Studentet.info
Lajme : Fakulteti pa status
Kyqur 27-02-2009 11:20:28 (2325 Lexime)

PRISHTINĖ, 27 SHKURT – Ėshtė Fakulteti i Studimeve Islame (FSI), i vetmi institucion i arsimit tė lartė nė vend qė fare nuk i ėshtė nėnshtruar procesit tė akreditimit.

Vetė ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka rekomanduar autoritetet e fakultetit tė mos i nėnshtrohen kėtij procesi, meqė ligji aktual qė rregullon ēėshtjet e arsimit tė lartė nuk precizon statusin e institucionit si ky.

“Sugjerimi im ka qenė qė mundėsia pėr t’iu nėnshtruar akreditimit tė shqyrtohet nė momentin kur kemi ligjin e ri pėr arsimin e lartė, i cili nė mėnyrė specifike do duhej definuar edhe pozitėn e Fakultetit tė Studimeve Islame”, i ka thėnė ministri Hoxhaj gazetės "Koha Ditore".

“Unė iu kam kėrkuar profesorėve tė kėtij fakulteti qė tė jenė aktivė nė momentin kur do tė ndryshohet ligji, nė mėnyrė qė ta gjejnė veten aty”.


Fakulteti i Studimeve Islame nė Prishtinė, i cili ka nxjerrė 140 tė diplomuar deri tash, ėshtė themeluar nė vitin 1992 nga Kuvendi i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, kurse nė dhjetor tė po kėtij viti ka filluar punėn pėr herė tė parė. Ligji aktual njeh vetėm institucione publike dhe private, por jo edhe tė tjera. Kėtė vit ka nisur procesi i amandamentimit tė ligjit dhe pritet qė deri nė tetor ai tė marrė formėn finale dhe tė kalojė nė Kuvendin e Kosovės.
Ministri Hoxhaj ka thėnė se shteti i njeh diplomat qė lėshon ky fakultet i pa licencuar dhe i pa akredituar, meqė thotė tė ketė informacione se ai qėndron mirė sa i pėrket strukturės menaxhuese dhe cilėsisė.
Xhabir Hamiti, sekretar i FSI-sė, ka bėrė tė ditur se do aplikojnė pėr akreditim nė momentin kur tė marrin sinjal nga Ministria e Arsimit.
“Pėr shkak se fakulteti ynė ėshtė mė specifik, nuk jemi pėrfshirė nė kėtė raund tė akreditimit. Kjo nuk donė tė thotė se ne nuk do tė aplikojmė. Nė njė valė tjetėr tė akreditimit, edhe ne do tė pėrfshihemi”, ka thėnė Hamiti.
Meqė nuk ka statusin e institucionit privat tė arsimit tė lartė, Fakulteti i Studimeve Islame ka dy vjet qė ka kėrkuar t’i bashkohet Universitetit tė Prishtinės. Sipas sekretarit Hamiti, kėrkesa e tillė ėshtė shtyrė edhe nga fakti qė kur ky fakultet ėshtė themeluar, Universiteti Publik, mė saktėsisht ish-rektori Ejup Statovci, ka dhėnė pėlqimin pėr kėtė.
Rektori aktual, Enver Hasani, ka thėnė se kėrkesė tė ngjashme ka pasur edhe nga Instituti Kosovar pėr Gazetari dhe Komunikim (KIAC), mirėpo thotė tė mos i ketė kuptuar tė tilla kėrkesa.
“E di qė kam pasur biseda me dikė pėr njė iniciativė tė tillė. As atėherė dhe as sot nuk kam mundur ta kuptoj pse duhet ai fakultet t’i bashkohet UP-sė dhe mbi ēfarė baze legale dhe morale vije kjo kėrkesė”, ėshtė shprehur rektori Hasani.
Ministri Enver Hoxhaj thotė tė jetė ēėshtje midis kėtyre dy institucioneve nėse duan tė lidhin bashkėpunim. Pa u amandamentuar Ligji mbi arsimin e lartė, ai nuk di ēfarė sugjerimi tė japė.
“Bashkėpunimet e tilla janė ēėshtje ekskluzive tė UP-sė. Pa e ndryshuar ligjin dhe pa iu nėnshtruar procesit tė akreditimit, ne nuk mund tė rekomandojmė apo ta ndalojmė ndonjė bashkėpunim midis tyre”, ka theksuar ministri.
Xhabir Hamiti ka arsyetuar kėrkesėn pėr t’iu bashkuar publikut me faktin se fakulteti vepron nė bazė tė rregullave dhe normave qė aplikohen nė UP, por edhe se fakultete si ky veprojnė edhe nė kuadėr tė universiteteve publike nė disa shtete tė rajonit e mė gjerė.
“Ne jemi shumė tė interesuar tė jemi pjesė e Universitetit tė Prishtinės, sepse kėshtu kanė vepruar edhe fakultetet tjera qė merren me studime islame. Fakulteti i Studimeve Islame nė Sarajevė ėshtė pjesė e Universitetit tė Sarajevės, natyrisht duke e ruajtur autonominė e vetė”, ka treguar ai.
Planprogrami i lėndėve mėsimore nė Fakultetin e Studimeve Islame ėshtė pėrpiluar duke u mbėshtetur kryesisht nė planprogramet mėsimore tė fakulteteve islame tė universiteteve tė ndryshme nė botė. Mbizotėrojnė lėndėt fetare: Kur’ani dhe shkencat e tij, jurisprudenca islame, apologjetika, hadithi, filozofia islame etj. Nga gjuhėt e huaja studentėt e kėtij fakulteti, pėrveē gjuhės arabe mėsojnė edhe gjuhė angleze dhe turke.
Nė fakultet momentalisht organizohen studime universitare, mirėpo janė tė parapara edhe studimet pasuniversitare. Mėsimi zgjatė katėr vite, pėrkatėsisht tetė semestra, pėr studentė tė rregullt dhe me korrespondencė.
Pas pėrfundimit tė tė gjitha provimeve tė detyrueshme tė parapara me statutin e fakultetit, studenti pėrgatit punimin e diplomės, tė cilin duhet tė mbrojė me sukses para komisionit pėrkatės.
Personeli akademik ėshtė i pėrbėrė nga profesorėt, shumica e tė cilėve kanė tė kryer studimet universitare dhe pasuniversitare nė universitet islame, si dhe nga profesorė tė Universitetit tė Prishtinės.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio