Studentet.info
Lajme : UT-ja, tė hėnėn kuponėt nė fakultete
Kyqur 19-04-2009 7:14:23 (1494 Lexime)

TIRANĖ, 17 PRILL - Rektorati i UT-sė ka blerė kuponėt e kartave tė identitetit, qė do u shpėrndahen studentėve pa pasaportė


Universiteti i Tiranės do tė nisė javėn e ardhshme shpėrndarjen e kuponėve tė aplikimit pėr letėrnjoftimet e reja pėr studentėt, tė cilėt nuk kanė pasaportė. Rektori i Universitetit tė Tiranės ka urdhėruar tė gjithė fakultetet nė varėsi tė institucionit, qė brenda ditės sė sotme tė kenė gati listėn e studentėve qė nuk kanė pasaportė.




"Nesėr (sot) do tė kemi statistikėn se sa kuponė i duhen Universitetit tė Tiranės. Kam ngarkuar kancelarin, i cili do t'i blejė tė gjitha kuponėt e nevojshėm me buxhetin qė ka UT-ja", - tha rektori i UT-sė, Dhori Kule, duke sqaruar se kuponėt do t'u shpėrndahen tė gjithė studentėve javėn e ardhshme.

Kule pohoi se, teknikisht, UT-ja i ka marrė tė gjitha masat qė studentėt pa pasaportė tė pajisen me karta identiteti deri nė datėn 1 maj. Studentėt do tė duhet t'i tėrheqin kuponėt pranė departamenteve pėrkatėse, ku do tė bėjnė edhe shlyerjen e pagesės prej 200 lekėsh, qė ėshtė vendosur nga qeveria. Tė gjithė ata studentė, tė cilėt nuk aplikojnė brenda datės 1 maj, nuk do tė lejohen tė marrin pjesė nė provime.


Nė programet e ciklit tė parė tė studimeve me kohė tė plotė, kėtė vit, nė auditoret e Universitetit tė Tiranės, priten tė ulen tė paktėn 5200 studentė.

Ky numėr konfirmohet nga vetė rektorati i universitetit mė tė madh nė vend, i cili i ka bėrė edhe propozimet pėrkatėse Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencave, e cila ka tagrin tė vendosė mė tej pėr numrin e plotė tė pranimeve nė kėtė institucion nė vitin akademik 2009-2010.

Bazuar mbi propozimet pėrkatėse, dega e cila do tė ketė numrin mė tė lartė tė pranimeve edhe kėtė vit, do tė jetė Drejtėsia. Nė vitin e ri akademik, UT-ja ka propozuar qė, nė fakultetin e Drejtėsisė, tė ulen pėr herė tė parė nė auditorėt e kėtij fakulteti, 700 studentė.

Numėr tė lartė pranimesh do tė ketė edhe nė Fakultetin e Mjekėsisė, ku nė programin e studimit Mjekėsi e Pėrgjithshme, kėtė vit do tė pranohen pėr tė ndjekur studimet nė kėtė degė 200 studentė.

Duke bashkuar kėtu edhe degėt e Administrim Biznesit dhe Financė Kontabilitet, pėrkatėsisht me 455 kuota pranimi, kėto do tė jenė edhe programet e studimit, qė do tė kenė numrin mė tė lartė tė pranimeve nė Universitetin e Tiranės, pėr vitin e akademik 2009-2010.

Krahas studimeve nė ciklin e parė me kohė tė plotė, Universiteti i Tiranės ka bėrė propozimet pėrkatėse edhe pėr programet e studimit me kohė tė pjesshme ose ndryshe Part-Time. Fakultetet, tė cilat do tė aplikojnė kėto programe nė vitin akademik 2009-2010, do tė jenė ai i Histori-Filologjisė, i Ekonomisė, i Infermierisė, i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Drejtėsisė.

Nė fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranės ka propozuar 450 kuota pranimi, tė ndara kėto nė mėnyrė tė barabartė ndėrmjet tri programeve tė studimit, Gjuhė-Letėrsi, Gjeografi dhe Histori.

Nė Fakultetin e Ekonomisė, degėt tė cilat do tė pranojnė studentė nė sistemin Part-Time, kėtė vit do jenė Administrim Biznes dhe Financė Kontabilitet, me pėrkatėsisht 100 kuota. I vetmi program studimi nė sistemin me kohė tė pjesshme qė do tė ketė kuota tė pakufizuara, do tė jetė dega e Biologjisė nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės.


Nėse nė dy programet e mėsipėrme, kuotat e pranimit supozohen tė mos pėsojnė ndryshime, UT-ja i ka propozuar MASH-it njė numėr mė tė lartė pranimesh pėr studentėt qė vijnė nga trojet jashtė vendit. Nė vitin e ri akademik, Universiteti i Tiranės ka vendosur tė pranojė nė auditore 210 studentė qė kanė mbaruar arsimin e mesėm nė Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, Preshevė-Bujanovc.

Rektorati i UT-sė ka blerė kuponėt e kartave tė identitetit, qė do u shpėrndahen studentėve pa pasaportė


UT-ja, tė hėnėn kuponėt nė fakultete
Universiteti i Tiranės do tė nisė javėn e ardhshme shpėrndarjen e kuponėve tė aplikimit pėr letėrnjoftimet e reja pėr studentėt, tė cilėt nuk kanė pasaportė. Rektori i Universitetit tė Tiranės ka urdhėruar tė gjithė fakultetet nė varėsi tė institucionit, qė brenda ditės sė sotme tė kenė gati listėn e studentėve qė nuk kanė pasaportė. "Nesėr (sot) do tė kemi statistikėn se sa kuponė i duhen Universitetit tė Tiranės.

Kam ngarkuar kancelarin, i cili do t'i blejė tė gjitha kuponėt e nevojshėm me buxhetin qė ka UT-ja", - tha rektori i UT-sė, Dhori Kule, duke sqaruar se kuponėt do t'u shpėrndahen tė gjithė studentėve javėn e ardhshme.

Kule pohoi se, teknikisht, UT-ja i ka marrė tė gjitha masat qė studentėt pa pasaportė tė pajisen me karta identiteti deri nė datėn 1 maj. Studentėt do tė duhet t'i tėrheqin kuponėt pranė departamenteve pėrkatėse, ku do tė bėjnė edhe shlyerjen e pagesės prej 200 lekėsh, qė ėshtė vendosur nga qeveria. Tė gjithė ata studentė, tė cilėt nuk aplikojnė brenda datės 1 maj, nuk do tė lejohen tė marrin pjesė nė provime.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio