Studentet.info
Opinione : Akademia e Shkencave dhe Indeksi h
Kyqur 11-02-2009 14:16:55 (1513 Lexime)

Dr. Artan Boriēi

Vlerėsimi i veprimtarisė shkencore tė punonjėsve akademikė, ka qenė dhe mbetet njė objekt i rėndėsishėm pune pėr komisionet e pėrzgjedhjes sė kėtyre punonjėsve nė institucionet e arsimit tė lartė dhe tė shkencės anembanė botės.
Tradicionalisht, vlerėsimi mė i pėrhapur dhe dominues i njė kėrkuesi shkencor, ka qenė numri total i botimeve shkencore.

Me tė drejtė lind pyetja ne sė kėto botime, qofshin artikuj shkencorė apo libra e monografi, lėnė gjurmė nė jetėn shkencore tė bashkėsisė apo tė fushės shkencore ku bėn pjesė autori nė fjalė. Historikisht, pėrjashtuar rastet gjeniale dhe talenteve tė pėrkryera, vepra e tė cilėve kalon kufijtė akademikė, ndikimi, apo siē thuhet sot, impakti i shkencėtarėve ėshtė matur me reputacionin e tyre ndėrmjet tė njėjtėve, apo tek njerėz me influencė nė jetėn shoqėrore apo politike.




Masė vlerėsimi i reputacionit ka qenė dhe mbetet pjesėmarrja nė projekte tė rėndėsishme, zgjedhja nė forume drejtuese akademike, etj.
Revolucioni i pandalshėm nė industrinė e silikonit ka bėrė tė mundur zotėrimin e informacionit publik prej kujtdo.


Edhe nė Shqipėri, ėshtė i pamendueshėm sot komunikimi, pa postėn elektronike. Shkrimi i punimeve shkencore nė formė elektronike, si dhe skanimi i punimeve tė vjetra, ka hapur njė dritare tė re nė vlerėsimin sasior dhe cilėsor tė veprimtarisė botuese tė punonjėsve shkencorė.

Kėshtu, sot ėshtė e mundur tė vlerėsosh reputacionin apo ndikimin e veprės sė njė X autori, duke matur numrin e citimeve apo tė referimeve tė asaj vepre prej pjesės tjetėr tė botės. Duke u bazuar nė kėtė informacion tė bollshėm, fizikani Jorge E.


Hirsch, propozoi njė formulė qė shėrben si masė e vlerėsimit tė impaktit tė punės sė njė autori (http://en.wikipedia.org/wiki/Hirsch_number). Sipas tij, njė shkencėtar ka indeks h, nė rast se h botime prej totalit tė tij tė botimeve, ka sė paku h citime, ndėrsa pjesa e mbetur e
botimeve, ka sė shumti h citime.

Ne nuk do tė ndalemi nė detajet e pėrparėsive dhe mangėsive tė kėsaj mase tė vlerėsimit.


Por, tendenca nė rritje pėr tė pėrdorur njė masė tė tillė vlerėsimi tregon se shoqėria e informacionit bėn tė mundur jo vetėm njė transparencė mė tė madhe tė vendimmarrjeve nė punėsimin e punonjėsve akademikė, por krijon edhe masa vlerėsimi globale, pavarėsisht sa e zhvilluar apo e prapambetur ėshtė njė shoqėri apo vend i caktuar.

Nė kėtė mėnyrė vendoset njė lloj demokracie edhe nė vlerėsimin e punės shkencore.

Pėr tė treguar se sa afėr apo larg jemi ne si vend nė kėtė drejtim, nuk ėshtė e nevojshme pėr tė bėrė shumė komente. Sidoqoftė, pėr efekt ilustrimi, nuk ėshtė e vėshtirė tė matėsh indeksin h tė punonjėsve akademikė shqiptarė.

Mjafton tė shkosh nė faqen http://scholar.google.com dhe tė shkruash emrin e mbiemrin e shkencėtarit. Rezultati i kėrkimit ėshtė lista e botimeve me numrin pėrkatės tė citimeve. Ne kemi kryer njė ushtrim tė tillė pėr anėtarėt e rinj tė Akademisė sė Shkencave.


Meqė faqja e internetit tė Akademisė, http://www.akad.edu.al/, nuk e ka listėn e anėtarėve, ne iu referuam shkrimit "Akademia e Shkencave, shtatori "starti" i veprimtarisė normale", botuar nė shtypin e datės 9 gusht 2008. Kėshtu, nė bazė tė njė numėrimi tė thjeshtė, pėr tė llogaritur indeksin h, rezultojnė kėto rezultate pėr anėtarėt e rinj:

Adnan Kastrati ka indeksin mė tė lartė, 52, Arben Merkoēi, 12, Albert Doja, 5, Bahri Beci, Artan Fuga, 3, Muzafer Korkuti, Apollon Baēe, Neki Frashėri, 2 , Kolec Topalli, Floran Vila, Beqir Meta, Salvatore Bushati, Jani Vangjeli, 1, ndėrsa tė tjerėt kanė indeks 0.


Sipas Hirsch-it, njė indeks h nė vlerat 10-12, do tė thotė se kandidati ėshtė i denjė pėr tė marrė njė pozicion tė parė definitiv si punonjės akademik, ndėrsa njė indeks 45 ose mė shumė, do tė thotė i denjė pėr tė qenė anėtar i Akademisė Amerikane tė Shkencave. Ilustrimi i mėsipėrm tregon se Akademia e Shkencave e RSH-sė ėshtė shumė larg njė standardi tė tillė global. Megjithatė, vėrehet me kėnaqėsi se nė pranimet e reja, ajo, ka nė radhėt e saj njė kalibėr tė tillė me indeks impakti 52.

Ndėr tė rinjtė kemi edhe njė indeks impakti 12. Nuk ėshtė e vėshtirė tė gjesh shkencėtarė shqiptarė me indekse tė tilla impakti, si brenda dhe jashtė Shqipėrisė, por pėr shkaqe qė mund tė konsiderohen banale pėr njė Akademi, siē janė keqinformimi ose mungesa e njė fushate tė hapur dhe transparente pėrzgjedhėse, ata kanė mbetur jashtė kėsaj anėtarėsie.

Reformimi i akademisė ka sjellė njė risi nė impaktin e saj ndėrkombėtar, por masa e kėtij impakti mbetet e ulėt. Si pėrfundim, mund tė themi se shansi qė iu dha vendit pėr tė reformuar tempullin e vet honorifik tė dijes, mund tė quhet i dėshtuar, nė rastin mė tė keq. Nė rastin mė tė mirė, shpėtoi shumė profesorė tė nderuar prej pensionit tė turpshėm prej 20 mijė lekėsh!Dr. ETH Zurich




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio