Studentet.info
Intervista : Intervistė me Ema Andrea: Si ngela shtatzėnė kur isha studente
Kyqur 17-04-2009 7:53:57 (8198 Lexime)


Ekspresive, sharmante dhe e ēiltėr. Kjo ėshtė panorama e aktores Ema Andrea nė ēdo rol tė luajtur nė skenė, por qė nuk ndryshon shumė karakter edhe nė jetėn reale pėrveē faktit, qė fal mė shumė buzėqeshje. Nė njė rrėfim pėr suplementin “Studenti” ajo tregon se si ka qenė jeta e saj brenda Akademisė sė Arteve nė vitet ku sapo ishte pėrqafuar demokracia.

Nė cilat vite keni qenė studente dhe diēka rreth Akademisė sė Arteve, ku edhe keni studiuar?
Kam qenė studente nė vitet 1990-1994. Mbaj mend qė para se tė hyja ndėrtesa mė dukej shumė e madhe dhe mė emociononte.... edhe pse nuk ka qenė ėndrra ime tė bėhesha aktore apo tė studioja nė Akademinė e Arteve. Gjithsesi, dija qė kisha artin brenda meje, dhe Akademia ishte i vetmi vend ku mund tė eksploroje. Nė dukje ėshtė njė ndėrtesė qė supozohet tė mbledhė rreth vetes njerėz me mendje tė hapura, tė cilėt hyjnė aty vetėm prej dashurisė qė kanė pėr profesionin qė kanė zgjedhur. Ndoshta kjo ka qenė frika mė e madhe, ndoshta prandaj edhe ndėrtesa me dukej tejet madhėshtore. ...Profesorėt si projektimi i pamundur i tė ardhmes sime....mė pas nuk u zvogėlua ndėrtesa, por me sa duket u rrita unė dhe ēdo pėrmasė njerėzore u ridimensionua brenda meje.


Cilat janė momentet mė tė bukura, qė ju i kujtoni nga jeta juaj studentore?
Di t ė t , . . .mė f a l ne t ė t pagjumė, kur punonim deri nė 3 tė mėngjesit pėr provime, duke thithur bishtat e cigareve tė mbetura (ndoshta kjo na bėnte tė ndiheshim bohemė) dhe nuk lodheshim.
Debatet nė formė sherri, natyrisht, mbi artin dhe letėrsinė. Shfaqjet qė kam dhėnė. Ditėt qė shtyheshin vetėm me kafe te klubi i Timit, brenda nė Akademi. Dy janė momentet mė tė rėndėsishme nė historinė time me Akademinė: kur mė propozuan tė luaja nė Teatrin Kombėtar, ende nė vit tė parė nė “Natė me hėnė”, e cila ka qenė njė nga lumturitė mė dehėse tė asaj periudhe, njė ngjarje qė ka ndikuar shumė nė ndėrtimin tim tė mėvonshėm si aktore dhe e dyta, natyrisht ka qenė shtatzėnia me Sarėn, kur po mbyllej viti I tretė, ngjarje qė mė ridimensionoi nė tė gjitha kuptimet, njė shtatzėni qė edhe ps e e papr i tur , edhe pse u bėra 100 kile, tė themi mė ka bėrė njeriun mė tė lumtur e mė tė plotėsuar nė botė, kėshtu e ndjeja atėherė, kėshtu mendoj edhe tani.

Cilėt kanė qenė shokėt dhe shoqet tuaja tė grupit me tė cilin mbani kontakte?
Helidon Fino, Arben Dėrhemi, Dritan Boriēi

Pedagogu apo pedagogia qė e keni pasur mė pėrzemėr?
Kėtė pyetje ti po ma bėn sot dhe sot mund tė pėrgjigjem... Pėrzemėr, asnjėrin... respekt pėr tė gjithė, nė veēanti pėr Mevlan Shanajn, Timo Fllokon, Sesilja
Plasarin.

Roli juaj I parė?
Anila tek filmi “Njė vajzė dhe njė djalė” Ē’mendim keni pėr studentėt sot, ēfarė kanė ata ndryshe nga disa vite mė parė kur keni qenė ju vetė studente? Ne kemi jetuar nė vitet e ndryshimeve tė mėdha sociale dhe ishim njerėz me ėndrra dhe ideale... sot studentėt janė shumė pragmatikė, pa ėndrra dhe pa dashuri pėr profesionin dhe rrugėn, qė duan tė marrin nė jetė. Arti nuk ėshtė si ēdo profesion tjetėr, kėrkon punė, pėrkushtim, dashuri, superim tė egos dhe natyrisht talent... Ndonjėherė mė duket brez qė nuk do tė jetė kurrė I lumtur, ndonjėherė mė duket brez me fat, sepse mundėsitė pėr t’u bėrė i ka tė shumta... Por natyrisht qė e ardhmja u takon atyre dhe aq sa mundem, u jap zemėrgjerėsisht mundėsitė qė mua nuk m’I dhanė....

Ē’mund tė thoni pėr dashurinė nė pėrgjithėsi dhe lidhur me ju nė veēanti?
Dashurinė e jetoj... kėshtu qė “Rroftė dashuria njerėzore.....”




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio