Studentet.info
Lajme : Vazhdon bashkėpunimi me universitet turke
Kyqur 16-03-2009 5:38:32 (2879 Lexime)


Turqi, 16 MARS - Njė delegacion i Universitetit Shtetėror tė Tetovės ka realizuar njė vizitė katėr ditore nė Republikėn e Turqisė. Delegacioni i udhėhequr nga prorektori pėr marrėdhėnie me jashtė, prof. dr. Hamit Mehmeti, nė pėrbėrje tė ligjėruesve, asistentėve dhe studentėve tė Fakultetit tė Teknologjisė Ushqimore, ka vizituar disa universitete turke, koncerne dhe fabrika prodhuese dhe pėrpunuese ushqimore. Nė kėtė vizitė fillimisht delegacioni i USHT-sė ka qėndruar nė Universitetin e Trakisė nė qytetin Edirne, ku ėshtė vizituar Fakulteti i Inxhinierisė, nė kuadėr tė sė cilit ndėr tė tjera bėn pjesė edhe drejtimi i teknologjisė ushqimore. Prorektori i USHT-sė, prof. dr. Hamit Mehmeti, fillimisht ka pėrshėndetur nikoqirėt, duke potencuar se USHT-ja ėshtė e interesuar qė praktikat dhe pėrvojat e huaja t’i aplikoj nė programet e saja studimore.

Pėr ne ka njė rėndėsi tė madhe bashkėpunimi me universitetet tjera dhe pėr kėtė arsye jemi tė hapur dhe tentojmė zhvillimin e krijimit tė rrjetave tė bashkėpunimit nga mė shumė shtete. Njė bashkėpunim i gjerė ndėruniversitar do tė jepte fryte nė procesin studimor dhe nė pėrgatitjen praktike tė kuadrove tė reja”, ka thėnė profesor Mehmeti.

Nė anėn tjetėr, dekani i Fakultetit tė Teknologjisė pranė Universitetit tė Trakisė – Edirne, prof. dr. Ahmet Xhan, ėshtė shprehur mjaft i kėnaqur me bashkėpunimin e deritanishėm me USHT-nė, duke potencuar se ky bashkėpunim duhet tė avancohet edhe mė shumė.
Gjithashtu, ligjėruesit dhe studentėt e USHT-sė kanė marrė pjesė edhe nė seminarin shkencor tė organizuar nė Universitetin e Trakisė, ku janė prezantuar arritjet e fundit tė shkencės nė sferėn e teknologjisė nė Turqi.
“Ne jemi tė interesuar pėr njė bashkėpunim mė tė lartė me USHT-nė. Interes i pėrbashkėt ėshtė qė ky bashkėpunim tė mos pėrfundoj asnjėherė dhe tė kėmbejmė gjithēka qė ėshtė nė interes tė zhvillimit tė pėrbashkėt” ka thėnė prof. dr. Xhan.

Nė qytetin e Edirnesė, delegacioni i USHT-sė ka vizituar muzeun e Xhamisė sė Selim Pashės dhe muzeun e Xhamisė sė Sulltan Pajazitit, njė ndėr institucionet e para tė mjekėsisė nė Evropė, themeluar nė vitin 1480.
Nė ditėt nė vijim delegacioni i USHT-sė ka vizituar fabrikėn e Bahcevan, njė pėrpunuesit mjaft i madh i pėrpunimit tė qumėshtit nė Turqi. Gjithashtu janė vizituar fabrika e pastave Bolca dhe fabrika e pėrpunimit tė mishit nė qytetin Tekirdag.
Gjatė qėndrimit nė qytetin e Tekirdagut, delegacioni i USHT-sė, ka vizituar edhe universitetin e kėtij qyteti, ku ėshtė pritur nga rektori dhe udhėheqės tė tjerė tė tij.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio