Studentet.info
Lajme : U formua Rrjeti Ndėrkombėtar i Mjekėsisė Akademike – INAMED
Kyqur 09-02-2009 12:49:03 (1250 Lexime)


TETOVĖ, 8 SHKURT - Me iniciativė tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe me pėrkrahjen e Universitetit Medicinal tė Gracit, u organizua takim ndėrkombėtar i universiteteve dhe fakulteteve mjekėsore me qėllim krijimin e njė rrjeti akademik mjekėsor.

Turqi, Shkolla pėr Shėndet Publik EHESP – Francė, Universiteti i Tiranės, Universiteti i Prishtinės. Palėt nėnshkruese ranė dakord pėr mėnyrėn e funksionimit tė rrjetit, duke pėrcaktuar ēdo vit udhėheqės tė rrjetit njė universitet sipas sistemit tė rotacionit. Vitin 2009, me rrjetin do tė udhėheq Universiteti Shtetėror i Tetovės, nė vitin 2010 udhėheqėsinė e merr Universiteti i Trakisė, nė 2011 Universiteti Medicinal i Gracit e kėshtu me radhė. Palėt nėnshkrues ranė dakord qė Rrjeti tė jetė plotėsisht i hapur pėr institucionet tjera dhe qysh nė takimin e ardhshėm tė promovohen anėtarėt e rinj tė rrjetit.


Me rastin e hapjes sė takimit – konferencės, Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti u shpreh: “Nė kėtė manifestim marrin pjesė rektorė, dekanė dhe profesorė nga mė shumė universitete nga regjioni dhe Evropės, tė cilėt kanė shprehur gatishmėri pėr realizimin e kėtij qėllimi shumė human, i cili do tė jetė edhe njė shembull i mirė pėr zhvillimin e pėrgjithshėm tė shkencave tė mjekėsisė, pėr integrimet e pėrgjithshme nė fushėn e arsimit dhe intensifikimin e procesit tė globalizmit. Rezultatet e arritura nė sferėn e arsimit sipėror pėrmes Procesit tė Bolonjės dhe Sistemit Evropian tė Transferimit tė Kredive, paraqesin nevojė edhe pėr organizime tė kėsaj natyre me interes tė pėrbashkėt edhe nga fusha mė tė specializuara arsimore dhe shkencore, siē janė studimet nga fusha e mjekėsisė, qėllim tė cilin zotohemi ta realizojmė sė bashku me krijimin e kėtij RRJETI AKADEMIK nė fushėn e studimeve tė mjekėsisė dhe praktikėn e mbrojtjes shėndetėsore”. Fjalė pėrshėndetėse mbanė edhe Rektori i Universitetit tė Thrakisė, prof. dr. Enver Duran dhe prorektori i Universitetit Medicinal tė Gracit, prof. dr. Gilbert Reibnegger tė cilėt pėrshėndetėn iniciativėn dhe pėrgėzuan USHT-nė pėr organizimin e shpejtė dhe efikas.

Nė takim u diskutuan format e bashkėpunimit si organizimi i shkollave verore tė pėrbashkėta pėr studentė, shkėmbimi i vazhdueshėm i stafit akademik, mundėsitė e specializimeve pėr studentėt e diplomuar, krijimi i programeve dhe titujve tė pėrbashkėt, zhvillimi dhe harmonizimi i kurrikulave, projekte shkencore dhe kėrkimore si dhe mobiliteti i studentėve. Gjithashtu u diskutuan edhe format e financimit dhe u konkludua se universitetet pos vetėfinancimit, bashkėrisht do tė kėrkojnė fonde financimi nga institucione tė ndryshme si TEMPUS, CEEPUS, Erasmus Mundus, WUS Austria dhe fondacione tjera.

Takimi rezultoi i suksesshėm dhe si pėrfundim, universitetet pjesėmarrėse ranė dakord qė tė formohet Rrjeti Ndėrkombėtar i Mjekėsisė Akademike (International Network of Academic Medicine) me akronimin INAMED. Protokoli pėr krijimin e kėtij rrjeti u nėnshkrua nga rektorėt respektiv tė Universitetit Shtetėtor tė Tetovės (prof. dr. Sadi Bexheti), Universitetit Medicinal tė Gracit (prof. dr. Gilbert Reibnegger – prorektor), Universiteti i Thrakisė (prof. dr. Enver Duran) dhe pėrfaqėsuesit e institucioneve nė vijim: Universiteti i Osijekut, Kroaci, Universiteti “Sulejman Demirel”-Turqi, Universiteti i Stambollit-




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio