė emision tė njohur tė Oprah-s. Qysh atėherė, asaj i ka bėrė pėrshtypje tek ai elokuenca dhe thellėsia e mendimit. Nora tregon se nuk e kishte fare idenė se njė ditė ky afro-amerikan do tė kandidohej pėr president, por kishte filluar ta adhuronte, siē adhuron dr. Rugovėn, tė cilin ajo e ka idhull tė saj pėr vizionin politik.


Nora ėshtė studente e shkėlqyer dhe rezultatet e larta e veēuan pėr tė qenė nė ceremoninė madhėshtore. Ajo po ndjek vitin e fundit tė studimeve pėr shkencat politike nė Universitetin Shtetėror tė Arizonės dhe pritet tė diplomohet gjatė verės sė sivjetshme. Interesat e saj janė tė gjėra. Vajza nga Ferizaj, krahas diplomės pėr Shkencat Politike, pret tė marrė edhe njė diplomė tė dytė, atė tė muzikės, pas sė cilės ėshtė e pasionuar, ndėrkaq ėndėrr e saj ėshtė qė tė punojė nė diplomaci.


Nora pėrfaqėson brezin e ri tė kombit shqiptar, qė mė formimin e shkėlqyer, me shkallėn e inteligjencės, premtojnė qė tė sigurojnė atė ē'ka i ka munguar kombit tonė kėtu, nė supershtetin e demokracisė, pėrfaqėsimin shqiptar nė nivelet e larta tė shtetit amerikan.


Brezi i ri shqiptar ka filluar tė shfaqet pretendues nė horizontin amerikan, me djemtė dhe vajzat e ardhura pas viteve '90, shumica e tė cilėve po shkėlqen nė shkollat amerikane.


A do tė vijė dita kur komuniteti amerikan do t'u besojė djemve e vajzave tė kombit tonė, qė t'i pėrfaqėsojnė si liderė? Pse jo, Nora? Me pasionin pėr politikėn dhe diplomacinė, nė pėrzgjedhjen e saj tek grupimi i liderėve tė rinj, le tė shpresojmė se ajo do tė jetė njė pėrfaqėsuese e denjė e shqiptarėve nė Amerikė.


Po si shkoi Nora nė ceremoninė pėruruese tė Presidentit Obama? Nuk ka qenė rastėsi pjesėmarrja e vajzės nga Ferizaj nė pėrurim. Falė notės sė lartė gjatė studimeve nė shkencat politike, ajo ėshtė zgjedhur anėtare e National Honor Society of Collegiate Scholars dhe si njė lidere e ardhshme ėshtė pėrzgjedhur pėr tė marrė pjesė nė ceremoni.


Duke folur pėr pjesėmarrjen nė ceremoni, Nora thotė se ėshtė mahnitur nga organizimi i pėrkryer, qė nga arritja nė aeroportin e kryeqytetit tė SHBA-ve, pritja, vendosja nė hotelin e njohur Omni, pjesėmarrja nė disa seminare e konferenca, ku ligjėrues ishin politikanė tė njohur, analistė politikė, gazetarė tė shumė mediave mė nė zė tė Amerikės dhe filozofė e autorė veprash tė ndryshme me temė politike.


Ligjėrues tė tjerė kishin qenė edhe politikani i njohur Al Gore dhe nipi i Franklin D. Roosavelt-it, James Roosavelt Jr, me tė cilin vajza nga Kosova bėri njė fotografi.


Ditari i qėndrimit nė Washington pėrfshin ndodhi tė paharrueshme. Tė gjitha ditėt ishin tė mbushura me ngjarje emocionuese. Nė mėnyrė tė organizuar, studentėt kishin bėrė shėtitje e kishin vizituar monumente dhe muze te ndryshme dhe kishin marrė pjesė nė njėrėn nga ballot e shumta qė ishin mbajtur me kėtė rast.


Dita e madhe e pėrurimit kishte qenė kulmi i pėrjetimit pėr Norėn dhe pjesėmarrėsit e tjerė. Nora tregon se studentėt ishin zgjuar qė herėt me natė, dhe kishin zėnė vendet para Capitol Hill-it, duke pritur kėshtu momentin e madh historik, kur ishte zhvilluar ceremonia e pėrurimit tė kryetarit tė 44-t tė SHBA-ve, ngjarje tė cilėn e kanė ndjekur miliona njerėz anekėnd rruzullit.


Megjithėse moti ishte shumė i ftohtė, atmosfera jo vetėm nė mesin e qindra studentėve, por nė mesin gjithė tė pranishmėve, kishte qenė shumė, shumė e ngrohtė. Pothuaj tė gjithė ishin tė njė mendjeje: ishin kėto ēastet e para tė njė epoke tė re qė sapo kishte nisur tė agonte nė supershtetin e madh, kampion tė demokracisė, fatmirėsisht aleat i kombit tonė.


Pėr Nora Hajron, ky kishte qenė jo thjesht njė vėzhgim i njė ngjarjeje qė zbehet sapo ajo tė marrė fund, por njė pėrjetim qė skalitet thellė nė mbamendje dhe tė nxit ta vėshtrosh tė ardhmen larg, shumė larg.


Njė vajzė e ardhur nga Kosova nė kohėn e luftės, njė vajzė qė kishte parė tmerre me sy nė kohėn e zbrazjes sė vendlindjes, njė vajzė qė ka tė kthjellėt vizionin e sė nesėrmes, nuk do ta harrojė kurrė atė ditė...




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio