Studentet.info
Lajme : SHKĖMBIM AKUZASH NĖ MES REKTORATIT DHE Z. WOEBER
Kyqur 25-03-2005 8:59:10 (1383 Lexime)

BAJRAMI: RROGA VJETORE E WOEBER-IT ĖSHTĖ 170000 EURO

WOEBER: BAJRAMI ĖSHTĖ JOLEGJITIM

PRISHTINĖ, 25 MARS- Nė fillim tė javės, rektorati i UP-sė ka bėrė tė ditur se ky organ ka vendosur ta ndėrprej bashkėpunimin me ekspertin pėr ēėshtje arsimore, z.Woeber, i cili ėshtė njė ndėr perpiluesit e Statutit tė UP-sė. Nė anėn tjetėr eksperti Woeber i kundėrpergjigjet rektoratit duke e quajtur udhėheqėsinė e tanishme tė UP-sė si jo legjitime. Si rrjedhojė e kėsajė kanoset rreziku i zhvleftėsimit nga ana e UNMIK-ut, tė vendimit tė Gjykatės Supreme tė Kosovės pėr legjitimitetin qė i dha rektorit Bajrami.

Me anė tė njė komunikate pėr media, rektorati i UP-sė ka bėrė tė ditur se do tė ndėrpres bashkėpunimin me ekspertin pėr ēėshtje arsimore, Georg Woeber. E tėrė kjo erdhi pas analizės qė rektorati i bėri punės dhe veprimtarisė sė kėtij eksperti ndėrkombėtarė i cili pėr punėn qė kryen kėtu nė Kosovė merr pagė vjetore hiq mė tė vogėl se 170000 €. Nė kėtė komunikatė thuhej se “Nė vend tė ushtrimit tė misionit professional Georg Woeber mori mision politik duke keqinterpretuar vendimin meritorė dhe perfundimtarė tė Gjykatės Supreme tė Kosovės dhe duke i dezinformuar autoritetet ndėrkombėtare nė vend dhe jashtė Kosovės pėr esencėn e konfliktit tė kaluar midis MASHT-it dhe rektoratit”.
Njė ditė mė vonė z. Woeber i ėshtė kundėrpėrgjigjur rektoratit tė UP-sė due e quajtur jo legjitime tėrė udhėheqėsinė aktuale tė UP-sė. Me anė tė njė letre ai ka thėnė se “Rektorati i tanishėm nėn udhėheqjen e prof. Arsim Bajrami vepron pa legjitimitet, pasi qė proqesi i zgjedhjes nuk ka qenė nė pajtueshmėri me legjislacionin e aplikueshėm nė Kosovė, rrespektivisht Statutin e Universitetit”. Mė pas ai ka pėrmendur disa arsye tė cilat sipas tij tregojnė se arsim Bajrami nuk ėshtė rektor legjitim. Ai ėshtė shprehur se as UNMIK-u as MASHT-si dhe as ndonjė agjenci pėr arsimin e lartė siq ėshtė Asociacioni i Universiteteve Evropiane nuk e njohin prof. Arsim Bajramin si rektor tė UP-sė.
Ndryshe, pas kėtij acarimi tė marrėdhėnieve nė mes rektoratit dhe z. Woeber mund tė ndikojė qė UNMIK-u t’i pėrdiri kompetencat qė ka dhe kėshtu ta hudhė poshtė vendimin e GJKS-sė pėr legjitimitetin qė i dha rektorit dy javė mė parė. Tė themi se njė gjė e njejtė ndodhi dje kurė UNMIK-u hudhi poshtė vendimin e njė gjykate qė i dha leje njė kompanije pėr t’u bėrė operatori i dytė i telefonisė mobile nė Kosovė.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio