Studentet.info
Lajme : Takimi fillestar rreth projektit “Programe studimore ndėruniversitare tė ciklit tė dytė dhe tretė nė Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė Maqedoni”
Kyqur 05-02-2009 4:54:13 (1500 Lexime)


TETOVĖ, 5 SHKURT - Nė hapėsirat e Rektoratit tė USHT-sė u organizua takim fillestar rreth projektit Tempus, tė fituar nga Universiteti Shtetėror i Tetovės me titull “Programe studimore ndėruniversitare tė ciklit tė dytė dhe tretė nė Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė Maqedoni”. Projekti do tė realizohet nė bashkėpunim me institucionet partnere: Universiteti i Gotebergut-Suedi, Akademia Diplomatike e Vjenės, Universiteti i Limozhės, University College Dublin, Universiteti “Shėn Kirili dhe Metodi”, Universiteti i Evropės Juglindore, Instituti Ndėrkombėtar pėr Paqe dhe Aleanca Franceze nė Tetovė. Nė takim u prezantuan pikat kryesore tė projektit dhe aktivitetet e parapara pėr 3 vitet e ardhshme, sa edhe zgjat projekti. Tė pranishėm nė kėtė takim ishin pėrfaqėsuesit e tė gjitha institucioneve partnere. Pėrndryshe, ky ėshtė njė nga projektet mė tė rėndėsishme nga 8 projekte gjithsej sa ka fituar USHT kėtė vit nga Komisioni Evropian. Nė vijim paraqesim shkurtimisht qėllimet dhe aktivitetet e projektit.

Rreth projektit

Ky projekt i Tempusit do tė krijojė programe master dhe tė doktoraturės tė pėrcjellura nga njė Institut pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare. Kėto tituj do tė ndahen bashkėrisht nga tre institucionet arsimore nė Maqedoni: Universiteti Shtetėror i Tetovės, Universiteti “Shėn Kirili dhe Metodi” dhe Universiteti i Evropės Juglindore. Bartės i projektit dhe udhėheqės ėshtė Universiteti i Goteburg, Suedi. Partnerė tė tjerė janė Akademia Diplomatike e Vjenės, Universiteti i Limozhės, dhe University College Dublin (UCD). Pėr mė tepėr, Instituti Ndėrkombėtar pėr Paqe dhe Alianca Franēeze nė Tetovė do tė mbėshtesin zhvillimin e kurrikulave tė programeve dhe Institutit. Projekti vijon sipas planeve paralele tė punės: themelimin e Institutit dhe zhvillimin dhe implementimin e kurrikulave.

Themelimi i Institutit

Drejtori i Institutit, dr. Vesel Memedi bashkė me menaxherin e Institutit do tė koordinojnė aktivitetet me pėrfaqėsuesit e Universitetit “Shėn Kirili dhe Metodi” dhe Universitetit tė Evropės Juglindore, pėr zhvillimin e Institutit. Aktivitete kryesore tė institutit janė koordinimi dhe menaxhimi i programeve studimore, pėrcaktimi i objektivave dhe aktiviteteve strategjike planifikuese , akreditimi dhe ndarja e titujve, si dhe funksione tjera. Trajnim fillestar do tė realizohet nė Universitetin e Goteburgut nė vitin e parė, Instituti Ndėrkombėtar pėr Paqe do tė asistojė nė vitin e dytė dhe trajnim i pėrbashkėt do tė realizohet nė vitin e tretė. Trajnimi pėrfshin metodologjitė e kėrkimit, menaxhimin, planifikimin strategjik, menaxhimin e burimeve njerėzore, dhe udhėheqėsinė. Pėr mė tepėr, aktivitetet fillestare tė Institutit do tė jenė tė fokusuara nė akreditimin e programeve/institutit nga Ministria e arsimit tė RM-sė.

Zhvillimi i kurrikulave/programeve studimore

Programi master do tė koncentrohet nė: Zgjidhjen e Konflikteve, Komunikimin Ndėrkulturor dhe Diplomacisė, si dhe Studime tė Paqes dhe Sigurisė. Secili nga specializimet do tė udhėhiqet nga njė partnerė evropian nė koordinim me njė institucion nga Maqedonia. Aranzhimet institucionale janė: Zgjidhja e Konflikteve tė udhėhequra nga Universiteti Goteburgut dhe USHT me asistencė nga University College Dublin; Diplomacia do tė realizohet nga Akademia Diplomatike e Vjenės dhe Universiteti i Evropės Juglindore; Studimet e Paqes dhe Sigurisė nga Akademia e Vjenės, Instituti Ndėrkombėtar i Paqes,Universiteti i Limozhės dhe Universiteti “Shėn Kirili dhe Metodi” i Shkupit. Programi i doktoraturės PhD ka dy specializime mbi Zgjidhjen e konflikteve dhe Marrėdhėnie diplomatike/tė sigurisė tė udhėhequra nga Universiteti Goteborg, respektivisht nga Akademia Diplomatike e Vjenės. Institucionet e Maqedonisė do tė dėrgojnė nga tre profesorė pėr specializime.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio