Studentet.info
Lajme : Pėr titullin doktor duhet folur maqedonisht
Kyqur 03-03-2009 3:32:13 (1588 Lexime)

SHKUP, 3 MARS - Pėr tė marrė njė titull shkencor nė Universitetin “Shėn Kirili dhe Metodi” tė Shkupit (UKM) ėshtė patjetėr qė kėtė ta bėsh nė gjuhėn maqedonase edhe kur bėhet fjalė pėr studiues tė gjuhės dhe letėrsisė shqiptare. Paradokse tė kėtilla vazhdojnė tė ndodhin edhe pas miratimit tė Ligjit pėr pėrdorimin e gjuhėve, me tė cilin shqipja ėshtė gjuhė e dytė zyrtare nė Maqedoni. Tė hėnėn, kur nė Katedrėn e gjuhės dhe letėrsisė shqiptare, pranė Fakultetit “Bllazhe Konevki” tė UKM-sė doktoroi Bukurie Mustafa, si ekspozeja, ashtu edhe recensioni, biografia dhe vendimi pėr ndarjen e titullit “Doktor shkencash”, u lexuan nė gjuhėn maqedonase. ”Pasi administratėn e kemi nė gjuhėn maqedonase jemi tė detyruar qė t’i lexojmė nė maqedonisht materialet, sikurse ia pėrcjellim fakultetit”, tha prof. dr. Havzi Mustafa, kryetari i komisionit recensues. Ai, kėrkonte tė njėjtėn fjalė, nė gjuhėn shqipe, sa herė kur u jepte fjalėn tjerėve: mentorin prof. dr. Agim Poloskėn, qė lexoi recensionin, shefin e katedrės, prof. dr. Asllan Hamitin qė lexoi biografinė, si dhe kandidaten Bukurie Mustafa qė bėri ekspozenė e disertacionit shkencor “Gjuha nė romanin ‘Lumi i vdekur’ tė Jakov Xoxės”.

Mbrojtja nė maqedonisht e titullit tė doktoraturės, ndodh para njė publiku dhe komisioni recensues tėrėsisht shqiptarė, nga mentori dhe kandidati shqiptar edhe atė pėr ēėshtje tė letėrsisė shqiptare. Nė katedrėn e shqipes nė Shkup, deri tani kanė doktoruar dhe magjistruar mbi 40 persona. Viteve tė fundit ka pasur edhe raste kur protokolli i ėshtė “rebeluar” rregullores sė Fakultetit “Bllazhe Koneski” dhe nuk ka pasuar asnjė sanksion. “Ka mundėsi qė ekspozeja, biografia dhe recensioni, tė thuhen nė gjuhėn shqipe. Mirėpo kjo varet nga organizimi i punėve tė cilėn e bėjnė mentori dhe kandidati”, thotė Hamiti, shefi i katedrės. Mirėpo, Mustafa e cila ka harxhuar disa vite pėrkushtimi pėr disertacionin shkencor, thotė se askush nuk i kishte treguar se ka mundėsi ta bėjė nė shqip ekspozenė. Nė bazė tė Rregullores tė gjithė kandidatėt pėr marrjen e titullit doktor shkencash nė Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski”, duhet qė disertacionin ta shkruajnė nė gjuhėn maqedonase. “Doja ti pėrmbahem rregullores, me qėllim, qė tė mos ketė asgjė kontestuese”, tha Mustafa. Ajo, ėshtė e mendimit se gjėrat duhet tė ndryshojnė. Mirėpo, gjėrat ndryshojnė nė sistem dhe jo nė mėnyrė individuale, vlerėson ajo. Do tė ishte gjysma e sė keqes, sikur tė ishte nė maqedonisht vetėm mbrojtja disertacionit tė doktoraturės, pasi diskriminimi institucional nė UKM ka shkuar deri atje sa maqedonishtja ėshtė vendosur si kushte dhe pėr punimin e diplomės nė nivelin e studimeve deri diplomike. Studentėt kanė dėrguar njė peticion pėr rregullimin e kėsaj ēėshtje, kurse nė dekanatin e Fakultetit “Bllazhe Koneski” kanė premtuar se nuk do tė pengojnė studentet tė diplomojnė nė gjuhėn shqipe, Pėr studimet postdiplomike, deri tani, nuk ka njė reaksion tė institucionalizuar. Edhe 38 vite pas themelimit tė Katedrės sė gjuhės dhe letėrsisė shqipes, si dhe tetė vite pas Marrėveshjes sė Ohrit, duket se nuk kanė mjaftuar qė nė UKM shqiptarėt tė gėzojnė tė drejtat elementare, tė garantuara me Ligj dhe Kushtetutė.

Nga: Laura PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio