Studentet.info
Lajme : Reagim i absolventėve tė Komunikimit - UEJL"E guximshmja", Migena Gorenca"
Kyqur 27-03-2009 10:18:31 (1444 Lexime)

Ne studentėt e Shkencave tė Komunikimit pranė UEJL-sė ngremė zėrin kundrejt mungesės sė objektivitetit gjatė informimit tė medieve, e vėrejtur qartazi gjatė fushatės pėr zgjedhjet e 22 marsit dhe ndjejmė keqardhje qė nė shekullin e informacioneve ende nė Maqedoni duhet qė tė pėrballemi me cenim tė etikės profesionale dhe me gazetari joobjektive.

Nė prag tė heshtjes parazgjedhore, “e guximshmja”, Migena Gorenca, kryeredaktore e RTVM-sė, mori pėrsipėr tė flasė kundėr kandidatit pėr kryetar komune tė Gostivarit prof. Rufi Osmani nė njė televizion publik sikundėr ėshtė RTVM-ja, i cili nė vend se tė shėrbejė si servis publik i taksapaguesve, po pėrdoret nga subjektet politike pėr tė fshirė mėkatet e tyre dhe nuk arrin tė dalė nga kthetrat e politikave ditore.

Nė vend qė RTVM tė mbetet e paprekur politikisht dhe tė mbėshtetet nė themelet e objektivitetit, ky institucion po zhytet ende nė errėsirėn informative.
Si mundet tė lejojmė qė njė person pėrgjegjės i njė mediumi publik, me politikėn redaktuese, tė vazhdojė tė manipulojė me qytetarėt? Tė gjithė e kuptojmė, e sidomos ne studentėt e shkencave tė komunikimit, se veprimet e kryeredaktores bėhen pėr interesa tė ulėta. Ajo ka shitur profesionin e gazetarisė dhe pėr kėtė ndjehemi tė ofenduar edhe ne.
Kryeredaktorja e televizionit publik tė Maqedonisė, Migena Gorenca, nė prag tė fillimit tė votimeve, disa herė pėrsėriste shkrimin e saj, thuajse kishte krijuar njė perlė gazetarie.

Si studentė tė shkencave tė komunikimit, si politikanė e gazetarė tė ardhshėm, duam qė tė pėrkujtojmė se rėndėsia dhe roli i medias ėshtė tė pėrcjell program objektiv dhe tė paanshėm. Kjo duhet tė ekzistojė sidomos tek mediet publike kryeredaktore e sė cilės ėshtė Migena Gorenca, e cila nuk ėshtė shqetėsuar nga fakti se RTVM-ja ėshtė kanal qė financohet edhe nga taksat radiodifuzive, ku participojmė tė gjithė ne. Prandaj, kjo medie nuk duhet tė jetė instrument pushteti, aq mė pak gjatė kohės sė zgjedhjeve.

A mund tė flitet pėr profesionalizėm dhe etikė profesionale kur disa orė para zgjedhjeve bėhet thirrje qė shqiptarėt e Gostivarit tė votojnė apo mos tė votojnė njėrin nga kandidatėt pėr kryetar komune? Ku mbeti ndėrgjegjja prej gazetari kur thoni se njėri apo tjetri ka kontribuar ose jo pėr pėrmirėsimin e ēėshtjes shqiptare nė Maqedoni? Me ēfarė kompetencash e deklaroni kėtė? Kush jua jep tė drejtėn tė bėni vlerėsime tė kėtij lloji?

Ju kujtojmė edhe njėherė se informimi juaj ėshtė jashtė ēdo etike tė gazetarisė, profesion tė cilin tentoni tė ushtroni. Nė kėtė vijė, pėrmes kėsaj komunikate, ne nuk dėshirojmė tė bėjmė propagandė politike, por reagojmė ndaj thyerjes sė etikės gazetareske, qė na shqetėson neve si gazetarė tė ardhshėm, teksa veprimi juaj ėshtė goditje ndaj gazetarisė sė mirėfilltė nė Maqedoni dhe proklamim i konceptit tė medieve komuniste.

Tė indinjuar nga keqpėrdorimi i servisit publik dhe duke qenė njohės tė mirė tė etikės dhe normave gazetareske, pėr tė cilat kemi studiuar nė vazhdimėsi, ne, absolventėt e Fakultetit tė Shkencave tė Komunikimit nė UEJL, vlerėsojmė se Migena Gorenca, gjatė asaj dite ka bėrė thyerje tė thellė tė rregullave gazetareske, prandaj kėrkojmė dorėheqjen e pakusht nga detyra kryeredaktore e RTVM-sė. Kjo sepse qėndrimi i saj nė kėtė post dėmton imazhin e televizionit. Kundrejt kėsaj “gazetareje”, kėrkojmė qė tė ngritėt zėri edhe nga institucionet e organizatat gazetareske, sepse ka cenuar etikėn gazetareske.

Bėjmė thirrje edhe njėherė te tė gjithė gazetarėt dhe institucionet mediatike tė respektojnė profesionin e tyre, tė informojnė me objektivitet, paanshmėri dhe pa tendenca pėr manipulim me publikun, ndėrsa kujtojmė se ne studentėt e Fakultetit tė Shkencave tė Komunikimit nė UEJL po ju vėzhgojmė nė vazhdimėsi dhe do tė reagojmė ndaj ēdo thyerje tė normave gazetareske.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio