Studentet.info
Lajme :  “Baba” sėrish nė aksion, ja shanė nėnėn Profesorit!
Kyqur 18-03-2009 4:16:00 (3497 Lexime)


SMS i Rektorit Enver Hasani drejtuar Profesorit Reēica-“Lope, a paske ba padia a? Qyqan i mutit je. I tille kije me qene tan jeten. Ama kije me hup gjyqin e masandej kije me vazhdue me pushit k... tem, te Ramushit dhe te Blerim Shales. Kije me marr vesh sa i fort asht Baba ne kete shoqni. Kam me ti pi dhambet. Ti nuk ke pas kundershtar ma te fort. Je mesue me pishpirika more mut”.

PRISHTINĖ, 18 MARS - Rektori kryen veprėn e dytė penale ndaj profesor Reēicės, e kėrcėnon ashpėr, ia shan nėnėn dhe sėrish: seksi oral!

Kur profesori universitar mr. Shemsi Reēica kishte bėrė padinė private penale ndaj rektorit Enver Hasani, mė 5 mars 2009, nuk e kishte vrarė mendjen se i kishte hapur vetes telashe edhe mė tė mėdha nga ato qė ia kishte hapur vetes pas botimit tė analizės kritike ndaj gjendjes nė Universitet.

Mė 10 mars 2009, rreth orės 11 e 15 minuta, gazeta ka provuar ta plotėsojė anėn profesionale, duke intervistuar anėn tjetėr tė tregimit, rektorin Hasani, por nė ato momente, sipas njė nėpunėseje nė rektorat, rektori ishte duke u intervistuar nė Kuvendin e Kosovės pėr gjyqtar tė Gjykatės Kushtetutės.
Gazeta ka treguar arsyen e takimit me rektorin dhe i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht kėrkesės pėr njė kopje tė padisė penale private tė Shemsi Reēicės ndaj rektorit. Kėtė e kishte kėrkuar rektori nėpėrmjet telefonit tė nėpunėses.


“Pas leximit rektori do t’ju kontaktojė”, ka thėnė ajo.

Por, Hasani i ka bishtnuar prononcimit pėr “Epokėn e re”. Nė vend tė kėsaj, ai ka provuar rrugė pėr heshtjen e kėsaj teme nė gazetė, ndėrsa vetė nuk ka heshtur. Ėshtė nisur nė aksion tė ri me armėt e vjetra. Paditėsin Shemsi Reēica, “Baba” e ka vėnė nėn gjuajtje me dy mesazhe tė tjera, jo rafal, por tek-tek. Dhe, kėtu fillon vepra e re penale: kėrcėnim i tė paditurit ndaj palės tjetėr, paditėsit.
Ky kėrcėnim i ri nga rektori i UP-sė ndaj mėsimdhėnėsit tė UP-sė, Shemsi Reēicės, kėtij tė fundit i lė vetėm njė rrugė, ndryshe nga ajo e padisė sė parė private penale: policisė dhe prokurorisė.

Mesazhet kėrcėnuese janė shkruar disa minuta pasi rektori Hasani ishte intervistuar nė Kuvend pėr gjyqtar tė Gjykatės Kushtetuese. Atje ai ishte shprehur pėr sundimin e ligjit dhe kishte marrė pikė maksimale. Intervistimi nė Kuvendin e Kosovės, zyrtarisht ka zgjatur nga ora 10 deri nė orėn 12 pėr tė gjithė kandidatėt.

Rektori Hasani ka lexuar kopjen e padisė, ka formuluar mesazhin e parė dhe nė orėn 12 e 34 minuta e ka shtypur “send” pėr nė celularin e paditėsit Shemsi Reēica. “Baba” rektor i shkruan mr. Reēicės, gjithnjė si njė “Lopė”, pėr fuqinė e tij tė madhe nė shoqėrinė e Kosovės dhe menjėherė ia kėput shpresėn pėr gjyqin, tė cilin do ta humbė Reēica, dhe pas kėsaj, kėtij i mbetet vetėm pasioni i stėrpėrsėritur nė mesazhet e “Babės”, seksi oral, por edhe kėrcėnimi pėr mpirjen e dhėmbėve, sepse “Baba” ėshtė kundėrshtari mė i fortė qė e ka hasur Reēica. “Baba” nuk harron as kėtė herė ta mbajė afėr vetes pėr ēdo rast dyshen e AAK-sė, Ramushin dhe Blerim Shalėn. (Reēica vetė ka qenė nėnkryetar i komunės sė Lipjanit nga radhėt e AAK-sė)

“Lope, a paske ba padia a? Qyqan i mutit je. I tille kije me qene tan jeten. Ama kije me hup gjyqin e masandej kije me vazhdue me pushit k... tem, te Ramushit dhe te Blerim Shales. Kije me marr vesh sa i fort asht Baba ne kete shoqni. Kam me ti pi dhambet. Ti nuk ke pas kundershtar ma te fort. Je mesue me pishpirika more mut”, pėrfundon gjuajtja e parė e “Babės” rektor.

Mr. Shemsi Reēica nuk i kthen mesazh. Ndėrkohė, “Baba” ka kryer ndonjė orvatje pėr bllokimin e tekstit nė gazetė, dhe, pas kėputjes sė dermanit pėr gjyqin, Reēicės ia kėput dermanin edhe pėr mundėsinė e botimit nė “Epoka e re”. Sepse, “Baba” ka fuqi aq tė madhe, saqė edhe nė ėndėrr do t’i shfaqet Reēicės, madje pėr kėtė ia jep edhe besėn se kjo do tė ndodhė. “Baba” ėshtė gati pėr tė shtypur “send” dhe kėtė e bėn nė orėn 14 e 35 minuta. Natyrisht, i drejtohet si zakonisht me “Lopė”, por kėtė herė “Baba” rektor e shan nė nėnė profesorin Reēica.

“Lope, a nuk po ta boton EPOKA E RE? Kjo tregon qe ti jetikisht e ke me dal ne media me mue ne duel. Nuk kam me ta dhane kete knaqesi more mut. I vogel je ti per Baben. Kam me ta qije nanen. Ne anderr ke me me pa po ta jap besen more injorant muti”, pėrfundon mesazhi i dytė i rektorit tė Universitetit tė Prishtinės.

As pas kėtij mesazhi, Reēica nuk bėn zė. Rektori s’ka haber nėse gjuajtjet patėn efektin shkatėrrues. Dhe e thirr nė telefon profesorin, ndėrkohė qė ky, Shemsi Reēica, ishte me gruan dhe vajzėn duke udhėtuar me makinė. “Baba” pyet dhe Reēica pėrgjigjet: po, po, i mora qė tė dy mesazhet. “Baba” ua shpjegon kuptimin: Me zė tė lartė i zotohet se do ta bėjė llom deri nė pėrmasa deformimi dhe, e zakonshmja: e shan nė nėnė! Reēica turpėrohet nga familja dhe e fik telefonin...

(Pėrfundon nė numrin e ardhshėm)

(Nė numrin e ardhshėm pėr “Epokėn e re” flet gjerėsisht vetė profesor Shemsi Reēica pėr tregimin nė polici e prokurori)


Policia thotė se do ta sqarojė rastin

Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Prishtinės, Agron Borovci, e ka konfirmuar tė martėn pėr gazetė, paraqitjen e rastit nga Shemsi Reēica pėr kanosje nga rektori Hasani.
“Mė 12 mars ankuesi Shemsi Reēica, e ka paraqitur rastin nė polici. Ky rast nė polici ėshtė hapur si kanosje”, ėshtė shprehur Borovci.
Ai ka bėrė tė ditur se policia ka filluar me ndėrmarrjen e veprimeve tė veta.
“Kjo ėshtė ajo faza qė ėshtė mė e ngushtė sesa njė hetim”, ka thėnė Borovci.
Ai nuk ka qenė nė gjendje ta precizojė kohėn se kur policia mund tė vijė deri te rezultatet e para nė lidhje me kėtė rast.
“Rrethanat do tė sqarohen prej policisė nė lidhje me kėtė rast”, ka thėnė zėdhėnėsi i policisė, Borovci.


Nga: Jetlir Zyberaj - Epoka e Re




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio