Studentet.info
Lajme : USHT dhuroi libra shkollave fillore nga Tetova, Gostivari e Kumanova
Kyqur 19-02-2009 12:51:45 (3127 Lexime)


TETOVĖ, 19 SHKURT - Pėrmes njė ceremonie, Universiteti Shtetėror i Tetovės u ndau libra, tė gjitha nė gjuhėn angleze, disa shkollave fillore nga Tetova me rrethinė, Kumanova dhe Gostivari. USHT paraprakisht, kėto libra i ka pranuar si donacion nga OJQ “ Books for International Goodwill”, tė pėrkrahur nga Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nėpėrmjet Kėndit Amerikan nė Tetovė, tė cilėt dhuruan edhe njė program biblioteke dhe siguruan trajnimin pėr tė, si dhe organizimin e vullnetarėve tė Peace Corps. Pikėrisht Amanda Leavitt, njė vullnetare e Peace Corps nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės ishte njė ndėr organizatorėt e ndarjes sė librave shkollave fillore, bashkė me kolegėt e saj nga Zyra pėr marrėdhėnie Ndėrkombėtare e USHT-sė.

Doc. Senad Abduli, pėrgjegjės i Zyrės pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, me rastin e hapjes sė ceremonisė sė ndarjes sė librave shprehu falėnderime pėr OJQ “ Books for International Goodwill”, Ambasadėn Amerikane dhe Kėndin Amerikan pėr donacionin e librave dhe programit kompjuterik pėr punė tė bibliotekės. “Shpresoj qė librat e dhuruara t’u shėrbejnė nxėnėsve nė zgjerimin e njohurive tė tyre si dhe nė pėrforcimin e njohjes sė gjuhės angleze, por njėkohėsisht ky donacion tė shėrbejė edhe si njė urė lidhėse pėr njė bashkėpunim edhe mė frytdhėnės nė tė ardhmen nė mes tė USHT-sė, Ambasadės Amerikane dhe shkollave fillore“.

Fjalė rasti kishte edhe Alexander Woods, ish vullnetar i Peace Corps, tani i angazhuar nė Zyrėn pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė USHT-sė, i cili informoi pėr qėllimet e kėtij donacioni qė pėrpos dhurimit tė librave parasheh edhe trajnimin dhe ndihmesėn pėr krijimin dhe udhėheqjen e dokumenteve dhe arkivit, pėr shkollat fillore nė Tetovė, Gostivar dhe Kumanovė.

Nė emėr tė Rektorit tė USHT-sė, tė pranishmėve iu drejtua prof. dr. Fejzulla Shabani, prorektor pėr studime pasuniversitare, i cili u shpreh: “USHT, pėrmes kėtij donacioni pėr shkollat fillore ka pėr qėllim nxitjen e mėsimit tė gjuhės angleze dhe krijimin e njė linku tė bashkėpunimit mes universitetit dhe shkollat fillore nė vendin tonė”. Ai mė tej shtoi se themelimi i bashkėpunimit me kėto institucione ka qenė pėrherė prioritet nė agjendėn e veprimtarisė sė Universitetit dhe se beson bashkėpunim tė frytshėm edhe nė tė ardhmen, nė interes tė zhvillimit tė arsimit dhe progresit tė pėrgjithshėm.
Ndėr shkollat fillore tė cilave iu dhuruan njė sasi e konsiderueshme e librave janė:

1. SH.F. “Goce Delēev”, Tetovė
2. SH.F. “Jeronim De Rada”, fsh. Ēerkez
3. SH.F. “Kiril Pejēinoviē”, fsh. Tearcė
4. SH.F. “Mehmet Deralla”, fsh. Gradec
5. SH.F. “Pėrparimi”, Reēicė e Madhe
6. SH.F. “Drita”, fsh. Lisec
7. SH.F. “Ismail Qemali”, fsh. Nerasht
8. SH.F. “Rexhep Voka”, fsh. Shipkovic
9. SH.F. “Besa”, fsh. Veshall
10. SH.F. “Reilindja”, fsh. Selcė




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio