Studentet.info
Opinione : Pėr grevėn e studentėve tė mi
Kyqur 01-02-2009 14:22:04 (1326 Lexime)

Edmond Tupja

E di, e dini, e dimė, qofshim pedagogė apo jo, se studentėt janė nė grevė. Me plot tė drejtė. A e ke, a e keni, a e kemi parė modelin e diplomės qė ėshtė vendosur t'u jepet studentėve pasi tė kenė mbaruar ciklin e parė pra, trevjeēar, tė studimeve tė larta nė pėrputhje me Kartėn apo Sistemin e Bolonjės? Nėse po, pra, nėse e ke, e keni, e kemi parė me sytė e ballit dhe jo tė asaj pjese tė trupit ku kurrizi mban njė emėr tjetėr qė me byrekun ka tė pėrbashkėt vetėm dy shkronjat e para, atėherė duhet ta pranosh, ta pranoni, ta pranojmė se kemi tė bėjmė me njė turp kombėtar pėr tėrė universitetet tona publike.

Njė turp me salcė bolonjeze, a thua se ministria e Arsimit dhe e Shkencės ėshtė thjesht njė kuzhinė ku gatuhen vetėm spageti! Si mund t'i jepet njė studenti qė mbaron ciklin e parė universitar njė diplomė a mė saktė njė paēavure ku nuk shėnohet as emri i fakultetit qė e lėshon atė? Mos vallė Republika e Shqipėrisė, e pėrfaqėsuar nė kėtė rast nga ministria e Arsimit dhe e Shkencės, i trembet diēkaje tė pathėnė nė diplomat e saj tė ardhshme universitare? Mos vallė diku ligji pėr Arsimin e Lartė ēalon me kėmbėt e tij prej dordoleci, pavarėsisht patericave moderne? Mos vallė ideuesit dhe realizuesit e modelit mjeran tė diplomės nė fjalė ēalojnė edhe ata me tė gjitha kėmbėt jo vetėm tė trupit, por edhe tė trurit? Mos vallė kjo lloj diplome fsheh mendime tė mbrapshta, zhvleftėsuese e pėrbuzėse, pėr studentėt shqiptarė, pra, pėr studentėt e mi? Mos vallė me kėtė farė diplome, nė vend tė shkojė drejt Europės, arsimi ynė i lartė publik rrezikon tė shkojė drejt Eugropės?
Po, e di, e dini, e dimė se studentėt kanė tė drejtė nė zemėratėn dhe protestėn e tyre. Prandaj i pamė tė shkonin e tė qėndronin para ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės me pankarta nė duar duke hedhur gojarisht parullat e rastit. Por mendimi im ėshtė se fajin nuk e ka vetėm ministri Bejo. Atij dopiogjashtėn ia ka lėnė nė dorė krejt pabesisht paraardhėsi Pollo me byreklėpirėsit e tij tė cilėt e bėnė ēorap e lesh arapi arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė. E pata, e patėt, e patėm njė parandjenjė tė keqe atė ditė tė ēuditshme kur ministri Pollo u largua nga posti i tij nė majė tė Arsimit e tė Shkencės pėr t'u katapultuar zėvendėskryeministėr, nė njė kohė qė meritonte tė pėrfundonte atje ku e kanė vendin dhe kuvendin politikanėt dhe qeveritarėt dėshtakė, sepse mbi atė bie, shembet e plandoset njė pėrgjegjėsi e rėndė pėr ngadhėnjimin e stilit oportunist tė "ēorbės" nė tėrė ngrehinėn e arsimit tė lartė nė Republikėn e Shqipėrisė.
Studentėt tanė, pra, edhe studentėt e mi, duhet ta dinė se sot universitetet publike po paguajnė haraēin e pashmangshėm tė veprės mediokre tė paraardhėsit tė ministrit Bejo.

Dhe, sipas meje tė paktėn, pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė mban pėr kėtė edhe kryeministri Berisha, ashtu siē mban edhe pėr veprėn po aq mediokre tė paraardhėsit tė ministres sė sotme tė Shėndetėsisė. E di, e dini, e dimė se nė kėto dy sfera kaq jetėsore pėr shoqėrinė shqiptare tė ēoroditur, tė hallakatur nganjėherė deri nė trullosje gjatė kėtij tranzicioni mjaft problematik, haraēi pėr t'u paguar ėshtė tepėr i rėndė sepse paaftėsia dhe korrupsioni, qė u institucionalizuan dhe bėnė kėrdinė kur e majta qėndroi pėr tetė vjet nė pushtet, kanė krijuar njė mendėsi dhe disa reflekse qė sot janė theksuar edhe nga papėrgjegjshmėria e disa ministrave dhe e klaneve tė klonuara frikshėm nė gjirin e sė djathtės, nga babėzia e tyre pėr t'u pasuruar me ēdo kusht e me ēdo mjet.

Studenteve dhe studentėve shqiptarė brenda vendit, pra, edhe atyre qė kam nė klasė rregullisht, zbatimi me ngut tė madh dhe nė mėnyrė tė sipėrfaqshme i Kartės apo Sistemit tė Bolonjės, u ka sjellė mjegullim e ēoroditje lidhur me arsimimin e tyre dhe mundėsinė pėr t'u pajisur me njė diplomė qė do t'ua lehtėsonte futjen nė tregun e punės. Sot, modeli i diplomės qė u jepet, i fyen rėndė, i lėndon nė sedėr, i plagos nė dinjitet sepse ato dhe ata nuk janė as dele shterpė, as deshė tė tredhur. Prandaj edhe janė hedhur nė grevė e nė protesta, prandaj edhe ti, edhe ju, edhe ne, qofshim pedagogė ose jo, duhet patjetėr t'i pėrkrahim pa rezerva nė kėrkesat e tyre tė drejta.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio