Studentet.info
Lajme : Njė libėr nė gjermanisht pėr gjuhėn shqipe
Kyqur 27-03-2009 5:55:56 (1715 Lexime)


TETOVĖ, 27 MARS - Doli nga shtypi libri i Doc. dr. Izer Maksutit, mėsimdhėnės dhe shef i programit studimor tė gjuhės dhe letėrsisė gjermane nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės.

Libri me titull: “Internationalismen im Albanischen. Eine kontrastive Untersuchung unter besonderer Berücksichtigung des Alltagswortschatzes: Albanisch, Deutsch, Englisch, Französisch" (Ndėrkombėtarizmat nė shqip - njė studim kontrastiv me vėshtrim tė veēantė tė leksikut tė pėrditshėm nė shqip, gjermanisht, anglisht dhe frėngjisht) ėshtė botuar nga njė shtėpi botuese me famė nė Gjermani. Shtėpia botuese (Der Südwestdeutsche Verlag für Hochschulschriften, http://www.svh-verlag.de/) boton vetėm disertacione, punime habilitimi dhe hulumtime tė nivelit tė lartė.
Ēdo vit, mė shumė se 25 000 akademikė nė hapėsirėn gjermanofone hartojnė punime tė tilla. Kjo shtėpi botuese pėrzgjedh studimet mė tė mira dhe i boton ato. Edhe interesi i shkencės dhe sipėrmarrjeve pėr kėto rezultate aktuale tė hulumtimit ėshtė i madh.

Libri i dr. Izer Maksutit u botua me kėrkesėn e kėsaj shtėpie botuese dhe shitet me njė ēmim tė lartė prej 98 eurosh.
Ky libėr nė gjuhėn gjermane, ėshtė disertacioni i doktoratės sė dr. Izer Maksutit, hartuar dhe mbrojtur nė vitin 2006, nė Universitetin e Vjenės.
Botimet e kėsaj shtėpie botuese shpėrndahen dhe gjenden gjithandej nė botėn gjermanofone (Gjermani, Austri e Zvicėr), si dhe nė SHBA e Britani tė Madhe.
Librat e kėsaj shtėpie botuese mund tė gjenden nė tė gjithė botėn nė mė shumė se 80.000 librari, si dhe mbi 3.000 Online-Shops pėrmes amazon.de, libri.de, buecher.de, buchkatalog.de etj.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio